Home » Kulturë » “FIQO, U KRYE DHE TË PAÇA!…”

“FIQO, U KRYE DHE TË PAÇA!…”

Albana e Murati(Albana Mëlyshi, po shpërndan librin e anëtarëve të LGSHD)

Nga: MURAT GECAJ

 

Gëzim për botimin e ri…Nga e majta: Albana e Murati (Tiranë, 12 qershor 2014)

Ka disa kohë që kolegia e mikja jonë e mirë, Albana Mëlyshi-Lifschin, përmes Internetit, i njofton anëtarët e Lidhjes së Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës, se po merret me mbledhjen e shkrimeve të tyre, përgatitjen dhe botimin e një libri të posaçëm. Nuk është rastësi kjo nismë, pra ajo  përkon me 10-vjetorin e krijimit të këtij klubi virtual. Kujtoj këtu se, me rastin e 5-vjetorit të tij, u organizua një takim i bukur, mbresëlënës dhe i paharruar, në Tiranë. Ndërsa tani, ja një tjetër shenjë e mirë, botimi i një libri të përbashkët. Por po flitet e shkruhet se përsëri mund të bëhet një takim tjetër, tashmë, në Itali. Urojmë e shpresojmë të realizohet një ndësrmmarrje e tillë, me gjithë pegesat që dalin, sidomospër shkak  të largësisë së vend-ndodhjes së anëtarëve.

Po, në këtë shënim të shkurtër, e kam fjalën pikërisht për vazhdimin e “misionit” të Albanës, pra punën e kujdesin e veçantë, që po tregon ajo për t’ua dhuruar librin e ri, të gjithë anëtarëve të LGSHD (gjithësej 24 dhe përshëndetja e prof. Hamit Boriçit-Tiranë). Sigurisht edhe të tjerë kolegë, që jetojnë në Itali, Francë, Angli, Zvicër e Greqi, por  dhe Amerikë e Kanada, janë të interesuar për këtë gjë. Ndërsa po tregoj vetëm për njërin prej tyre. Ai është publicisti e shkrimtari Fiqiri Shahinllari, dikur koleg i imi në gazetën ditore “Bashkimi” dhe tani me banim familjarisht në Virxhinia të SHBA-së. I merakosur për ta patur në dorë këtë libër, ku ai ka shkrimin e njohur të tij, “Toreadori”, dje ma nisi një mesazh, nga Amerika. Aty më kërkonte, sigurisht miqësisht,  që ta takoja Albanën dhe, për atë, të merrja një kopje të librit “Pena e gazetarisë shqiptare, në Diasporë” (Tiranë, 2014). Kështu, sipas shprehjes, “hekuri rrihet, sa është i nxehtë”, ai më vuri në lëvizje. Më pas, e mora në celular Albanën, e cila u tregua e gatshme që të takoheshin, pikërisht sot në mëngjes.

Ballinat e librit të ri, nga anëtarët e LGSHD

Ballinat e librit të ri, nga anëtarët e LGSHD…

Takimin, për të cilin fola më lart, e bëmë në lokalin e njohur “Ufo”, në qendër të kryeqytetit dhe pranë Muzeut Historik Kombëtar. Pasi u përshendetëm e bëmë fotografi, të cilën po e bashkëngjes me këtë shkrim modest dhe ku duket gëzimi ynë i natyrshëm, pimë bashkë diçka freskuese, mbasi koha është mjaft e nxehtë. Vërejta se Albana ishte jo vetëm e interesuar, por dhe e shqetësuar, që kolegët e miqtë e saj ta marrin sa më parë këtë libër. Prandaj ajo kishte lënë takim, më pas, edhe me të afërmin e një autori tjetër të këtij botimi. Pasi ishte njohur me krkesën time, nga çanta nxori një pako të atij libri dhe shkëputi një kopje, të cilën e mora për t’ia dhënë Fiqos, kur ai të vijë në Shqipëri. Pra, si padashur, më dolën dhe fjalët, që kanë brenda një shprehje të tij të zakonshme dhe që ia vura titull, këtij shkrimi informativ: “Fiqo, u krye dhe të paça!…”.

Duke u ndarë me Albanën, me mendimin se do të shihemi përsëri, pasi ajo do të qendrojë këtu edhe një muaj, ajo nxitoi për në takimin tjetër të parashikuar. Në çantë, si një “thesar” të çmuar, mbante disa kopje të librit, për të cilin tregoi përkushtim disamujor, “Pena e gazetarisë shqiptare, në Diasporë”.

Të lumtë, kolege e mike e nderuar, për punën e bërë e që e dha shpejt frytin e bukur të saj edhe pse aty unë nuk kam shkrim, meqenëse vetëm jam “anëtar-korrespondent” (ha,ha) i LGSHD!…

Tiranë, 12 qeshor 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch