Home » Lajme, Opinione » Foltorja e Berishës kundër Bashës si Isa Mustafa me kompani kundër Vjosa Osmanit

Foltorja e Berishës kundër Bashës si Isa Mustafa me kompani kundër Vjosa Osmanit

Nga Skënder Sadri KAPITI

Po ta shikosh foltoren anti-Basha të Sali Berishës, atë shumë mirë mund ta krahasosh me inkuizicionin heretik të ish-Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me kompani kundër Vjosa Osmanit.

Isa Mustafa dhe servilët e tij në zgjedhjet e vitit 2019 nominuan për kryeministre Zonjën Vjosa Osmani pasi dihej dhe ishte e sigurtë se me ndonji kandidaturë tjetër si Mustafa  apo Haziri, Veliu e ndonje tjetër, nga  LDK-ja do të pësonte një humbje katastrofike ashtu sikurse p.sh. po ta kishte nominuar Sali Berishën Partia Demokratike për Kryeministër në zgjedhjet e 25 Prillit  2021  PD kurrë nuk do ta kishte arritur këtë rezultat që arriti me Luzim Bashën.

Me Berishën  si lider historik dihet se njëherë në vitin 1997 ra pushteti i tij , madje edhe me armë; ra pushteti i tij edhe me humbje akoma me të thellë në vitin  2013, dhe Berisha e mbylli karrierën tani në vitin 2021 e tashmë edhe me “non grata” nga SHBA-ja.

Dihet se cdo arritje Partia Demokratike dhe Shqipëria e ka në sajë të ndihmës prej SHBA-ve.

Fakti që Edi Rama nuk e meritonte dhe as nuk e meriton që të jetë Kryeministër i Shqipërisë,kjo nuk do të thotë se duhet legjitimuar riciklimi dhe rikthimi i Sali Berishës, të këtij   humbësi dhe të këtij  që tashmë duhej të ishte larguar në pension politik.

Ka Partia Demoratike personalitete dhe politikanë për kryeministër,  është Lulzim  Basha i cili është antiteza krejt ndryshe nga trinomi dështak dhe i se keqes Rama-Berisha-Meta.

Është e papranueshme  dhe mjerim për demokracinë nëse ajo personalizohet dhe identifikohet me një individ, sic e bëjnë këtë foltoristët me Sali Berishën.

Dhe këta e bëjnë këtë vetëm e vetëm për interesa personale, për të ruajtur, mbajtur e vetëm për të rifituar privilegjet e për ta pasur PD-në si strehë dhe mburojë politike.

Ashtu sikurse edhe Vjosa Osmani që nuk arriti të bëhej kryeministre  ne zgjedhjet e vitit 2019 pasi elektorati nuk kishte besim se Isa Mustafa nuk do të ishte përcaktues në emrine të  ministrave ashtu edhe në vendimmarrjet e qeverisë Osmani. Dhe këto ishin edhe arsye , si dhe    për shkak edhe të indiferentizmit dhe të tradhtisë më sakt të njerëzve egoist e inatxhinj nga kasta e kriminalizuar dhe e korruptuar e LDK-së të cilët nën rrogoz punuan kundër Vjosës, dhe që mundësuan humbjen e zgjedhjeve të LDK-së në vitin 2021.

Dhe histeria, arroganca dhe urrejtja e tyre kundër Vjosës e shkarkuan atë me një puc shteti brënda LDK-së nga të gjitha funksionet, gjë që e detyroi Znj. Osmani që të dalë në zgjedhjet e vitit 2021 me Listën “GUXO” duke fituar aq shumë dhe thelllë si më e votuara e që si meritë u zgjodh edhe Presidente e Kosovës.

 Më pastaj Grupi pucist i Isa Mustafës mori goditjen e rëndë ku për pasojë LDK-ja arriti rezultatin katastrofik në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2014. Kjo gjë e detyroi LDK që ta dëbojë Isa Mustfën si kryetar të saj. Dhe ky ndryshim lidershipi në LDK dha rezultain e vet të madh, atë që brënda tre muajve LDK fitoi zgjedhjet vendore të Tetorit 2021.

Edhe Lulzim Basha, kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike në Shqipëri, ai arriti një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, por ai nuk arriti që të bëhej Kryeministër po thuaj po për ato arsye si dhe Vjosa Osmani që nuk u bë kryeministre në vitin 2019.

Nëse në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 Partia Demokratike nuk do të kishte Sali Berishën në listë për kandidat për deputet, është e sigurtë se PD-ja do të  ishte sot në pushtet, dhe Basha do të ishte kryeministër sot, pasi as blerja e votave nga qeveria Rama nuk do ta kishte mundësuar që Basha dhe PD të mos fitonin.

Kjo sepse si opinion i brëndshëm ashtu edhe ai ndërkombëtar e dinin se nëse PD do të fitonte atëhere qeverinë do ta përcaktonte më së shumti Sali Berisha dhe Meta-Kryemadhi, ashtu sikurse atë të Vjosa  Osmanit ku Mustafa, Veliu e Haziri do ta vendosnin kabinetin qeveritar ashtu sikurse edhe bënë në Qeverinë “KURTI 1” kur Vjosa Osmani u neglizhua dhe nuk u pyet për ministrat e LDK-së.

Ndërsa në Shqipëri po të fitonte PD-ja, ndoshta kryeministër edhe mund edhe të vetëshpallej Berisha, si mjeshtër i  mbledhjes, grumbullimit dhe të manipulimit të firmave, pasi tashmë thotë se ai do të bëhet kryeministër po fitoi “foltorja” e tij kundër PD-së dhe SHBA-ve.

I vetmi ndryshim i madh i pucit Mustafa ndaj Osmanit nga ai i Berishës kundër Bashës është ai se Berisha si pucist ia kalon shumë e shumë herë Isa Mustafës pasi Berisha është edhe i shpallur “non grata” nga SHBA, pra Berisha “sfidon” kështu edhe PD-në , sulmon Bashën për të maskuar  “inatin” që e ka me SHBA-të. Prandaj e quajtura foltore do të dështojë.

Është shumë e cuditshme se si disa intelektualë nga Kosova iu turrën Albin KURTIT kur ishte  kryeministër i                 Qeverisë KURTI 1  duke e lincuar e akuzuar  atë si antiamerikan , e ndërsa disa nga po këta tipo-tifo-intelektualët nga Kosova për Berishën mendojnë ndryshe dhe e mbështesin foltoren e tij antiamerikane.

 Ju intelektualët politik admirues të Rugovës dhe ju  antarë, mediatikë, simpatizanë e politikanë nga radhët e LDK-së  që i bëni avokatinë Berishës, duhet ta dini se:

Ish Presidenti  Rugova ishte demokrat i mirëfilltë, ishte modest, i matur,  i urtë e tolerant; ishte patriot dhe nuk bënte asnjë lëshim në dëm të interesit kombëtar. Rugova kishte vizionin e palëkundur si besnik e proamerikan kushdo që fitonte e që  ishte President i SHBA-ve; ai  ishte një personalitet që kurrë nuk u njollos nga lakmija e  korrupsioni. Ishte politikani e shtetari që mbi gjithcka kishte interesin kombëtar dhe jo atë personal.

Këto e dallojnë ishPresidentin Rugova nga të gjithë politikanët e shtetarët si nga Shqipëria e Kosova duke përfshirë edhe Sali Berishën.

Lulzim Bashës me 25 Prill 2021 i erdhi humbja kryesisht prej matrapazllëqeve të ulta të pushtetit e të qeverisë Rama, të cilët përdoren të gjitha kapacitetet qeveritare e shtetërore si dhe blerjen e votave. Por jo vetëm kjo, por Bashës i punuan kundra duke u vënë në shërbim të pushtetit edhe disa farë partizash që dolën nga PD-ja dhe u bënë patareca të Edi Ramës.

E tani rezulton edhe turpi tjetër i atyre të cilët e braktisën dhe nuk morën pjesë në fushatën e Partisë Demokratike, dhe këta janë ishdeputetë dhe disa deputetë aktualë të Partisë Demokratike, e madje edhe ishPresidenti Bujar Nishani të cilët pas 25 Prillit 2021  iu turrën si hijena politike Lulzim Bashës për ta larguar atë nga Partia Demokratike si Kryetar. Edhe kjo orvajtje e këtyre pucistëve të dështuar dështoi si vetë ata dështakë. Mirëpo ata tani grumbull dhe rrethbashkuar rreth ishKryeministrit Berisha e ishkryetarit të PD-së, Sali Berisha, po pëpiqen që me anë të një farë foltoreje të organizojnë një Kuvënd foltoristo-berishist për ta larguar Lulzim Bashën si Kryetar të PD-së.

Këta do të dështojnë përfundimisht dhe nuk duhet që të kenë vënd në Partinë Demokratike pasi ata nuk i lidh më asgjë me PD-në.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress