Home » Lajme, Vendore » Forumi Rinor i Partisë Demokratike

Forumi Rinor i Partisë Demokratike

Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon nga kryesia qendrore që të fillojë procedurën për formimin e grupeve të ekspertëve të lamive të ndryshme që do të veprojnë në kuadër të këtijë subjekti politik.

Kryesia e Forumit rinorë e PD-s në mbledhjen e vetë të mbajtur në ditën e shtunë më 17.12.2011, në mesin e disa pikave të rendit të ditës të cilat i shqyrtoi, në fund të takimit diskutoi edhe për një pikë të rendit të ditës shumë të rëndësishme.

Në kryesinë e Forumit Rinorë të PD-s  tani më janë inkuadruar Kudro dhe profile të ndryshme shumë atraktive për nevojën e kohës dhe momentit shumë të vështirë që na u është imponuar në situatën e krijuar në të gjitha sferat e jetës për Shqipëtarët e Komunës së Bujanocit. Kur kemi parasysh se në Forumin Rinorë të PD-s për ta dhënë kontributin e vetë e para së gjithash profesional, si Juristë, Ekonomistë, Inxhenjer, Arhitektë dhe shumë kuadro të lamive tjera të shkolluara në Univerzitete të ndryshme si ai i Prishtinës, Tiranës, Tetovës por edhe Univerziteteve tjera me renome botërore, mu edhe nga kjo rrjolli kjo iniciativë.

Kryesia e Forumit Rinorë, i propozon, dhe në formë kërkese i’u drejtua Kryesisë të Partisë Demokratike që menjëherë, në takimin e radhës të marrë iniciativën, dhe të fillojë procedurën e formimit të Grupeve të Ekspertëve, edhe ate si vijonë:

  1. Grupin e eksertëve për zhvillim ekonomik.
  2. Grupin e ekspertëve për çështje të Arsimit të ulët dhe të lartë.
  3. Grupin e eksertëve për çështje Sociale dhe kujdesje për familjet

skajshmërishtë të zhytura në varfëri ekstremne.

Kjo do të ishte faza e parë për formimin e këtyre grupeve punuese që do t’i përbënin ekspertë dhe profesionistë adekuatë për lamitë përkatëse.

Kurse faza e dytë do të vazhdoje me formimin e grupeve punuese tjera, edhe ate si vijonë: Grupin e ekspertëve për Shëndetësi, Kulturë, Sportë, informim, etj, etj, varësishtë nga nevojat dhe kapacitetet e Subjektit të PD-s me të cilat disponon.

Bujanoc. 17.12.2011.

Shërbimi për informim pranë Partisë Demokratike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch