Home » Lajme, Vendore » Fitou: Franca nuk mbështet plan të ri për veriun e Kosovës

Fitou: Franca nuk mbështet plan të ri për veriun e Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou ka deklaruar se Franca nuk mbështet plan të ri për veriun e Kosovës. Fitou ka thënë se dialogu nuk duhet të mbyllet me restrikcione të forta, por ekziston një plan që i mbulon të gjitha çështjet, që siguron mjaft hapësirë dhe ai është Plani i Ahtisaarit. “Zgjidhja për veriun është ajo që të mos flitet fare për atë që nuk ekziston dhe të fillohet të flitet vetëm për atë që ekziston. Pra, të fillohet të shikohet se cilat janë shërbimet dhe garancitë që u ofrohen qytetarëve të veriut nga plani i përgjithshëm. Nuk po them që dialogu duhet të mbyllet me restrikcione të forta, por them që e kemi në tavolinë një plan që i mbulon të gjitha çështjet, që siguron mjaft hapësirë dhe ai është Plani i Ahtisaarit, për të cilin duhet të ofrohemi dhe të shikojmë më afër. Është e preferueshme që të fillojmë të punojmë me mjetet që i kemi, e jo të fillojmë të shohim për të zbuluar diçka tjetër që nuk ekziston”, ka theksuar Fitou.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch