Home » Opinione » Formula magjike e dy qeverive për Luginën: “Abrakadabra”

Formula magjike e dy qeverive për Luginën: “Abrakadabra”

Shkruan: Nehat Hyseni

 

Në vend të ndihmës dhe mbështetjes së sinqertë,  konkrete, vëllazërore e shtetërore nga dy qeveritë shqiptare për ta ruajtur ekzistencën e vet kombëtare në trojet e tyre stërgjyshopre, shqiptarëve të Luginës së Preshevës u ofrohen formula të pakuptimta magjike: “abrakadabra”, duke mos siguruar mbështetje instituciuonale për ta, me hapjen e Konsullatës shqiptare dhe Zyrës së Kosovës në Preshevë për koordinimin e aktiviteteve dhe implementimin e projekteve në këtë drejtim.

 

Dy shtete shqiptare
Shqiptarët si komb kanë mbijetuar me shekuj në Ballkan dhe në diasporë gjithandej nëpër botë, edhepse të copëtuar në pesë shtete dhe të ndarë në tri fé të ndryshme: në muslimanë, katolikë dhe ortodoksë.
Shpërnguljet dhe dyndjet e përndjekjet i shoqëruan ata ndër shekuj, për të arritur që më 28 Nëntor 1912 ta ngrisin flamurin kombëtar shqiptar si simbol të shtetit të tyre të parë. Gjithashtu  më 17 shkurt 2008 u shpallë pavarësia e shtetit të dytë shqiptar, Republika e Kosovës.
Ishte kjo ngjarje e shumëpritur për mbarë kombin shqiptar në përgjithësi, e sidomos për popullin e Kosovës. Me këtë akt iu vu pikë dhe i erdhi fundi definitivisht zgjedhës shekullore të regjimit të pashpirt antishqiptar në këto troje tona stërgjyshore.

 

Andaj, kjo ngjarje madhore gjithëkombëtare u festua nga të gjithë shqiptarët kudo që janë: nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe nga diaspora shqiptare.
Tani ndodhemi në vigjilie të kremtimit të gjashtëvjetorit të këtij evenimenti të rëndësishëm të historisë shqiptare. Edhepse akoma i brishtë dhe me shumë sfida, shteti i Republikës së Kosovës për çdo ditë e më tepër është duke ngritur shtat dhe është u pranuar nga mbi 106 shtete në botë.
Ndërkaq, në këto momente kur kanë filluar të ndihen shenjat e atmosferës së festës së madhe që na pret, mjerisht nuk e kanë fatin që edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët i gëzohen shumë lirisë së Kosovës, por vet janë të detyruar të vuajnë nën zgjedhën e regjimit të pamëshirshëm antishqiptar të Serbisë.

 

Zhgënjimi nga mbledhja e 11 janarit në Prizren
Atyre u duhet ndihma vëllazërore nga  dy shtetet shqiptare, si kurrë më parë.
Pritjet ishin jashtëzakonisht të mëdha nga takimi midis dy qeverive shqiptare në “kryeqytetin gjithëshqiptar”, ku u mbajt Lidhja e Prizrenit 136 vjet më parë. Por, edhepse u mbajtë ky takim i shumëpritur më 11 janar 2014 në Prizren, në vend të gëzimit të shumëpritur se më në fund do të ndodhë diçka më shpresëdhënëse për këta shqiptarë të mjerë, të mbetur jashtë “shtëpisë” (shtetit) të Kosovës dhe jashtë kornizës shtetërore shqiptare, se më në fund do të “agoj dita” dhe do të shohin dritë në “fund të tunelit” dhe skëterrës shfarosëse të regjimit antishqiptar të Serbisë, megjithatë u zhgënjyen!
Pra, shqiptarët e Luginës së Preshevës u zhgënjyen rëndë nga dy qeveritë e shteteve shqiptare jo nga shuma e vogël, madje më pak se simbolike që ato vendosën të ndajnë, me të cilën, përveç thellimit të zhgënjimit,  sollën frustrim shtesë në opinionin shqiptarë, duke e përjetuar si një poshtrim përbuzës dhe në mënyrë eksplicite tregonin edhe nivelin e përkujdesjes dhe peshës që ka kjo pjesë e shqiptarisë në agjendën aktuale dhe logjikës shtetformuese shqiptare të tyre.

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës  për Luginën

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës  janë mësuar me pritje dhe zhgënime të këtilla. Sidomos pritjet dhe shpresat e e tyre ishin të mëdha me nismën e deputetit Lutfi Haziri për miratimin e Rezolutës së Kosovës për Luginën, për të cilën u debatua më 31 maj 2013 në Kuvendin e Kosovës prej orës 10 deri në orën 18, me një pauzë për drekë, kurse më 6 qershor u miratua.

 

Kjo Rezolutë parashihte obligimin e Kosovës për përkujdesje institucionale ndaj shqiptarve të Luginës, duke përcaktuar si obligim për hapjen e zyrave të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan,etj. Madje, në atë mbledhje ishim të ftuar edhe përfaqësuesit e Shqiptarve të Luginës për ta ndjekur nga afër atmosferën në sallë.
Kjo Rezolutë e Kuvendit të Kosovës përjetohej si kthesë e domosdoshme nga mbështetja verbale, si themi ne preshevarët  “sa për sy e faqe”, ndonjë “këshillë” para kamerave dhe opinionit, dhe aty përfundonte.  Mjerisht, asgjë më tepër!
I tillë ishte edhe rasti me Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së vitin e kaluar, ashtu si edhe me vizitën e ministres Çitaku në Luginë dhe aferës së librave që ajo i dhuroi në emër të Qeverisë së Kosovës, por duke i futur ilegalisht, pa siguruar lejen nga Serbia.
Trishtimi i shqiptarve të Luginës konsiston në faktin se ata nuk mund ta kuptojnë fare sjelljen shtetit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së tij, duke mos e shtruar fare çështjen e Luginës në dialogun e Brukselit.

 

Madje, nënshkrimin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 e përjetojnë si tradhëti të rëndë kombëtare dhe një keqkuptim me përmasa tragjike për Luginën, Kosovën dhe për mbarë kombin shqiptar. Asnjë logjikë normale shtetformuese e shteteve dhe kombeve të civilizuara nuk mund ta kuptoj këtë mospërfillje, mosinteresim për kombin e vet, qeveria e së cilës 5 vjet rrjesht nuk i kishte pranuar në asnjë takim përfaqësuesit e Luginës!
Dhe kur u detyruan t’i pranojnë me rastin e tensionimit  maksimal të situatës lidhur me Lapidarin, “ekspertë” të Kosovës  ashtu si Qeveria e tyre, u përpoqën që me “formulat e tyre magjike” ta mposhtim xhandarmerinë serbe!

 

Me “abrakadabra” nuk ruhet shteti as kombi


Pra, me “Abra- Kadabra” nuk mbahet shteti dhe nuk ruhet shqiptaria! Këtë e kanë kuptuar heret kombet e civilizuara, të cilët formuan shumë para nesh shtetet e tyre kombëtare dhe vendosën mekanizma për ruajtjen e pjesëtarëve të kombit të vet jashtë shtetit të tyre amë. Kurse ne shqiptarët kënaqeshim duke harxhuar e ergjinë për historinë tonë të lashtë, pa na m etur forcë për të sotme  dhe të ardhmen.
Ashtu si dikur, në kohën e daljes së Shqipëri nga komunizmi, “gjenitë” shqiptarë i jepnin ders ekonomistëve perëndimorë se si mund të fitohet paraja, duke gjetur formulën magjike të shumëfishimit të kursimeve bankare “brenda natës”.

 

Dhe këtu kishte një keqkuptim: perëndimorët kurrësesi nuk arrinin ta kuptonin “gjenialitetin” e shqiptarve. Kurse, shqiptarët nuk e kuptonin “paftësinë”, madje edhe  “budallallëkun” dhe “idiotësinë”perëndimorëve, të cilët “kishin para por u
mungonin mentë”! për t’u pasuruar shpejtë, madje në mënyrë të rrufeshme.

Kështu u formuan kursimet piramidale, të cilat u rrënuan, duke rrënuar edhe shtetin dhe shoqërinë shqiptare në vitin 1997. Situatë të ngjashme, edhepse jo sa në Shqipëri, pati edhe në vendet tjera ishkomuniste. Pra, mospërvoja shoqërore bënë që budallallëku ordiner të na duket si mençuri, madje edhe gjenialitet.

Sa duket, e njejta gjë është duke ndodhur edhe me shtetin e Kosovës dhe Qeverinë e saj të udhëhequr nga Hashim Thaçi qe pothuajse shtatë vjet. Por, nuk i mbetet fare mbrapa as Qeveria e Edi Ramës, në hapat fillestarë të “gjenialitetit” të vet.

“Gjenialiteti” i Qeverisë  Thaçi

Pikërisht në veprimin mbrapshtë krahasuar me praktikën e shteteve me përvojë të gjatë dhe të suksesshme demokratike. Në vend të përkrahjes së shqiptarve të Luginës, kryeministri Thaçi preferonte injorimin e tyre, duke mos i përfillur fare, sikur të mos ekzistonin mbi dhé. Preshevarët thonë me ironi, bëhej “anglez” se nuk e din as shqipen. Prandaj edhe e bllokon zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të 6.06.2014 për Luginën, nuk i ka kyçur fare në bisedimet e Brukselit, etj. S’do mend se edhe fëmijtë shqiptarë e kanë të qartë “gjenialitetin” e këtillë politik të Thaçit, që nuk dallon fare nga mençuria e përmendur e “ekspertëve” shqiptar lidhur me piramidat bankare!

“Gjenialiteti” i Qeverisë Rama

Gjenialiteti politik i Qeverisë Rama nuk dallon shumë nga ai i Thaçit. Përkundrazi. Ata shumë lehtë u dakorduan në mbledhjen e dy qeverive në Prizren për “heqjen qafe” të Luginës, duke i ndarë nga 50 mijë euro, që i bie sikur zemërgjërësia për t’i dhënë fëmiut një cent “për të blerë çokollatë. Mashallah, mos t’i marrim mësysh!
Madje pretendonin dyfish: për maternitetin tani më të përfunduar nga Serbia, si dhe themelimin e Fondit për Luginën! Sikur në përallat e Nasradin Hoxhës.
Pra, me keqardhje dhe trishtim të madh konkludojmë për performansa dhe ndihma e munguar vëllazërore e dy shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) për shqiptarët e Luginës së Preshevës ka mundësuar krijimin e Çamërisë së shekullit XXI, duke u boshatisur trojet stërgjyshore të kësaj pjese të Shqiptarisë.

Përkundrejtë “gjenialitetit” shqiptar të (mos)përkujdesjes për pjesët e veta të mbetura jashtë atdheut, shtet dhe kombet e tjera europiane veprojnë ndryshe. Hungaria për çdo nxënës hungarez të Vojvodinës që vijon shkollimin në gjuhën e vet amtare hungareze, ndanë burse 150 euro në muaj.

 

Ngjajshëm vepron edhe Kroacia me pakicën e vet kombëtare jashtë shtetit amë. Kurse Serbia ndanë reth 70 mijë paga mujore për serbët e Kosovës dhe investon reth 500 milion euro në vit për serbët e Kosovës, të cilët i mbështetë edhe në lëmin e sigurisë,  duke i mbështetur që të vendosin barrikada, t’i kallin gjykatat dhe doganat, etj.

 

Konsullata shqiptare dhe Zyra kosovare, të domosdoshme!

Madje, Serbia kishte ministri të veçantë për Kosovën, e cilat tani është shndërruar në Zyre qeveritare për Kosovën, si dhe në atë për Diasporën serbe. kanë organizuar edhe Dialogun e Brukselit për mbështetjen e tyre. Kurse,

 

Qeveria kosovare bënë sehir, duke mos denjuar fare as që t’i përmendë shqiptarët e Luginës, duke mos i hapur së paku zyrat e Luginës në Kosovë, si dhe atë të Kosovës në Preshevë. Kurse Qeveria shqiptare kurrësesi të vendosë për hapjen e Konsullatës shqiptare në Preshevë, madje nuk lejoi fare që të hapej kjo temë në takimin e javës së kaluar të përfaqësuesve të Luginës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Tiranë.

 

Pra, qeveritë e dy shteteve të pavarura shqiptare sot nuk aplikojnë praktika minimale dhe  standarde europiane e rajonale për pakicën shqiptare jashtë atdheut,  për mbnështetjen, mbrojtjen, avancimin dh e mirëqenien e tyre, si vepron bota normale që na rethon.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch