Home » Lajme, Vatra » Florida Maliqi u zgjodhë kryetare e Forumit të Gruas në Lëvizjen Qytetare Vatra

Në kuadër të përgaditjeve për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen sipas kalendarit, me 29 tetor ose me 5 nëntor të këtij viti, në bazë të ligjit, Lëvizja Qytetare ”Vatra” në Gjilan po vazhdon pareshtur me aktivitete, me qëllim të rritjës, zhvillimit e fuqizimit.

Sot u mbajtè mbledhja konstituive e ”Forumit tè Gruas” ku kryetare u emèrua znj.Florida Maliqi, nènkryetare znj.Shukrie Bajrami dhe u zgjodhën 11 anètaret e kryesisè.Në këtë kuadër është bërë edhe riorganizimi i ”Forumit të Gruas”, ku kryetare është zgjedhur Florida Maliqi, ndërsa nënkryetare Shukrie Bajrami dhe njëmbëdhjetë anëtaret e kryesisë.

Florida Maliqi, premtoi angazhim maksimal për fuqizimin e gjinisë femërore jo vetëm në Lëvizjen Qytetare Vatra por, edhe në të gjitha sferat e jetës, e drejtë kjo e rregulluar edhe me ligj, por që në praktikë fare pak apo aspak nuk zbatohet. “Do të jem përkrah kërkesave dhe zgjidhjes së brengave tuaja, por edhe në shtytjen e zgjidhjen e shqetësimeve që ka gjinia femërore dhe së bashku do të arrijmë t’i eliminojmë pengesat”, tha Maliqi.

Forumi Gruas i Lëvizjes Qytetare Vatra, shpresojnë se do të kenë rritje duke shpresuar edhe në rezultate dhe marrje të disa mandateve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit, gjatë zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Fikri Mehmeti Zëdhënës në Lëvizja Qytetare Vatra

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by wordpress