Home » Opinione » Forumi i Albanosferës: REZOLUTE

Forumi i Albanosferës: REZOLUTE

Forumit te Albanosferes mbledh në takime periodike politikanë e rinj më të spikatur nga hapësira shqiptare ne rajon, per te diskutuar dhe mundësisht lobuar për një agjendë të përbashkët integrimi dhe zhvillimi për gjithë Albanosferen, ndërkaq Luginën e Preshevës e përfaqëson Ragmi Mustafa nga Partia për Veprim Demokratik . Është një iniciativë e Grupimit G99 ne Shqipëri. Ne takimin e pare i cili u mbajt ne Tirane dhjetorin e kaluar u diskutua zhvillimi dhe integrimi ekonomik i Albanosferes. Ne Takimin e II fokus ishte Evropianizimi. Ndonëse Takimi i III është mbajtur më 19-20 maj në Ulqin me fokus “Diaspora Shqiptare”.

Forumi i Albanosferës

REZOLUTE

Anëtarët e Forumit të Albanosferës, përfaqësues të partive politike shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, në përfundim të takimit të tretë ku u diskutuan çështje të diasporës shqiptare,

Duke mbajtur parasysh lëvizjet emigratore të shqiptarëve dhe përqindjet e konsiderueshme të shqiptarëve që jetojnë jashtë hapësirës shqiptare në rajon

Duke mbajtur parasysh kontibutin e diasporën shqiptare si një dhe të vetme dhe duke vlerësuar se bashkëpunimi i vendeve tona mund të sjellë një hov cilësor në politikat, planet dhe strukturat koordinuese për diasporën

Duke mbajtur parasysh rolin e diasporën si një resurs të qënësishëm zhvillimi ekonomik, kapitali human, vlerat sociale dhe ndikimi gjeopolitik.

Duke mbajtur parasysh se është e domosdoshme që të kalohet nga menaxhimi i flukseve emigratore, në politika të menaxhimit të kapitaleve të diasporës

Duke mbajtur parasysh efektet e krizës globale ekonomike mbi emigrantët

Përkushtohen të inkurajojnë e mbështesin në hapësirat politike respektive

Angazhimin politik dhe institucional për hartimin e një strategjie dhe plani veprimi të përbashkët për emigracionin.

Hartimin e një Atlasi demografik, gjeografik dhe një regjistër të sipërmarrjeve për diasporën

Nxitjen e politikave që mundësojnë investimin e kapitaleve të diasporës në prodhim dhe jo thjesht në konsum, duke nxitur bashkimin e kapitaleve

Mbajtjen e një kongresi të diasporës shqiptare, ku të zgjidhet një autoritet koordinues për diasporën.

Krijimin e qëndrave kulturore

Forcimin e strukturave institucionale për diasporën dhe thellimin e bashkëpunimit institicional duke krijuar struktura të përbashkëta

Garantimin dhe krijimin e kushteve për emigrantët për të votuar në vëndet pritëse

Përfaqësimin e Diasporës në Parlament dhe në Qeveri.

 

Ulqin, 20 Maj

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch