Home » Lajme » Flet Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi, udhëheqës i grupit negociator shqiptar në Kosovën lindore
Flet Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi, udhëheqës i grupit negociator shqiptar në Kosovën lindore
ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SË KOSOVES LINDORE KRAHAS STATUSIT PËRFUNDIMTAR TË KOSOVËS
UÇPMB-ja ka nën kontroll mëse 80 për qind të vendbanimeve shqiptare në këtë rajon. Bashkëpunimi midis ushtarëve dhe popullatës civile është i mrekullueshëm, ngase përkrahjen më të madhe ne pikërishtë e gëzojmë nga vet populli. Ky është një fakt i pa mohueshëm, ngase secila shtëpi e ka nga një anëtar të mobilizuar në radhët e UÇPMB-së, – thotë Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi.
“Jehona”: Z. Qazimi, bisedimet midis palës shqiptare dhe asaj serbe u ndërprenë, pasi që të dyja palët refuzuan ta nënshkruajn një dokument parimor për tejkalimin e krizës në Kosovën Lindore. Cilat ishin vërejtjet kryesore të Grupit Negociues shqiptar rreth tekstit të këtij dokumenti?
R.Qazimi: Vërejtjet tona kishin të bënin kryesisht me atë pjesë të këtij dokumenti, ku thuhej se Serbia dhe RFJ-ja do t’ia garantojnë shqiptarëve të drejtat politike, sociale, ekonomike dhe etnike. Dmth, fjala është për ato të drejta, të cilat edhe tani janë të garantuara me ligjet ekzistuese të RFJ-së, e të  cilat në praktikë nuk janë zbatuar asnjëherë. Duke i pasur parasyshë këto fakte ne kërkuam që në këtë dokument të na garantohen edhe të drejtat e veçanta, të garantuara nga Bashkësia Ndërkombëtare. Qëndrimi i palës shqiptare është se të gjitha të drejtat popullatës së këtueshme duhet t’ua garantojë faktori ndërkombëtarë, ngase pas një periudhe të caktuar, me ardhjen në pushtet të ndonjë regjimi të ri, të drejtat e fituara tani, shumë lehtë mund edhe të mohoen.
“Jehona”: Ndërmjetësuesi kryesor në këto negociata, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Piter Feith, pasi nuk arriti t’i bind palët që ta firmosin këtë Marrëveshje, ka deklaruar se tani Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike do të marrë qëndrim rreth sektorit B të zonës së demilitarizuar. Ç’farë vendimi mendoni se do të marrë NATO lidhur me këtë çështje?
R.Qazimi: Mendojë se NATO rreth kësaj çështje edhe një herë do të tregohet e matur, duke i pasur parasyshë pasojat që mund të shkaktoheshin nga lejimi i rikthimit të forcave jugosllave edhe në sektorin B, në brendi të zonës tokësore të sigurisë. Aleanca Veri-Atlantike, duhet të bëjë përpjekje maksimale  në të ardhmen që të dyja palët e involvuara në konfliktin e Kosovës Lindore, t’i detyrojë në fillim e një procesi të mirëfilltë negociues, e jo sikur deri më tash të zhvillojmë vetëm se bisedime formale, të cilat normalisht as një nuk mund të sjellin ndonjë rezultat konkret.
“Jehona”: Në rast se NATO vendosë që t’ua lejojë forcave jugosllave të sigurimit rikthimin në sektorin B, atëherë cili do të jetë qëndrimi i UÇPMB-së?
R.Qazimi: Nëse merret një qëndrim i tillë, ai është jashta dëshirës sonë, duke  i pasur parasysh edhe pasojat, sidomos në popullatën civile. Atëherë, neve nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i mbrojmë pozicionet tona me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion.
“Jehona”: Poqëse forcat jugosllave tentojnë që me dhunë të futen në këtë zonë, atëherë sa është në gjendje  UÇPMB-ja që të mbrohet?
R.Qazimi: UÇPMB-ja është aq e fuqishme, saqë mesiguri se nuk do të lëvizë fare nga pozicionet e tanishme.
“Jehona“: OSBE-ja ka përpiluar një projekt për krijimin e një force multietnike policore në Kosovën Lindore. A është ky propozim i pranueshëm për palën shqiptare dhe a do të inkuadrohen edhe pjesëtarët e UÇPMB-së në një përbërje të tillë policore?
R.Qazimi: Planin e OSBE-së në parim ne e kemi pranuar me disa vërejtje, të cilat i’a dorëzuam përfaqësuesve të kësaj organizate, por ky material akoma nuk na është kthyer. Vërejtjet tona kishin të bënin kryesisht me uniformat, amblemat, instruktorët e Akademisë Policore si dhe strukturën komanduese. Ajo që është për ne e rëndësushme në këtë plan, OSBE, i ka dhënë prioritet për t’i paraqitur në konkursin e regjistrimit pjesëtarëve të UÇPMB-së, gjë kjo e cila qe paraparë edhe në Platformën e palës shqiptare.
“Jehona”: Çfarë prpozimi ka pala shqiptare për demilitarizimin e tërë rajonit?
R.Qazimi: Demilitarizimi i njëanshëm, për ne është i papranueshëm, kështu që duhet të demilitarizohen të dyja palët, ndërsa rajonin ta mbikqyrë policia multietnike.
“Jehona”: Pas demilitarizimit, cila do të jetë ardhmëria e UÇPMB-se?
R.Qazimi: Një pjesë e UÇPMB-së do të inkuadrohet në policinë multietnike, pjesa tjetër në institucionet shoqërore që do të  krijoheshin në bazë të principeve demokratike. Ajo që është me rëndësi, ne nga Bashkësia Ndërkombëtare do të kërkojmë që një pjesë e ushtarëve tanë të jetë e organizuar rreth një organizate, të ngjashëm me atë sikurse që në Kosovë është TMK-ja.
“Jehona”: U bënë gati 7 muaj që luftëtarët shqiptarë janë duke e mbajtur rendin në vendbanimet, të cilat ndodhen nën kontrollin e tyre. Çfarë është bashkëpunimi në mes ushtarëve dhe popullatës civile?
R.Qazimi: UÇPMB-ja ka nën kontroll mëse 80 për qind të vendbanimeve shqiptare në këtë rajon. Bashkëpunimi midis ushtarëve dhe popullatës civile është i mrekullueshëm, ngase përkrahjen më të madhe ne pikërisht e gëzojmë nga vet populli. Ky është një fakt i pamohueshëm, ngase secila shtëpi e ka nga një anëtar të mobilizuar në radhët e UÇPMB-së.
“Jehona”: A keni konsultime me subjektet politike shqiptare të Kosovës dhe cili është qëndrimi i tyre rreth Kosovës Lindore?
R.Qazimi: Kemi konsultime të përhershme me të gjitha subjektet politike shqiptare të Kosovës, të cilat kanë qëndrim të njejtë, se kriza në Kosovën Lindore duhet të zgjidhet me mjete politike.
“Jehona”: Në fund, z. komandant, si e shihni zgjidhjen e çështjes shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?
R.Qazimi: Sikurse që e kemi paraparë në Platformën tonë, zgjidhja e krizës në Kosovën Lindore, duhet të realizohet, krahas me arritjen e statusit përfundimtar të çështjes së Kosovës.
Intervistoi: Jeton Ismaili
( Kjo intervistë është botuar në Revistën JEHONA, nr 41, më 10 maj 2001, disa ditë para se të  vritet Komandant Lleshi )
Nga Tërnoci PRESS
xnxx
xxx
xxx
Leave a Reply
You must be Logged in to post comment.
© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch