Home » Histori » FJALË RASTI MBI PROMOVIMIN E LIBRIT “TE MOLLA E KUQE” E AUTORIT KURTESH DEVAJA

FJALË RASTI MBI PROMOVIMIN E LIBRIT “TE MOLLA E KUQE” E AUTORIT KURTESH DEVAJA

nderuar pjesëmarrës në promovimin e librit “TE MOLLA E KUQE” e mikut tim të madh Kurtesh Devaja. Do ju përshëndes me një fjali nostalgjike që shpreh dhimbjen tonë muhaxhire  të atij dëbimi biblik  nga Sanxhaku i Nishit: “Muhaxhirët ka po shkojnë, me ujë të shiut po gatuajnë”.                                                                                            

Fillimisht dua të them se autori Kurtesh Devaja, me librin që po e promovojmë sot, ka ngjallë kujtimet e shume brezave për kufirin e dikurshem shqiptaro-serb “TE MOLLA E KUQE”, që populli shqiptar kudo që ndodhet kurrë nuk i ka harruar ato troje tona stërgjyshore. Ndërsa historiografia shqiptare ndoshta për shkak të rrethanave dhe ndikimit të pushtetarëve nuk ka arritur që deri sot ta bëjë së paku një përpjekje që ta ndriçoi çështjen e  “MOLLËS SË KUQE”. Nga ana tjetër në vazhdimësi është shtruar pyetja se ku ndodhet kufiri natyror shqiptaro – serb “TE MOLLA E KUQE”. Pse u quajt kështu e shumë e shumë  pyetje të tjera që deri sot nuk u janë dhanë përgjigje.

Kufiri i Shqipërisë Etnike apo si në popull quhet “TE MOLLA E KUQE”, ndodhet pak kilometra në veri të Nishit, lumit Nishava dhe kalasë të Nassusit dardan, mes Xhades së Vjetër të Mithat Pahait valisë së dikurshëm të Nishit. Rruga për në atë rajon kthenë në të djathtë, ndërsa fushën dhe lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dysh, nga ana veriore ndodhet Aleksinci ndërsa nga ana jugore është Nishi, pra mu  aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve autokton me emrin e dikurshëm Katundi. Edhe banorët e sotëm serbë akoma e quajn Katund kod Crvene Jabuke (Katundi te Molla e Kuqe). Ndërsa, jo larg në një kodrinë ku ka qenë katundi i vjetër ishte gjymrikana e Mollës së Kuqe, ku shqiptarët autokton u shpërgulën nga këtu dhunshëm gjatë dimrit të ashpër në dhjetorin dhe janarin e vitit 1877-1878, nga ushtria vrastare dhe piromane e knjazit të katërt serb Millan Obrenoviqit. Këtë golgotë të tmerrshme nëpërmjet kujtimeve të pasardhësve dhe dëshmitarëve që ende kanë mbetur gjallë e përshkruan në mënyrë të detajuar dhe shumë reale  në libërin “TE MOLLA E KUQE” autori  Kurtesh Devaja, përçka unë e përgëzoi.

Dua ta them edhe këtë element se si u vendos gjymrikana Te Molla e Kuqe në Katund? Dokumentet flasin se serbët  qyshë nga betejat e tyre më 1804-1812-1878, kanë bërë përpjekje për krijimin e një shteti autonom nën sovranitetin dhe intergritetin e Perandorisë Osmane. Me të tilla orvatjesh dhe kryengritjesh të përkrahur edhe nga Rusia Cariste, serbët aso kohe e kishin fituar një gjysem autonomie dhe vepronin në dy drejtime në planin politik dhe në atë diplomatikë. Duke e pranuar vasalitetin dhe dëgjushmërinë ndaj Portës së Lartë, menjëherë serbët i kishin aktivizuar komitët, hajdutët dhe të gjitha bandat tjera kriminale të cilat vrisnin e masakronin shqiptarë autokton në viset e tyre stërgjyshore deri në thellësi të Serbisë të sotme, duke i trajtuar ata si turq meqë e kishin pranuar fenë e turkut. Ndërsa motoja e serbëve ishte: “Sa ma pak që të ketë shqiptarë dhe turq në mesin tonë, aq më e madhe, do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që shpërngulni ju aq më i madh do të jetë suksuse për atdheun ton”[1].

