Home » Lajme, Vendore » FJALË RASTI MBI PROMOVIMIN LIBRIT “SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS 1878-1913”

FJALË RASTI MBI PROMOVIMIN LIBRIT “SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS 1878-1913”

“SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

FJALË RASTI MBI PROMOVIMIN LIBRIT “SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS 1878-1913”

Të nderuar pjesëmarrës zonja dhe zotërinj “Shoqata e Muhaxherëve”, në Kosovën Lindore me seli në Preshevë u përshëndet juve këtu në këtë sëllë me atë thënien e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që thoshtë:“Me Kosovë Toplicë e Çamëri Shqipëria është një”, këtu  para jush në këtë tubim promovues do t’ua përshkruaj në retrospektivë në pika të shkurta një temë shumë të ndjeshme që ka të bëjë me tematikën e librit tim “Shqipëria e Vjetër Verilindore” e  Nishit dhe Toplicës.                                                                                                                            

Për të folur për këtë temë dua para se gjithash ta japë një vështrim të shkurtër në retrospektivë, rrethanave politiko-shoqërore që i paraprinë kësaj ngjarje shumë të dhimbshme dhe mjaft tragjike për muhaxhirët shqiptarë të Nishit, Toplicës, Pllanës së Madhe, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës,  Leskocit, Vrajës etj.

Serbët, më 1830 në Pashallëkun e Beogradit e kishin fituar një gjysmë autonomie, dhe vepronte në dy drejtime në planin politik dhe në atë diplomatik. Në këtë mënyrë serbët duke e pranuan vasalitetin ndaj Portës së Lartë të Stambollit, i kishin aktivizuar komitët, hajdutët dhe të gjitha bandat të cilat vrisni e masakronin shqiptarët autokton në viset e tyre, deri në thellësi të Serbisë të sotshme, duke i trajtuar ata si turq! Meqë e kishin pranuar fenë e turkut.

Pikërisht se ata kryenin krime, kundër shqiptarëve autokton të Nishit, Toplicës dhe Kazasë së Vrajës shqiptarët nga viset e Kosovës, nën flamurin e Maliq Pashë Gjinollit, shkuan bajraqe-bajraqe, për të luftuar kundër zgjerimit të Serbisë në kohën kur Porta e Lartë, kishte filluar të tregtonte me trojet shqiptare të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës.                                                                                       Ishte gjaku i Zeqir Llaushës, dhe i vegjëlisë shqiptare që derdhej rrëke. Pastaj edhe shpata e Ramadan Zadriqit përballë serbëve kryengritës nuk thyhej dot. Porse nami për ato luftëra të përgjakshme i mbetej flamurit turk, ndërsa derdhej rrëke  gjaku shqiptar nën komandën e Maliq Pashë Gjinollit i cili ishte një shqiptari trim por shumë kotraverz.

Pastaj, shqiptarët si kolektivitet i etnisë së tyre e patën fatin tragjik dhe dramatik në rrugën gjatë për të mbijetuar në natën e tmerrshme dhe sterrë të zezë të historisë së tyre të përgjakshme, ndër luftëra dhe sakrifica  jo për të pushtuar toka të huaja por për t’i mbrojtur tokat e veta etnike shqiptare. Mu për këtë shqiptarët morëm pjesë nëpër luftërat mbrojtëse dhe çlirimtare si në Janinë, Boletin, Kaçanik, përtej Urës së Qabesë, në Pleme të Vogël nëpër shkretëtirat e Sirisë në Bjeshkë të Uzdrumit në Sevastopullin e Krimes në Çanakalanë e Stambollit, nëpër betejat e Jemenit, në Gula de Harë dhe Fuente del Ebro të Spanjës. Kjo përpjekje të thuash mbinjerëzore e shqiptarëve u bë gjithmonë për t’i mbrojtur dhe mbijetuar në tokat e veta të stërlashta, të cilat toka fillojnë prej bregdetit Adriatik, dhe atë nga gryka e Zhpuzës, për të vazhduar pastaj te Tivari, dhe për tu përmbyllur duke e ndjekur drejtimin në verilindje të liqenit të Shkodrës dhe maleve të Trogirit, Shkodrës, Hotit, Grudës, Ulqinit, Tivarit, Podgorices, Plavës, Gucisë, Kolashin, Beranit, Rozhajit, Yeni Pazarit, Pejës dhe tërë rrafshi verior i Mitrovicës, e deri në katundet e Kurshumlisë, Nishit, Prokuples, Pllanës së Madhe, Pirotit, Negotinit, Zajçarit. Aty, nga Molla e Kuqe e Nishit, vija e demarkacionit kufitarë zbret kah jugu deri në Kumanovë, duke vazhduar pastaj kufiri shqiptarë në drejtim të Shkupit, Manastirit, Kosturit, Artës, Prevezës, Pargës dhe ishujt ku jetojnë edhe sot arvanitasit si në: Athinë, Hidra, Atikë, Salamani, Livadhjas, Mesologji,  Korinth, Pire, Rodos, Peloponez, kryesisht Morenë e bukur,  prapë kjo vijë etnike shqiptare  bashkohet në detin Jon dhe në atë Adriatik. Dhe se në këtë qark prej 130.000 kilometrash katrore jeton dhe jetoi gjithmonë etnikumi shqiptarë. Ku gjithmonë pati dhe ka tendenca për ta zvogëluar këtë territor të shqiptarëve, nga ivadorët ortodoks serbo-sllavo-grekë të Ballkanit.                                           

Gjatë viteve të 70-ta, të shekullit XIX, kur Perandoria Osmane ishte në krizë të rëndë fuqitë e mëdha evropiane, dhe principatat ballkanike i hartuan planet e tyre të cilat vërtetë ishin katastrofale për popullatën shqiptare dhe territorin e saj.                                                                                                                                                                                                                                                 Më 1844, shovinistët greko-serbë, dolën haptazi me planet e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj tokave shqiptare përmes Megali- Më 1844, shovinistët greko-serbë, dolën haptazi me planet e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj tokave shqiptare përmes Megali-Idesë të antartave të Jani Koles, Napoleon, Zervës, Venizelosit etj. nga Greqia, respektivisht të çetnikëve të Naçertanisë së Ilija Garashaninit, Vasa Çubrilloviqit, Ivo Andriqit etj. Me këto plane strategjike serbo-greke do të fillonte që  Shqipëria prej 130.000 km2 . Që i kishte  para  Traktatit  famëkeq të  Shën Stefanit dhe Kongresit  te Berlinit, të ndahej  dhe sakatohej pa   mëshirë nga toka dhe deti. Thjesht ndaheshin tokat e Shqipërisë, për t’i përmbushur dhe ngopur apetitet e etshme të shteteve ortodokse Ballkanike  dhe se kufiri ndarës hegjemonist greko-serb do të ishte në lumin Semberia  (Shkumbin).                                                                                                                                      Fuqitë e kohës dhe në rend të parë Rusia Cariste  e Princit të Madh Nikollaj Nikollajeviçit, i mbështeste shtetet sllave të Ballkanit, në luftë për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, ndërsa unioni Austro-Ndërsa Austro-Hungarez, i kishte planet e veta për ta okupuar Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Franca dhe Anglia mbajtën atëbotë qëndrim indiferent. Gjatë kësaj kohe paraqitet Kriza Lindore e viteve 1875-1878, e cila krizë politike, pikën më të lartë të saj e arriti më 27 prill të vitit 1877, kur edhe Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane.                                                                                                                                                     Duke e parashikuar disfatën e pashmangshme të Perandorisë Osmane të gjitha palët u ndërlidhën mes veti dhe u vunë në lëvizje në Duke e parashikuar disfatën e pashmangshme të Perandorisë Osmane të gjitha palët u ndërlidhën mes veti dhe u vunë në lëvizje në përputhje me interesat e tyre. Gjatë kësaj kohe papritur fare Serbia dhe Mali i Zi, satelitët e Rusisë, i shpallën luftë Perandorisë Osmane për t’i realizuar edhe ato qëllimet e tyre ekspansioniste dhe hegjemoniste në drejtim të tokave shqiptare të Nishit, Toplicës dhe Kazasë së Vrajës. Ky sulm i papritur nga ana e soldadeskës serbe u bë nga vet fakti se të gjitha forcat ushtarake Shqiptaro-Osmane, me në krye komandantin dhe luanin shqiptar Osman Nuri Pashain ishin fortifikuar në kalanë e Plemes së Vogël, të Bullgarisë në luftë ndaj forcave ruso-rumune. Luftime tjera zhvilloheshin në trojet shqiptare duke filluar nga lugina e Krushevcit e deri në luginën e Vrajës, të gjitha këto troje ku zhvilloheshin luftime të përgjakshme mes forcave ushtarake shqiptaro-serbe ishin pjesë përbërëse të Vilajetit të Kosovës gjegjësisht të Shqipërisë Verilindore. Dhe se me largimin e ushtrisë osmane, popullsia myslimane, e në rend të parë ajo shqiptare mbeti krejtësisht e pambrojtur! Me depërtimin e ushtrisë serbe nëpër trojet shqiptare të Nishit dhe të Toplicës përshkruhej me një terror dhe gjenocid marramendës ndaj popullatës shqiptare. Në aksionet e tyre ushtria serbe nuk i kurseu as gratë, as fëmijët, as pleqtë dhe të sëmurit e shumtë. Përballë kësaj katrahure popullata shqiptare detyrohet që të shpërngulet nga trungu i saj shekullor.                                                                                                                                          Shpërngulja e shqiptarëve nga Nishi, Toplica dhe Kazaja e Vrajës etj. është bërë gjatë dhjetorit të vitit 1877, dhe janarit të vitit 1878, kur edhe Shpërngulja e shqiptarëve nga Nishi, Toplica dhe Kazaja e Vrajës etj. është bërë gjatë dhjetorit të vitit 1877, dhe janarit të vitit 1878, kur edhe ishte një dimër shumë i ashpër. Kushtet klimatike nga një anë, dhe ndjekja nga ushtria serbe-zabarozho-ruse nga ana tjetër ishin tragjike për popullatën tonë muhaxhire. Atëbotë ata mezi arritën që t’i merrnin vetëm se njerëzit e gjallë me veti, kishte raste kur nëna muhaxhire nuk mundi t’i marrte të gjithë fëmijët e saj, dhe nëpër atë acar të madh ia mësyn pjesës jugore të Vilajetit të Kosovës dhe atij të Monastirit.

Edhe kënga regjiake  apeluese e muhaxherisë të cilën ma rrëfeu plaka 92 vjeçare Salie Tërbunja e reprodukuar nga gjyshi i saj Ibrahim Tërbunja fshat ky nga Kazaja e Nishit e cila thotë: “N’Silxheliq të Nishit”, u falë jacia, çonu vllazën se na ra Serbia” “N’Sinxheliq u falë bajrami çonu vllazën se na ra Junani (Greqia), “muhaxhirët ka po shkojnë”, “me ujë të shiut po gatuajnë”. Flet më së miri mbi cilat konjuktura të fuqive të mëdha evropiane dhe të shteteve ortodokse të Ballkanit kishte kaluar gjithë ajo popullatë e dëbuar dhunshëm nga trojet e veta stërgjyshore. Në këto pakë rreshta të kësaj kënge apeluese vërehet një karakteristikë  evidente se shqiptarët autokton nga rrethinat e Nishit, Toplicës, Leskocit, Vrajës etj. Në të shumtën e rasteve sulmoheshin nga ushtria vrastare dhe piromane serbe natën gjatë faljes të namazit të jacisë.

       Muhaxhirët tanë gjithnjë mendonin se së shpejti do të krijoheshin kushte për kthimin e tyre në vatrat e veta. Dhe atë pas përfundimit të Kongresit të Berlinit, që do t’i fillonte punimet e tij nga 13 qershori   dhe do  t’i përfundonte  të 20 seancat  plenare dhe diplomatike  më 13 korrik të vitit 1878,  pa ndonjë favor në dobi të Muhaxhirëve që bridhnin atëbotë rrugëve të botës. Për më tepër Kongresi i Berlinit ligjëroj padrejtësisht mbi fatin dhe tragjedinë e të parëve tanë. “Në fakt në nenet 35 e 39 të Traktatit të Berlinit është formuluar shprehimisht se në rrethet e cederuara*, si myslimanët, ashtu edhe të krishterët, do t’i gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat civile e politike dhe do t’i zotërojnë lirisht pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme. Pavarësisht nga dispozitat e Traktatit të Berlinit, e drejta ndërkombëtare publike në fuqi në të gjitha kombet e qytetëruara mbron pronat private dhe në kohë paqe nuk lejon asnjë lloj konfiskimi arbitrar.Për fat të keq, Traktati i Berlinit dhe parimet e së drejtës kombëtare publike janë të pafuqishme për të na mbrojtur… autoritetet serbe bënë atë që as lufta civile dhe as ushtritë ruse nuk e kishin bërë, duke konfiskuar kafshët tona të ngarkesës, kafshët e punës, veglat bujqësore, farën, prodhimet, duke pushtuar tokat tona, shtëpitë, depot, me nji fjalë u sollën si armiku në vend armik”.                                    

Fati i muhaxherisë atëbotë kishte kaluar nëpër dyert e Fuqive të Mëdha të Evropës, për t’u shndërruar në golgotën më tragjike në këtë pjesë të Rumelisë Ballkanike, nga kontradiktat e krijuara politike. Dhe mu për këto parregullsi të Fuqive të Mëdha të Evropës At Gj. Fishta ynë i Mall do të shprehej kështu: “Uh! Evropë, t’i kurva e motit, që i ra amonit e besës së Zotit, po a ky a sheji i qytetnisë: me nda tokat e shqipnisë për me mbajtë këlyshët e Rususë”?

Pas 16 dhjetorit të vitit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më tragjike që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare të Nishit dhe të Toplicës! Divizionet serbe të Danubit dhe Moravës ua kishin dhënë flakën 720 katundeve shqiptare dhe tetë venbanimeve urbane ç’do shtëpi  e tyre digjej dhe shndërrohej  në hi e pluhur! Varre masive ishin hapur gjithkund në Nish, Leskoc, Kurshumli, Vrajë, kurse nëpër Nishavë, Vërllë dhe Moravë notonin me qindra dhe mijëra kufoma të shqiptarëve të vrarë dhe të hedhura nëpër to.

Qeveria serbe në të gjitha viset e pushtuara shqiptare do të vendosë diktaturë ushtarake, ç’do shqiptarë që konsiderohej me vlerë do të pushkatohej ose do të therej nga njësitë çetnike dhe njësitë tjera të rregullta ushtarake. Kështu që me 6 janar të vitit 1878 do të pushtohej Vraja.

Më 10 shkurt të vitit 1878,qeveria serbe,do ta vendosë në Vrajë një komision ekspertësh

     ushtarak prej të cilëve kërkohej që të nxirreshin sa më shumë përfitime territoriale  

dhe ata duke biseduar me oficerët e huaj  tentonin që këta të fundit t’i bindnin se tokat

e pushtuara padrejtësisht banoheshin më parë nga serbët.                                                                                

Në këto rrethana, çdo bashkëbisedues eventual shqiptar e kishte të ndaluar të shprehej në gjuhën shqipe para të huajve. Nga ana tjetër, në Vrajë menjëherë do të fillojnë bisedimet për caktimin e kufirit të ri në Ristoc, vendbanim ky mes Bujanocit dhe Vrajës.

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe pas përfundimit të luftës do të hynin në një fazë të re dhe mjaft tragjike. Si pasojë e  luftës,  jo vetëm që shqiptarëve  ua grabitën  pronat  dhe i  larguan  në  tërësi nga: Kosanica, Toplica, Dobriqi, Pllana e Madhe, Nishi, Vraja etj. por edhe u krijua tragjedia e muhaxhirëve. Ajo plagë nuk do të shërohet me asnjë çmim dhe gjithmonë do të kulloj gjak! Edhe shprehja nga disa serb si më liberal që e hiqnin veten atëbotë thoshte për pasuritë tona të grabitura nga pushteti serb: “oteto prokleto, e grabitur e mallkuar”.

Me shpërnguljen e dytë është bërë një spastrim etnik. Gjatë kësaj periudhe para tytave barbare serbo-ruse-malazeze, për tri javë ditë do  të vriteshin hiç më pakë se 35.000 shqiptar-muhaxhirë dhe dëboheshin dhunshëm mase 813.000, të tjerë nga trojet e tyre stërgjyshore patjetërsueshme stërgjyshore nga Molla e Kuqe e gjer në e gjer në Ristoc t                                                                                                                                       Në fund po afrohet dita kur shqiptarët do t’i çelin letrat e tyre të Traktatit të Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Ambasadorëve të Lodrës për pronat dhe pasuritë tyre të patjetërsue të Bujanocit. Se kufiri ndarës mes Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Malit të Zi nuk është Mitrovica, që po mendojnë sot këto shtete kolonialiste të Ballkanit por kufiri i Shqipërisë së bashkuar, i Shqipërisë natyrale është te Nishi, Plava, Gucia,  Ilirida, Arvanitia dhe Çamëria.

 

Faleminderit për mirëkuptim

 

Preshevë, 20.X.2012. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch