Home » Lajme, Opinione » Fol pak e thuaj shumë!

Fol pak e thuaj shumë!


Shkruan: Nehat Hyseni 

Thënia, "të flasësh shumë e të mos thuash asgjë", apo të thuash fare pak është një
thënie e mençur që i dedikohet përditshmërisë tonë dhe performansës së
gjithëmbarshme shoqërore, politike, shkencore, kulturore, artistike, etj., që
përfshin pothuajse të gjitha sferat e jetës, pa përjashtime.
Pra, njeriu nuk thotë diçka, ndonjë mesazh, ide, vlerësim apo mendim, vetëm duke
folur. 

Përkundrazi! Edhe kur heshtim, ne themi qëndrimin tonë lidhur me temën e bisedimeve
apo të trajtimit të një fenomeni a dukurie. 
Sepse, nëse diskutuesi, folësi apo bashkëbiseduesi na pyet se a pajtohemi te dhe ne
heshtim, atëherë ne jemi përgjigjur se nuk e miratojmë diskutimin apo qëndrimin ose
argumentat për një gjë të tillë.
 Madje, me heshtje shprehim qëndrimin tonë pa i dhënë mundësi debatimi reth qëndrimi
tonë, duke e vënë ate në siklet për të dhënë argumente shtesë për ta justifikuar
qëndrimin apo pohimin e tij.
Pra, thënia se "po ju shkruaj gjatë, sepse nuk kam kohë të ju shkruaj shkurt" ka
kuptim, meqë sublimimi dhe perfeksionimi i mendimeve dhe qëndrimeve tona,
shpeshëherë kërkon shumë kohë dhe mund.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch