Home » Histori, Lajme » Fiset shqiptare nën Republikën e Venedikut para 560 vjetësh

Fiset shqiptare nën Republikën e Venedikut para 560 vjetësh

Është edhe një lojë tjetër ( shumë e rrezikshme për ne) e menduar mirë që shqiptarët të grinden në mes veti sa i përket kohës së Perandorisë Osmane,por edhe krijimin e një statistikeje të pashembullte që të kuptohet se a ka ende “të mallëngjyer “ ( nostalgjik ) të asaj kohe; por mbi të gjitha që historia e sllavëve në Ballkan të shkruhet sipas “dëshirës së tyre dhe pa kurrfarë kundershtije të “shkencës “ historiografike shqiptare.
Jemi të molisur nga “mendjelehtit “ ( hoxhë, predikues, politikanë , historian , mediet vizive dhe ato të shkruara) të cilët na e kanë përzier “ ndjenjën ”individuale” myslimane me atë turke; kështu që nëse flitet për tmerret e Perandorisë Otomane mbi ne gjatë shekujve, na dalin “mbrojtësit “ e islamit ne shesh duke e mbrojtur “identitetin “ e ri shqiptar sipas Qosjes ( Rexhep ).
Të jemi të sigurte ne një gjë : Të jesh mysliman , nuk do të thotë që me obligim të jesh turk ose proturk, arabë ose pro -arab. Feja është fe, historia është histori e më e rëndësishmja kombi është komb.

Pse fiset shqiptare të tokave të sotme të Malit të Zi , me vetë dëshirë iu bashkëngjitën Republikës së Venedikut ( marrëveshja e 6. Shtatorit 1455 )? Thjesht e shumë thjesht ( por pa u ndikuar nga historiografia serbe dhe ajo sllavo-malazeze ). – Të mbrohen nga invazioni ortodoks , dhe nga pushtimi turk, të dyja këto që shkonin në bashkëpunim.
Malazezët e sotëm , po na i qesin në pah do dokumente historike ( dokumente për të cilat ,shqiptarët nuk duan të kenë çasje) me të cilat po duan që të bëjnë një ndarje përfundimtare nga serbët , duke e krijuar etnosin e ri ( me histori të vjetër , reale, që fatkeqësisht nuk është e tyre )
Por mua po më interesojnë dokumentet faktografike nga të cilat shumë lehtë lexohet e vërteta historike shqiptare,
*Te jesh mysliman , nuk je i obliguar të jesh turk ose arab* ( Jeshilë për ata shqiptarë të mashtruar nga konspiracioni antishqiptar)
Në shkrimet e Mirosllav Qosoviqit lexojmë :” Nastojeći da naprave podjele među Crnogorcima – SPC, srpski nacionalni ideolozi i političari kao jednu od metoda posrbljavanja, pričaju priču da termini – Crnogorci, Brđani, Primorci označavaju pripadnike različitih skupina. Međutim, dokumenta iz srednjeg vijeka nam pokazuju da su današnji Crnogorci potomci istih ljudi, istog naroda koji je u srednjem vijeku živio (a i sada živi), na ovom istom prostoru. “
Pra” Kisha pravosllave serbe (SPC) , nacionalistët , ideologët dhe politikanët serb , me qëllim të serbizimit (posrbljavanja ) të malazezve i paraqesin Malazezët (Crnogorci), Malesoret (Brđani) dhe bregdetarët (Primorci ) si grupe të ndryshme. Por dokumentet e mesjetës , flasin ndryshe : thotë Qosoviqi . Po ne shqiptarët pse nuk i gjejmë ato dokumente ?

“ Osmanët , në vitin 1459 e shuan Eparhinë e Savës në këto ane dhe e bartën në juridiksionin e Arkipeshkopatës së Ohrit “. Gjatë viteve 1459- 1557 eparhija e Zetës ishte e pavarur.Por me urdhërin e Osmanlinjve në vitin 1557, kisha Malazeze(? malazeze ) de iure iu bashkëngjit Patriarkanëe së Pejes( Me urdhrin e Mehmet Pashë Sokoloviqit dhe me dijeninë e Sulejmanit Madheshtor ) Pra?

Harta fiset

Si ishin ishin fiset shqiptare të shpërndara ne tokat e tyre , ne Malin e zi të sotëm( harta )
Kush e nënshkroi marrëveshjen e Vraninës para 560 vjete? përgjigjet -Qosoviqi – paraardhësit e Malazezve të sotëm. Kështu shkruhet në fund të marrëveshjes : “ U nënshkruan shoqëritë gjegjësisht këshillat e vendit me kushte te cekura më larte , por qe ka ende vendbanime te cilat do ta nënshkruajne , e ju do do të njoftoheni me kohë, por kryesisht: Mataguži, Hoćani (Hoti), Grlje, Lužani, Podgorica, Grude, Kuči, Piperi, Stankovići, Crnci (Grnci), Kakarići, Bušati, Berislavci, Golubovci, Dajbabe, Staniseljići, Kupusci, Radotjesi, Stanšići, Branovići, Golubovići, Rabiovići, Lužani, Malonšići, Bjelopavlići, Pješivci, Stoie, Mrke, Novičani, Rogami, Tazide (Tuzi), Pobrežani, Nikšići, Spitiha, Lazina, Bešići, Tugomiri, Helmica, Chenchi, Ljubice, Fichsta, Mahalani, Bakzi, Krusi, Ivaini, Arbneši, Draginje, Dinoši, Spatari, Kureci, Svirivlage.”( “Potpisane su družine odnosno Opštine koje pristaju na gore navedene uslove a pod kojim su još mnoga druga naselja (ville) koja ovdje nijesu pomenuta i biće o ovome kasnije obaviještene), a prvenstveno: Mataguži, Hoćani (Hoti), Grlje, Lužani, Podgorica, Grude, Kuči, Piperi, Stankovići, Crnci (Grnci), Kakarići, Bušati, Berislavci, Golubovci, Dajbabe, Staniseljići, Kupusci, Radotjesi, Stanšići, Branovići, Golubovići, Rabiovići, Lužani, Malonšići, Bjelopavlići, Pješivci, Stoie, Mrke, Novičani, Rogami, Tazide (Tuzi), Pobrežani, Nikšići, Spitiha, Lazina, Bešići, Tugomiri, Helmica, Chenchi, Ljubice, Fichsta, Mahalani, Bakzi, Krusi, Ivaini, Arbneši, Draginje, Dinoši, Spatari, Kureci, Svirivlage.” )
Qosoviqi pyet : a po e shihni se të gjitha fiset/katunet e nënshkruara janë vendas të vjetër- a ka sllavë në mesin e tyre? ( Kao što vidimo, prema nazivima katuna/plemena, nije pitanje ima li koje starośedjelačko pleme/družina već – ima li koje slovensko! )

Pra , shqiptarë të nderuar , politikanë dhe historian shqiptar , më e ndershme kishte për të qenë sikur të merreshim me këtë dokument , se sa me pllakën e Sylejmanit të Madherueshem në Kështjellën e Lezhës

Herën tjetër , mire u pafshim me historinë shqiptare te panjohur për ne deri me tani !

Fahri Xharra, 26.09.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress