Home » Opinione » Fjala e dhënë para qytetarëve ka peshë të madhe

Fjala e dhënë para qytetarëve ka peshë të madhe

XHAVIT ÇITAKU1Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Rexhë Kopiliqit, një këngëtar i spikatur i folklorit shqiptar, në vitet e shtatëdhjeta i kishte arritur një ftesë nga organet tatimore të komunës ës Skenderajt për t’u paraqitur në zyrat e këtij organi një ditë të caktuar. Rexha nuk e kishte marrë këtë ftesë seriozisht, por, megjithatë ai lajmërohet dhe takohet me personin e autorizuar. Inspektori tatimor po e pyet këngëtarin se si po i shkon “ biznesi” dhe apo e thërrasin me kënduar në dasma. Rexha ende nuk po e dinë se ku po donë me i dalë “ tymi” po i përgjigjët: po ka dashtë zoti mirë është, për çdo vikend po me thërrasin, shyqyr zotit populli po shtohet”. Po me vjen shumë mirë për këtë, por a e di ti se çdo njeri që punon duhet me paguar tatimin shtetit dhe kjo që po bënë ti llogaritet si punë, ndaj duhet edhe ti ta bësh një gjë të tillë. Rexhë Kopiliqi u prek fort me këtë sjellje të këtij zyrtari tatimor dhe po i drejtohet: “ Unë as ndërmend nuk e kam me paguar farë tatimi. Po a je tranu, a je në mend, po kjo goja jem asht, mundem me këndu, me folë, po besa edhe me çkye”. U nisa nga ky tregim që edhe sot e kësaj dite është aktual në Drenicë e më gjerë me qëllim që të bëj një krahasim ndërmjet asaj çka ka ndodhur që afro gjashtë muaj dhe përfundimit të cirkut politik i shkaktuar nga liderët tanë të pangopshëm për pushtet. Në fakt gjashtë muaj rresht dëgjuam fjalë, akuza, kundërakuza, shpifje, të vërteta, të pavërteta, bërje qejf, nga liderët kosovar. Pas VV-së, LDK ishte ajo që më së shumti e akuzonte partinë fituese për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në Kosovë, pa e parë asnjë të bardhë. Kulmi i mllefit të liderit të LDK-së dhe disa lajkatarëve të tij kishte arritur kur ata me këmbëngulje u deklaruan se me PDK-në në asnjë rrethanë nuk do të lidhin koalicion. Apo thënë më mirë se më parë do të shkonin në opozitë se sa të bashkëqeverisinë më PDK-në. Dhe gjithë ky “ bagazh” i rëndë i fjalëve të pamatura të shprazura në drejtim të liderit dhe të PDK-së, por edhe të një vendimi që ishte marrë kohë më parë nga organet më të larta partiake të LDK të njohura botërisht nuk mund të jenë identike me përgjegjën që dha Rexhë Kopiliqi para inspektorit tatimor. Me një fjalë, lideri i LDK-së dhe të tjerët nuk munden më thënë se goja është e tyre e munden me folë çka të duan, ngase përgjegjësia e një udhëheqësi partiak është e madhe, me peshë dhe që gjithsesi duhet realizuar.

Isa mashtroi edhe bllokun edhe organet partiake

Prej fillimit të formimit të bllokut opozitar, brenda LDK-së gjithnjë e më shumë dilnin kundërshtime nga zyrtar e anëtarë të këtij subjekti politik për shkak të dorëzimit të postit të Kryeministrit Ramush Haradinajt , partia e të cilit nuk kishte as dhjetë për qind të votave të fituara në zgjedhjet e tetë qershorit. Posaçërisht këta zëra u ngritën pas vendimit të Kushtetueses se posti i Kryeparlamentarit i takon vetëm partisë fituese, përkatësisht PDK-së. Dhe duke parë se gjithnjë e më shumë situata po merr kahje tjerë dhe se seriozisht po i rrezikohet karriera politike, sidomos kur edhe kryetar komunash ishin kundër nominimit të Haradinajt për të udhëhequr qeverinë, Isa Mustafa së bashku me disa njerëz të afërm brenda natës e përgatit terrenin dhe arriti që në Këshillin e Përgjithshëm të ndryshon vendimin e mëparshëm dhe të “ lejon” koalicionin edhe me PDK-në. Kjo kthesë kaq e shpejt, e ngjashme me filmat fantastik, befasoi shumë partitë e bllokut inatçorë dhe më të drejt ata e quajtën mashtrues liderin e LDK’së, i cili vetëm nëpërmjet të disa informacioneve nga Kryesia dhe shkrime që i bënte në rrjetet sociale, tjetër komunikim nuk kishte me subjektet politike të bllokut opozitar, me të cilat kishte lidhë “ besë” se nuk ka forcë që mund t’i thyej. Askush nuk mund të dijë saktësisht se kur dhe si erdhi deri të marrëveshja në parim në mes të Thaçit e Mustafës, por një gjë dihet se ky i fundit nuk pati nga askush “ trysni”, por i frikësuar deri në palcë se mos kundërshtari tjetër po e lenë me “ gishta në gojë” turr e vrap e thirri në telefon “ armikun” e tmershëm dhe i tha “ aman” eja e takohemi sa nuk është bërë vonë. Ndonëse ende nuk dihen detajet e kësaj marrëveshjeje, sipas të gjitha gjasave Kryeminister do të jetë Isa Mustafa, i cili vërtetë arriti që me një dinakëri t’i ikë përfundimit të turpshëm të karrierës politike. Nuk shoh as më të voglin optimizëm se ky deshtak i përsëritshëm tash e katër vjetet e fundit që do të mund të bëj ndonjë kthesë pozitive dhe të realizoj ato premtime që i kishte dhënë posaçërisht gjatë fushatës zgjedhore. Pesimizmi im mbështet kryesisht në punën shumë të dobët që ka bërë si kryetar i Kryeqendrës sonë si dhe të prishjes së “ besesë “ me bllokun pa dhënë edhe një arsyetim të vetëm në të katër sytë me liderët inatçorë. Isa fitoi njërin post që ia kishte mësyer, edhe pse në shkrimet e mia të mëparshme kisha pohuar se ishte shkruar që ai nuk do të mund ta bëj një gjë të tillë, por humbi LDK dhe nami i saj i madh që kishte me këto makinacione të turpshme të liderit të saj që nuk mbahet mend se i ka bërë ndokush nga politikanet shqiptar nga fillimi i ndërtimit të demokracisë në truallin shqiptar.

Një lajm i mirë dhe një i keq

I vetmi lajm i mirë për qytetarët e Kosovës është se u hoq bllokada e ndërtimit të institucioneve të vendit, bllokues kryesor i së cilës, u muar vesh, ishte pikërisht Isa Mustafa. Ndërkaq, lajm jo i mirë është se në krye të qeverisë do të jetë ky “ lider”, i cili nuk u tregua me asgjë se ka kapacitete të mjaftuara për ta çuar vendin përpara, përkatësisht për t’i dhënë shtytje zhvillimit dhe prosperitetit të vendit tonë. Ndoshta kam një pesimizëm të tepruar, por kur marrë parasysh gjithë ajo çka ka ndodhur deri sa ai ishte në krye të Kryeqendrës dhe me veprimin e fundit të ikjes nga blloku paszgjedhor, atëherë dyshimi im se mund të ndodh diçka në të mirë të qytetarëve dhe vendit në përgjithësi , me dukët se është me vend. Megjithatë një fije shprese me mbanë se ministrat e rinj që do

lipitor generic australiaview websitego

të zgjidhen, do të jenë kompetent për realizimin e shumë problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët. Mbetët të shihet se sa do të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar dhe dukuritë tjera negative, që ishte edhe cak i sulmit të përditshëm në adresë të qeverisjes së deritashme. Ndërkaq, sa i përket zhvillimit ekonomik, kjo lë shumë për të dëshiruar, ngaqë pa një krijim të politikave të qarta për investime të huaja zor se do të mund të arrihet një shkallë e kënaqshme zhvillimore në këtë drejtim.

Fitoi apo humbi PDK

PDK dhe lideri i saj Hashim Thaçi nga përfundimi i zgjedhjeve, kur edhe doli fituese, në asnjë rast nuk vunë vija të kuqe për bashkëqeverisje më të gjitha partitë politike që kaluan pragun e domosdoshëm për të hyrë në Parlament. Mirëpo, edhe kjo parti kishte një vendim ku posti i të parit të qeverisë i ishte besuar liderit të saj dhe se në këtë pikë nuk do të lëshonin pe. Mirëpo, edhe këtu ndryshuan gjërat dhe mbetët të shihet se një veprim i tillë sa do të ndikoj në rënien apo ngritjen e mbështetjes nga anëtarësia dhe simpatizuesit e saj në të ardhmen.

Qeveria e ardhshme shumicën e ministrave do ta këtë nga radhët e PDK-së dhe shtrohet pyetja se si do të arrij që të udhëheq pa telashe Kryeministri i LDK-së. Në koalicionin e parë me LDK-në, Thaçi me sukses arriti që të qeverisë vendin, përkatësisht se nuk hasi në probleme rreth marrjes së vendimeve të ndryshme, por pas një hasmërie të tmerrshme që patën këto dy subjekte, çdo gjë mund vetëm të supozohet. Megjithatë, pas një periudhe kaq të gjatë të maltretimit qytetarë, drejtuesit e institucioneve të reja duhet të bëjnë të pamundurën për të bërë ndryshime të nevojshme në dobi të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme, të zhvillimit ekonomik, kulturor, sportiv etj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress