Home » Lajme, Opinione » “Formula magjike” për pushtet të përjetshëm në Republikën e Kosovës

“Formula magjike” për pushtet të përjetshëm në Republikën e Kosovës

Shkruan: Nehat Hyseni
Për të siguruar pushtet të përjetshëm dhe për t’u garantuar se askush nuk mund të na luhasë nga karriga e të gjithëfuqishmit, së pari duhet shfrytëzuar pakënaqësitë për gjendjen e vështirë në popull dhe duhet nxitur tollovitë dhe protestat popullore, pastaj duhet dalur në ballë për t’i orientuar ato, siç veproi V.I.Lenini (1917) në Revolucionin e Madh të Tetorit dhe ja – socializmi bolshevik, apo diktatura komuniste, si “diktaturë e proletariatit” dhe e krijimit të klasës së “përfaqësuesve të popullit”, dmth. të aparatçikëve të sapoinstaluar në pushtetin e shoqërisë “pa klasa”!Meritat e tyre “historike” ishin dhe mbetën në rrënimin e shoqërisë së padrejtë dhe të regjimit të korruptuar e antipopullor, prandaj edhe “tradhëtarë” e “kundërrevolucionarë”.Për këtë arsye, një shekull më vonë nga ngjarjet “e lavdishme” të Revolucionit Bolshevik të Tetorit (1917), në protestat “revolucionare” të Vetëvendosjes nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Republikës së Kosovës, në dekadën e dytë të shekullit XXI, me gurë e koktejë molotovë u gjuajtën policia dhe shteti, duke ndezur gjithçka para vetes: ndërtesat e Qeverisë dhe pasuria publike dhe pronat private dhe duke u gjuajtur “shtrigat” siç u veprua masat e varfëra popullore të nxitura nga kisha katolike dhe kleri fetarë në mesjetë, për ta “rrënuar të vjetrën” dhe për ta instaluar regjimin albinist të VV-së në Republikën e Kosovës, me anë të Revolucionit të Vonuar Demokratik të Rexhep Qosjes, si frymëzues dhe inspirues ideologjik të kësaj lëvizjeje revolucionare për “shpëtimin” e Kosovës dhe për vendosjen e pushtetit të përjetshëm të Albin Kurtit, duke suprimuar çdo formë të demokracisë, si “relikt i dekadencës” në të kaluarën!Demokracia si sistem politik e si formë e qeverisjes është e mirë vetëm si “shkallë” për t’u ngjitur në pushtet, pastaj flaket nga diktatorët, si e “panevojëshme”, madje edhe e rrezikëshme!Shkelësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës para Albinit, sipas tij janë “kriminelë”, kurse ky që po e shkelë vet dhe e ka bërë “paçavër” Kushtetutën, të shpallet “kryekriminel”?!Gjithçka premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti e shkeli katërcipërisht,duke e përdhosur Kushtetutën e Republikës së Kosovës si leckë të pavlerë!Kokëfortësia dëshpruese për të mbetur sa më gjatë në pushtet, edhepse me legjitimitet të mohuar nga Kuvendi i Kosovës, po shpërfaq dhe diskrediton prirjet diktatoriale të Kurtit!Ideja e Qeverisë Kurti në detyrë për vendosjen e orarit të ndalimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve, është nga perudha e socializmit, për orarin e lëvizjes së makinave sipas numrit të targave!Pandemia është duke i shërbyer “aparatçikëve” të Vetëvendosjes për të qëndruar sa më gjatë në qeverisje të vendit, pa legjimitet politik, meqë janë shkarkur me një shumicë të kualifikuar, prej më shumë se 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që do të mjaftonin madje edhe për ndryshimin e Kushtetutës dhe për marrjen e vendimeve më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.Kosova, sa duket, në këtë fillimshekulli XXI dhe në këtë kohë pandemie të coronavirusit, njëkohësisht është edhe në rrezik real nga sparstçikët e rinjë, që janë të vendosur për luftë të pakompromis për pushtet të pakufishëm dhe të përjetshëm “në emër të popullit”, për ta rrënuar pastaj çdo formë e çdo vlerë të mirëfilltë e demokratike të shoqërisë së brishtë dhe të shtetit ri e me shumë probleme serioze të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch