Home » Lajme » FJALË RASTI NGA BESËLIDHJA E RE SHQIPTARE GRUPI NË PRESHEVË

FJALË RASTI NGA BESËLIDHJA E RE SHQIPTARE GRUPI NË PRESHEVË

-Të nderuar pjesëmarrës “Besëlidhja e Re Shqiptare” Grupi në Preshevë juve në këtë eveliment ju përshëndesim me sloganin që thotë: “//Se prej Nishit deri në Prevezë.// Dielli lëshon vapë edhe rrezë//. //Kjo është toka jonë//. // Që të parët na i kanë lonë//. //Nuk do ta japim për pa vdekë të tanë//! Mbi cilat troje autoktone shqiptare më 28 nëtor 1912 Ismajl Bej Vlorës e shpalli Shqipërinë të pamëvarur: Ata kufij shqiptar fillonin prej bregdetit Adriatik, dhe atë nga gryka e Zhpuzës, për të vazhduar pastaj te Tivari, dhe për t’u përmbyllur duke e ndjekur drejtimin në verilindje të liqenit të Shkodrës dhe maleve të Tregurit, pastaj duke vazhduar nëpër bjeshkët e Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë, Podgoricës, Koloshinit, Bjello Polës, Yeni Pazarit, Rozhajës, Pejës Preshevës, Bujanocit, Medvegjës etj. Ndërsa drejtimi tjetër ishte ai rrafshit verior i Mitrovicës, e që i përfshinë katundet paraprake shqiptare të vitit 1878, të para Kongresit të Berlint si të rrethit të Kurshumlisë, Nishit, Prokuples, Pirotit, Negotinit, Zajçarit, Krushevcit, Smederevës, Pllanës së Madhe etj.
Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve të Londrës më 1913, disa muaj më vonë kishte vendosur në mënyrë arbitrare shkëputjen e krahinave të tëra shqiptare kështu ajo i vuri si kritër pune komisionit që gjatë caktimit të kufirit në vend t’i përmbahej parimit të kombinuar etnikogjeografik. Me ngritjen e këtyre komisioneve, Konferenca e Ambasadorëve u dha fund punimeve më 12 gusht 1913, duke i ndarë dhe sakatosur tokat shqiptare. Porse lufta diplomatike rreth kufijve të Shqipërisë nuk mbaroi me mbylljen e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, por ajo u zhvendos nga pallatet e kryeqytetit anglez në malet e Shqipërisë, për ti luftuar padrejtësitë që iu vunë Shqipërisë atëbotë. Për më tepër Konferenca e Ambasadorëve në Londër nuk i përfilli asnjëherë aspiratat dhe interesat e popullit shqiptar. Tokat shqiptare u përdorën nga Fuqitë e Mëdha si monedhë këmbimi për ti fashitur kontradiktat e tyre në këtë zone shqiptare dhe për ti kënaqur pretendimet e tepruara të shteteve shoveniste të Ballkanit. Mjafton të përmendet se me kufijtë që u caktuan në Londër, brenda Shqipërisë u përfshi afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare. Nga trungu i saj u shkëputën krahina të tëra (Kosova në veri, Çamëria në jug), të cilat, jo vetëm përfaqësonin trevat bujqësore më pjellore me nëntokë shumë të pasur, por edhe kishin qenë vatra të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare për më tepër e kishin dhënë kontributin e tyre shumë të çmuar në luftëra të parreshtura me armë për çlirimin e vendit nga zgjedha pesë shekullore nga Perandoria Osmane.
Eduard Grey, duke folur për caktimin e kufijve të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës, deklaronte më 12 gusht në Dhomën e Komisioneve: “Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhet marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”.
Në këtë mënyrë, vetë ministri i Jashtëm i Anglisë, kryetar i Konferencës së Ambasadorëve, e njihte tërthorazi padrejtësinë e vendimit për kufijtë e Shqipërisë dhe përpiqej disi ta justifikonte, duke e paraqitur si një “kurban” i domosdoshëm në altarin e paqes evropiane.
Pikërisht me këtë paregullësi të Konferencës së Ambassadorëve të Lodrës shqiptarët si kolektivitet i etnisë së tyre e patën fatin tragjik dhe dramatik në rrugën gjatë për të mbijetuar në natën e tmerrshme dhe sterrë të zezë të historisë së tyre të përgjakshme, ndër luftëra dhe sakrifica jo për të pushtuar toka të huaja por për t’i mbrojtur tokat e veta etnike shqiptare. Mu për këtë shqiptarët morëm pjesë nëpër luftërat mbrojtëse dhe çlirimtare si në Janinë, Boletin, Kaçanik, përtej Urës së Qabesë, në Pleme të Vogël nëpër shkretëtirat e Sirisë në Bjeshkë të Uzdrumit në Sevastopullin e Krimes në Çanakalanë e Stambollit, nëpër betejat e Jemenit, në Gula de Harë dhe Fuente del Ebro të Spanjës. Pastaj në Koshare, Gorozhub, Prekaz, nëpër malet e Preshevës, e të Bujanocit e në Kala të Tetovës. Bijtë dhe bijat e tria ushtrive tona çlirimtare si ajo e UCK-së në Kosovë, e UCPMB-së në Kosovën Lindore dhe të UCK-së në Iliridë, gjithëmon nga tytat e armëve të tyre e kënduan këngën e vjetër të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e që thoshte: “Me kosovë, Toplicë e Çamëri Shqipëria është Një”!
Neve si BESËLIDHJE E RE SHQIPTARE grupi në Presheve kërkojmë shfuqizimin e të gjitha akteve të padrejta mbi copëtimin dhe gllabërimin e tokave tona shqiptare që u bënë nga Konferenca e ambasadorëve të Lodrës më 1913. Sepse ka tendenca për ta zvogëluar këtë territor të shqiptarëve, nga toka dhe deti si zakonisht nga invadorët ortodoks serbo-malazezo-grekë të Ballkanit.

Falemderit për mirëkuptim
28.XII.2013
Preshevë

 

—————————————————————–

Per 101 vjetorin e coptimit te Shqiperise: Festime,punime, dhe vajtime.!!! -Tiranasit Festojne!!! Prishtinasit punojne !!! Preshevasit vajtojne !!! – 28 NENTORI i NJEQINTE E NJE I SHQIPERISE COPTUAR!

Nje ngjarje e shenuar lapidare ne jeten e kombit ,mbetet 28 Nentori si akt i pavaresimit te Shqiperise .Rrethanat ne te cilen ja rezervoji historia Shqiptareve pavaresimi edhe nese nuk ja doli te mbese nje akt funksional sikur e merituam , u shenua si nje ngjarje per te cilen brezat mbeten ne kujtese te pashlyer ,duke u sherbyer si baze e frymezimt te kurdohereshem per veprimtari te pa ndalur atdhetare.
E vecanta e ketij jubileu te Njeqinte e nje ,qendron ne faktin ,se nis kalvari i nje shekulli te ri perpjekjesh.Perpjekje tashme ,qe mpleksen kaq vendosmerisht per ta bere njesh rrugtimin tone te bashkimit si komb ne procesin e pandaleshem te integrimeve ,kombinuar me integrime te brendeshme, realizime aspiratash, te drejtash per te cilat jemi te deshmuar per ti realizuar ne kuader te integrimeve Euro Atlantike.
Beselidhja e Re Shqiptare e parapare per ti sherbyer kauzes se bashkimit kombetare neperputhje me eren e Re te integrimeve, eshte e angazhuar per te realizuar ne programin e saje nje axhente te tille qe u paraprin zhvillimeve duke luajtur nje funksion vendimtare ne kuader te nje veprimtarie ne rritje.
Te vetedijshem per misionin e tyre ,veprimtaret e Beselidhjes se Re Shqiptare e kane konsideruar dhe vijojn te punojne ne kuader te strategjise mbare kombtare ,per bashkim,duketheksuar fort faktin :se ende jemi pa pavaresim.Gjykuar,si nje garanci per nje shtet unik bashkuar ,ngaku popujt perftojne qeverisjet e tyre sovrane.Andaj perpjekjet tona se bashku shkojne ne favor te veprimit politik kombetare per te perftuar sa ma pare njeqeverisje mbare kombtare ne mungese te shtetit mbare kombetare.
Keshtu jemi ne perpjekje te vijueshme ,per ngritjen e Paramnetit mbare Shqiptare me perfaqesim mbarekombetare nder treva :nga Sanxhaku i Nishit ne Preveze ashtu edhe nediaspore dhe emigracion.Beselidhja eRe Shqiptaresi vendi iartikulimit te veprimtarise mbare Shqiptare sjelle ne kete pervjetor lajmin e shume pritur per mbare Shqiptaret faktin se eshte depozituar ne Kongresn Amerikan edhe ne pritje ne Keshillin e Eoropes nje Peticion, ku kerkohet realizimi i nje konference Euro Atlantike e cila do shqyrtoje ne rymen e re te ntegrimit poziten e Shqiperise bashkuar ,dukekerkuar ripasqyrimin dhe qendrimin eri ndaj procesit te copetimit te Shqiperise.Kjo axhente do sjelle ne vemendje nderkombtare nivelin e te drejtave te respektuara ndaj Shqiptareve ngado gjinden, duke ipercjelle ne vemendjen e nje opinioni te gjere perpjekjet e Shqiptareve per nje integrim reale dhe te denje si popull dhe komb i qyteteruar.

RROFTE POPULLI DHEKOMBI BASHKUAR SHQIPTARE
RROFTE 28 NENTOR ISIMBOL I QEND
RERSES DHE PAVARESIMIT MBARE KOMBTARE.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch