O Flamur i gjakut tim Ma shton dhëmbjen në mërgim N’Shkup e n’Strug n'Maqedoni - I djegur N’tregje t’plaqkave të Europës në balt -I shtrirë- I shkelur! O Flamur i gjakut tim, Ma shton dhëmbjen në mërgim. N’Malsi të MbiShkodrës e n’Podgoricë t’Shqypnisë në Mal të Zi nuk valvitesh. Kishave e podrumeve të botës së madhe- mykesh! O Flamur i gjakut tim, Ma shton dhëmbjen në mërgim. Njëqind vjet në Greqi nuk u ngrite në Shtizë N’Pervez,n’Janin n’Korfuz e n’Konicë të Shqypnisë. O Flamur i gjakut tim Ma shton dhëmbjen në mërgim N’Kosovë,n’Drenicë nga serbet vdes Edhe sot renkon. N’Amerikë rreze lëshon. O Flamur i gjakut tim Ma shton dhëmbjen në mërgim N’Dardani Gurët janë trazuar, Kështjellat,Kullat,Odat flasin shqip atje. O Flamur i gjakut tim Ma shton dhëmbjen në mërgim Në dhomën time dhe atje ku të jesh Unë të përshendes, Në çdo mbrëmje e në çdo mëngjes Me jetë të jetës ti nuk vdes. N’Kruj,n’Shkoder e në Vlorë. Të puth të përqafojë, të shtrengojë I yti, i yni përgjithmonë O Flamur i gjakut tim Ma shton dhëmbjen në mërgim Kur të shoh në Djep të Dardanisë Kur të lexoj në qytetet e (I)LIRISË Kur Valon mbi muret e Tradhtis. E t’i puthësh qytet e SHQYPNISË M’i përtërinë Ditët ë Pleqërisë O SIMBOLI I SHQIPTARISË. (Nga libri” JETA TROKET NË DERË “ 1993)
Bahtir Hamza