Me marrjen e Nishit nga ushtria serbe me 29 dhjetor 1877, Korrpusi i Danubit me në krye Stefan Biniçkin do t’ia japin në të njëjtën ditë flakën gjymrikanës Te Molla e Kuqe. “Kur arrijtën ushtarët  shqiptarë te gjymrikana në Katund atë e gjetëm të braktisur . Vetëm se në njërën nga dhomat e saj gjendej aparati i telegrafik i Morzeut, harta topografike e varur në mur dhe një macë dhe azgjë tjetër nuk kishte aty.

Pikërisht se ata kryenin krime ndaj shqiptarëve autokton në Sanxhakun e Nishit dhe në gjashtë nahijet e Pashallëkut të Beogradit! Shqiptarët nga viset e Kosovës dhe më gjërë nën flamurin e Maliq Pashë Gjinollit, dhe bajraktarit të tij Zeqir Llaushës shkuan bajraqe-bajraqe për të luftuar kundër zgjërimit të Serbisë në dëm të tokave shqiptare të Nishit, Toplicës, Kosanicës, Dobriqit, Pllanës së Madhe, Kurshumlisë, Prokuples, Pirotit, Zajçarit, Negotinit, Tërnit, Leskocit dhe Kazasë së Vrajës. Ekipi i Radio Televizionit të Preshevës dhe  Radiotelevizioni i Kosovës, i udhëhequr nga autori Kurtesh Devaja, gjatë vitit 2011, pas 133 vitesh arritëm të shkelnim në këtë vendbanim, ku deri atëherë nuk kishte shkelur këmba shqiptare.  Gjatë mbledhjes së fakteve për përgaditjen e dokumentarit televiziv “Te Molla e Kuqe”, po e kujtoj një moment që na ndodhi në atë rajon, ku  banorët serbë të Katundit na thanë se në manastirin Lipovaca, gjenden disa pllaka me mbishkrim arab që janë marr nga dogana e Turqisë. Me gjithë insistimin e ekipit tonë, prifti i këtij manastiri nuk deshi të na i mundësoj inçizimin e këtyre të dhënave si shumë të vlefshme arkivale për doganën e Mollës së Kuqe.

Si mbeti shprehja te: “ Molla e Kuqe”? Gjer më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptar nga lëmia e historiografisë, gjeografisë, gjuhësisë, filologjisë, antropologjisë, arkeologjisë, udhëpërshkruesve etj. ta kenë dhënë termin adekuat për “Mollën e Kuqe” edhepse në popull në vazhdimësi më shumë se një shekull kujtohet kufiri serbo-shqiptarë  Te Molla e Kuqe. Si zokonisht në popull kanë mbetur dhe mbijetuar mbresat tragjike të ndodhive të vërteta për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur  gjaku si përrua. Në popull poashtu thuhet se nga ai gjak i derdhur është ngopur toka dhe se në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe pastaj të rriten e zhvillohen pemë e që do të lulëzonin dhe hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe të gjakut.

Në atarin e oborrit të karakollit të Turqisë ishte një mollë e cila bënte fruta të kuqe. Shumë njerëz pasardhës të muhaxhirëve tanë të dëbuar dhunshëm nga Nishi dhe Toplica shpesh shkonin për t’i vizituar vendet e të parëve të tyre, bindeshin dhe tregonin se atje ishte një mollë shumë e vjetër dhe mollat i kishte all bojë të kuqe.

Populli nga nostalgjia dhe malli i madh për ato regjione a vende të caktuara ku është derdhur gjaku i pakursyer i ka emërtuar ato me shprehjet e veta piklluese si: “toka e kuqe, “guri i kuq i livadhit”, “kroi me ujë të kuq”, “varrezat e krushqve të përgjakur” etj. Pikërisht kështu ka lindur dhe mbijetuar edhe shprehja e vërtetë dhe reale për Mollën e Kuqe në popull e cila shprehje ka vazhduar edhe sot duke u mishrur edhe në melosin popullor si: “Hidhet vallja, vallja me shamia”. “Te Molla e Kuqe, e jona a, Shipnia” etj.

Dhe në fund e përgëzoi edhe njëherë autorin e librit zotin Kurtesh Devaja për mundin e dhën dhe kontributin e tij për të hedhur dritë në çështjen e Mollës së Kuqe, e që historianëve dhe historiografisë shqiptare do tu shërbejë si brumë për ta ndriçuar sa më mirë këtë golgotë shqiptare. Për ato 720 katunde shqiptare nga Saxhaku i Nishit dhe Kazaja e Vrajës, ku ka akoma tendenca për t’i  zvogluar tokat shqiptare nga toka dhe deti.

 

 

Prishtinë, o3.V.2013.                                      Reshat Avdiu

 

 

 

RESHAT AVDIU*) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” me seli në Preshevë.



 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch