Home » Lajme, Ndërkombëtare » FLAMURI KOMBTAR ËSHTË SIMBOL UNIK DHE I PATJETËRSUSHËM I SHQIPTARVE KUDO NDODHEN NEPËR BOTË NË ÇFARDO STATUSI!

FLAMURI KOMBTAR ËSHTË SIMBOL UNIK DHE I PATJETËRSUSHËM I SHQIPTARVE KUDO NDODHEN NEPËR BOTË NË ÇFARDO STATUSI!

Flamuri ne PresheveREPUBLIKA E SHQIPTARVE BASHKUAR
BES-LIDHJA E RE SHQIPTARE

FLAMURI KOMBTAR ËSHTË SIMBOL UNIK DHE I PATJETËRSUSHËM I SHQIPTARVE KUDO NDODHEN NEPËR BOTË NË ÇFARDO STATUSI!
DEKLARAT!
Lënda: Drejtuar Qeveris së Beogradit autoriteteve përfaqesues në Luginë të Preshevës .Për informim Opinionit publik Shqiptar dhe Instituticioneve ndërkombtare !

Është e pakuptimt ,që dikush dikuj ti thot :-“mbaje flamurin e kombit tënd në këtë apo në atë mënyrë “,apo ta presi në një format cfardo!Kjo e palejueshme bazuar, në të drejtën natyrore të të qënit Shqiptar apo kujdo etnie që dikush atë flamur e ka simbol identiteti kombtar.
-Përse u dashka që ndaj Shqiptarve pervetëm privimeve të një pas njëshme, deri edhe tek lapidarët e të rënve per liri të mos i venë ku duan. Tu kërkohet ,që
flamurin gjënë më të shtrejt të tyre tua cilsojn se si u duhet ta mbajnë e
demostrojn?
Çfar do të thot kjo. Cfar pritet pas kësaj?!
Nëse Shqiptart nuk na qenkan njësoj ,si Ata në Shqipri tokën amtare me Shqiptart në luginën e Preshevës apo diku ngado gjinden. A mundet tu shpiket atyre dy apo tre standarte ? Ku edhe në çfar të drejte natyrore edhe standarti ndërkombtar gjindet ky diferencim?
-E Ne po u themi :me çfar të drejte shpikni Ju zyrtar të Luginës së Preshevës kërkesa të tilla :
-Pretendimin dhe lajmin absurd se paska një flamur minoritetesh?Se ndryeshe nga në Shqipri(Amtare) u dashka ta kenë në një format tjetër?
-E para: Bëheni me dije, se Shqiptarët e Lugines së Preshevës sikur e tërë krahina e Drishtit(Nishit)veriu i Shqipris të cilët i keni marrë forcrisht janë jo minoritet por autokton pjes unike e Shqipris Bashkuar.
-E dyta: a jeni ju të njejtë në Mitrovicen e veriut që kërkoni pavarësi të plotë, kërkesa sa edhe po ju plotsohen?
E pra! kur Ju qe jeni të ardhur aty. Po Ne që kemi lind e do jetojmë sa të jet jeta jemi në trojet tona?
Duke mësuar një prononcim të tille ,të zyrtarit Përfaqesues i qeveris për tre komunat Preshevë , Bujanovc edhe Medvegj. Nuk mundemi të mos reagojme edhe tu themi:
-Mjaft me provokime dhe diferencime të tilla .Kjo nuk dëshmon as politikën e fqinjësisë të mirë. As mundësinë e integrimit të barabart të Shqiptarve!
Ne po na detyroni të reagojm !pse kështu pa dinjitet në trojet tona nuk mundemi të lirë të jetojm .
E nëse kjo bëhet ,që të largohemi harrojeni! Këtu do jemi madje deri ne Nish kemi me e popullu si dikur .
-I kërkojm këto të drejta të mos pengohemi ti realizojm. Ndryeshe! Ju bëheni shkaktar të cënimit të bashkjetesës që edhe kështu ka qën e mbetet problematike.
.Ftojmë organizmat mbar Shqiptare mos bëjn retorik por të ushtojnë të drejtën e reciprocitetit. Mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarve kudo nga Ata ndodhen.
.Organizmave ndërkombtare partnerve tane miq që të mos kalojn kaq lehtsisht këtë politike diferencimi që bëhet ngado ndaj Shqiptarve.Kështu integrimi bëhet i pa qart edhe i pa mundur.

Fatos Ashiku: 16 Shtatore 2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch