
Festës së madhe të fitores historike të Kombëtares sonë kundër Bullgarisë, i është bashkuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Kryeparlamentari Veseli ka qenë në përkrahje të skuadrës sonë në fitoren dramatike te Kosovës në Sofje, fitore kjo që rrite gjasat e “Dardanëve” në rrugën drejt kualifikimit në EURO 2020, raporton RTKlive.
Pas ndeshjes kryeparlamentari Kadri Veseli ka shkuar në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe.
Veseli u tha lojtarëve se e keni kënaqur një komb. Sipas tij, lojtarët e Kosovës sot kanë bërë historinë.
“Djem e keni kënaqe një komb, secili prej jush keni luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.