Home » Kulturë » Fjale rasti ne promovimin e librit te Qenan Hamdiut nga Kumanova

Fjale rasti ne promovimin e librit te Qenan Hamdiut nga Kumanova

Recension

 

Fjalë me rastin e promovimit të librit: Ditari i rrugëtimit që mban vulën e shekullit, të autorit Qenan Hamdiu-Kumanova,më  28 nëntor 2013, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.

 

Shkruan: Prof. Xhemaledin SALIHU

 

Libri i Qenan Hamdiut-Kumanova, Ditari i rrugëtimit që mban vulën e shekullit, botohet nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Vlorës, me redaktor dhe recenzues Dr. Sulejman Abazi/Neshaj/ që shton vlerat e këtij ditari të autorit në fjalë, u shtyp në Tiranë, më 2013.

Pamje nga promovimi i librit

 

 

Libri në fjalë përmban në vete 36 nëntituj me 124 ftografi dhe 1 hartë me ngjyra që pasqyrojnë gjithë rrugëtimin e autorit me Flamurtarët e të gjitha trojeve shqiptare. Ato kur shikohen hollësisht dhe me një vëmendje të përqëndruar nga lexuesi i këtij libri, jo vetem që njihen me rrugëtimin e Flamurtarëve të trojeve shqiptare, por edhe shijojnë idealet e tyre, mesazhet e tyre, gëzimin e tyre, qeshjet e tyre, si dhe krenarinë se do të rrugëtojnë për në Vlorën legjendare, ku Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Rrugëtimi i 11 Flamurtarëvë atdhetarë sa ishin në grup,  bie mu në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe atë Pavarësi të Shqipërisë e ndien të gjithë Shqiptarët kudo në trojet shqiptare, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, partiake, ideologjike e tjerë.

Libri i autorit Qenan Hamdi-Kumanova, ndoshta është dashur Presheva, se prejardhja e autorit është nga Presheva, e prindërve të tij, por Qenani kështu e ndjeu dhe kështu e shkroi, është një ditar përkah gjinia letrare, por me përshkrime historike, me ngjarje historike përplot, pra me shkrime historike, kronikë me ngjarje historike, kujtime, biografi e autobiografi.Libri në fjalë është edhe një udhëpwrshkrim nwpwr Shqipwri, ku nw detaje pwrshkruhen vendbanimet, qytetet nwpwr tw cilwt kalon Rrugwtimi I Flamurtarwve.

Pamje nga promovimi i librit

 

 

Libri :Ditari i rrugëtimit që mban vulën e shekullit edhepse e thamë se është një ditar përkah gjinia letrare, por ai lirisht në klasifikimin decimal universal, në bibliografi mund të radhitet në libër historik dhe sipas Tabelës së klasifikimit në vend tw shenjës: 821.18-94/ditar i letwrsisw shqipe/ mund të marre shenjën e grupit histori: 9.

Ditari i Rrugwtimit wshtw njw tërësi e shënimeve të përditshme me datw, me shumw pwrpikwri tw kwtij udhwtimi nwpwr Shqipwri deri nw Vlorw. Ditar udhëtimi i autorit

me Flamurtarët e grupit që morën rrugëtimin në këmbë që nga Kosova për në Vlorën Festive me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë.

I gjithë libri përshkruhet me shenjën/ëmblemën / e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe dominon ngjyra kuq e zi e Flamurit kombwtar, çka edhe më tepër e rrit vlerën për ta lexuar pa pushim, me një frymë qysh thuhet në popull.

Më lartë e ceka se libri përmban 36 nëntituj që kanë lidhshmërinë organike dhe ashtu në mënyrë kronologjike e përcjellin krejt rrugëtimin e 11 Flamurtarëve për në Vlorë. Titullin e nëntitujt i keni në libër dhe nuk po e ndie nevojën ti ceku një nga një, por do të ndalem në ato nëntituj që sipas meje meritojnë një vëmendje të veçantë, edhepse libri duhet të lexohet i gjithi. I gjithë ditari i autorit pwrshkruhet me njw saktësi të datave, të ngjarjeve gjatë rrugwtimit të Flamurtarëve për në Vlorë.

Libri fillon me Thënie të të pavdekëshme: Sami Frashërit, Ismail Qemalit, Emil Zola, Hasan Prishtinws, Maks Veberit. Autori ka ndie nevojën e të shkruarit të thënieve të këtyre të tw Mwdhenjve shqiptare e të tjerë.

Libri vazhdon me nëntitullin: Për Ju vëllezër e motra shqiptarë, ku autori i drejtohet vëllezërve dhe motrave shqiptare me këto fjalw: Këtë libër ua kushtojë mijra motrave dhe vëllezërve të mi, që dhanë jetën për Ribashkimin e Shqiprisë tonë, që nga viti kur Shqipnija u shpall e pamvarur, më 28 Nëntor 1912 e deri më 28 Nëntor 2012, në festën e 100 vjetorit të saj.

 

Autori i librit Qenan Hamdiu-Kumanova dhe recituesja Osmani

 

 

Shihet qartë se për autorin Shqipëria është e të gjithë Shqiptarëve kudo në botë.

Pastaj vazhdon :Falënderim të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo. Gjatë rrugëtimit tonë nga Kosova deri në Vlorë, për nder të përmbushjes së 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, gjatë kalimit tonë në trungun e shtetit shqiptar, me sakrifica të shumta kemi pasur përshëndetje dhe pritje nga shumë motra dhe vëllezër. Ishin takime njerëzish të shtresave të ndryshme, nga kryetarë bashkiakë e deri në njerëz të zakonshëm, si në rrugën  “Rruga e Kombit”, po ashtu edhe nëpër fshatra dhe qytete të Shqipërisë.

Edhe tutje autori vazhdon:Grupi i shqiponjave në këmbë drejt Vlorës, në rrugëtimin tonë 15 ditor drejt Sheshit të Flamurit, në Festën e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Atëherë nuk e kuptonim mirë se çfarë po bënim, sot ndihemi krenar për atë që bëmë së bashku, mbaron autoti në fjalën e tij, duke e shënuar, ditë e mërkurë, më 28 nëntor 2012.

Edhe me të drejtë autori e quan Pavarësi Kombëtare, sepse kjo Festë u festua në të gjitha trojet shqiptare me manifestime e ngjarje kulturore e artistike. Pra, u përvetësua Festë e të gjithë Shqiptarëve, ashtu edhe duhet të jetë.

Udhëtimi i Flamurtarëve nga Kosova për në Vlorë, ky akt shembullor, atdhetar, patriotik i ndërmarrë nga 11 Flamurtarë ishte përkujtim i sakrificës së patriotit Isa Boletinit me 300 trimat e tij. Sigurisht se ky udhëtim duhet të jetë edhe përkujtim i shumë sakrificave të trimave shqiptarë të trojeve shqiptare, por edhe përkujtim i sakrificës së atdhetarit nga Presheva, Durmish Preshevës nga Mëhalla e Durçajve të Rahoicës, i cili ishte pjesëmarrës i Lëvizjes kombëtare shqiptare dhe si ushtarakë ra në mbrojtjen e Pavaresisë së Shqipërisë. Akti atdhetar, patriotic, shembullor i 11 Flamurtarwve dwshmoi se edhe nw paqw ka nevojw pwr bashkim shpirtwror dhe pwr festim tw pwrbashkwt tw Festave kombwtare si dhe pwrmbushi idealet e tw gjithw patriotwve tw Lwvizjes shqiptare pwr bashkim kombwtar. cilwt ishin kwta flamurtarw: Ekrem Avdija 56 vjeçar nga Gjilani, Dilaver Musliu, nw moshwn 66 vjeçare nga Strezoci i Preshevws, me vendbanim nw Gjilan, Nazim Hajdini nga Breznica e Bujanocit, nw moshwn 42 vjecare, Gani Shaqiri i lindur nw Suharnw tw Medevegjws, nw vitin 1966, Engjwll Ramaj i lindur nw vitin 1980 nw Stubwll tw Gjilanit, Zejdi Halimi i lindur mw 1959, nw Kukaj tw Kosovws, Qenan Hamdiu i lindur nw Kumanovw, mw 1958, Nuhi Kabashi nw moshwn 56 vjeçare, nga Korisha e Prizrenit, Isuf Curri i lindur nw Samadraxhw tw Suharekws, nw moshwn 61 vjecare, Musli Shala i lindur mw 1943, nw Stanoc tw Vushtrisw dhe  Hamit Gwrguri i lindur nw Godanc tw Drenicws, nw moshwn 62 vjecare.

Libri vazhdon me fjalët e redaktorit dhe recenzuesit Sulejman Abazit: Kështu jemi dhe kështu do të jemi ne shqiptarët për shumë kohë deri sa ata që na coptuan në 5 shtete dhe në 8 pjesë, të kuptojnë se kanë bërë aventurën më të papranueshmee më të shumtuar në përmasa historike në kurriz të popullit më të vjetër të Europës dhe ne shqiptarët nuk kemi për të ndryshuar deri sa drejtësia të vendoset atje  e ku meriton vlerat e saj historike, humanitare e njerëzore.

Libri vazhdon me citatin e Dr. Sabit Sahitit: Qenan, ju e ringjallët historinë.

Rrugëtimi i Flamurtarëve filloi më 11 Nëntor 2012, ditë e dielë, me pyetjen e Enesës, mbesës së autorit: Baba gjysh, sa do të vonohesh në Vlorë, deri më 28 nëntor 2012 në Vlorë, autori duke i përshkruar të gjitha ndodhitë, ngjarjet, peripecite me shëndetin e Flamurtarëve, me pritjet madhështore gjatë udhëtimit ne detaje. Por gjithë kjo mrekulli e udhëtimit shijohet vetëm me leximin e këtij libri të rrallë në letrat tona.

Libri është një ditarë shumë i saktë, në vete përmban shumë ngjarje jo vetëm nga rrugëtimi i Flamurtarëve, por edhe nga historia shqiptare, çka autori na bind se ka lexuar edhe histori shqiptare, edhe e njeh ate dhe se është mishëruar dhe krenar me historinë shqiptare si dhe ndihet krenar për prejardhjen shqiptare që e ka. Do të thosha se autori frymëzohet nga trimat shqiptarë për Shqipërinë etnike, e ndien këtë histori, e përjeton dhe si duket frymëzimi i lind diku në Preshevën kreshnike, vazhdon me Kumanoivën dhe Vlorën e tij Festive dhe ëndërrore shqiptare. E gjithë kjo i bëhet realitet dhe  mbushet  shpirtërisht me të gjitha ngjarjet, përjetimet, sakrificat me shëndetin e Flamurtarëve, me buzëqeshjet e shqiptarëve, me mikëpritjen e shumë vlera tw tjera dikur edhe sot të Shqiptarëve.

Për autorin më e madhja, më madhështorja ishte arritja e Flamurtarëve në Vlorën Festive, në Sheshin e Festës dhe ngjitja e Flamurtarëve në skenën e Manifestimit të Pavarësisë ku i pritën të Mëdhenjtë, kryeministri Sali Berisha, presidenti Bujar Nishani dhe kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Pra, për Flamurtarët i gjithë mundi nuk shkoi huq Flamurtarët duke rrugëtuar i përcollën mjetet e informimit në Kosovë, Shqipëri dhe gjetiu, sepse arriten synimin, qëllimin e tyre që ta çojne në vend sakrificën e Isa Boletinit, por edhe të gjithë atdhetarëve shqiptarë për Ribashkimin e Shqipërisë.

Ndoshta u dashtë ta mbarojë këtu, por i mbetem borxh këtij auditoriumi pa thënë se libri është punuar shumë bukur teknikisht, me çka rriten vlerat artistike të librit, por ndoshta për fund duhet thënë jo për t,ia zvogëluar vlerat artistike librit, por po ndie nevojwn ta them, libri do të peshonte edhe më tepër përkah vlerat sikur të kishte një rezume në gjuhën angleze, për ta kuptuar vlerën e madhe të librit dhe të rrugëtimit edhe të huajt si dhe ndoshta ta shkruante burimet dhe literaturwn e pwrdorur.

Këto vetëm do ta smadhonin vlerën e librit , me vlera të mirëfillta të shkruar nga një autor, që ka profesionin inxhinier i turbinave që punon dhe jeton në Zvicër.

Për fund të them se autori i urojë shëndet të mirë, suksese, lumturi dhe punë të mbarë, me libra artistic, ditare, kronika në të ardhmenë.

Për mua ia vlejti që më ra në dorë ky libër i mirë, sepse mësova shumë pwr një rrugëtim, për një ditar udhëtimi që nuk shkruhet dhe praktikohet ndër letrat shqipe, sespe përpara shqiptarët i iknin përvojave të shkrimit të ditarëve, të të dhënave, të ngjarjeve, të ndodhive, duke u frikësuar se ato do të bijnë në duarë të armiqëve që gjithmonë na ndjekën pa mëshirë. Por ja mbetëm gjallë, po gjallërojmë dhe sigurisht si shkruan një poet i Preshevës, Mirko Gashi do të vijë një ditë e bardhë. Ajo është shumë afër. Me fat na qoftë.

 

 

Preshevë, më 28 dhjetor 2012                                      Prof.  Xhemaledin Salihu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch