Home » Lajme » FOTOREPORTAZH: MËHALLA E KUKLARËVE NJË SHTYLLË E PRESHEVËS*

FOTOREPORTAZH: MËHALLA E KUKLARËVE NJË SHTYLLË E PRESHEVËS*

Presheva i takon kohës Antike, fisit Dardan dhe bënte pjesë në Mbretërinë e Dardanisë.

Ajo i ruajti Mëhallët si rrallë ndonjë qytet në trevat shqiptare.

Mëhallë sipas fjalorit të gjuhës shqipe është lagje, grumbull i madh njerëzish, shumicë. Kishte një mëhallë fëmijë. U bënë një mëhallë njerëzish, pa përcaktim lidhjeje të gjakut , gjinie, racore, fisnore, fetare. Ndërsa tek fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, fjalë turke, lagje, pjesë e qytetit apo e katundit.

Lidhur me Preshevën dhe Mëhallat e saja shkruan shumë autorë, por do t’i veçoja vetëm disa prej tyre.

J.F. Trifunoski në librin e tij “Presheva” të botuar më 1951 shkruan mbi Preshevën dhe mëhallët e saja.

T.P. Vukanoviq, poashtu shkruan për Mëhallët e Preshevës në librin : Presheva, botuar më 1966.

Sipas autorit J. Haxhi-Vasileviq, Presheva ndahet në 4 mëhalla : Mëhalla e Mutishëve, Mëhalla Paxhik, Mëhalla e Ali-Metëve dhe Mëhalla Amedive. Kështu shkruan autori në librin e tij :Serbia e Vjetër Jugore, Rajoni i Preshevës, e botuar më 1913.

Ibrahim Kelmendi në librin e tij : Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, botuar më 2006

shkruan : Shqiptarët e Preshevës ndahen në mëhalla : Murtishtët, Kajajt, Mullabeqirët, Nezajt, Derrajt, Berajt, Rahmanët, Golomeshët, Ali-Metajt, Hodajt, Budumtë, Sheh-Halilët, Kamberët, Dodajt, Bajraktarët dhe të tjerë. Çdo mëhallë asht gjini në vete. Disa prej gjinivet i përkasin fisevet : Sop, Kelmend, Thaç dhe Krasniq.

Për Mëhallët e Preshevës shkroi edhe autori i këtyre rreshtave.(në Presheva.com, më 11 korrik 2009 dhe në revistën Perspektiva)

Kohëve të fundit bëra disa  studime dhe në bisedat që i zhvillova me disa të moshuar të Preshevës erdha në përfundim se Mëhallët më të vjetra të Preshevës janë :  MËHALLA E DOGANËVE , e cila shtrihet në të djathtë të lumit dhe i përketë fisit Kelmend, MËHALLA E KUKLARËVE, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit dhe i përket kryesisht fisit Thaç, MËHALlA E SHEH-HALILËVE DHE E ALI-METËVE, që shtrihen në anën e majtë të lumit dhe i përkasin fisit Sop.Këto dy mëhalla janë të një gjaku.

Mëhalla e Doganëve i përket një gjinie/loze), sipas lidhjes së gjakut dhe aty kryesisht bëjnë pjesë : Doganët, Kajallarët, Berberët, Mutishët, Sali-Musët (Hanucët), Haxhi-Beqirët, Mulla-Ademët, Pamukët, Qutët, ndërsa në Mëhallën e Sheh-Halilëve dhe Ali-Metëve  kryesisht bëjnë pjesë : Ali-Metët, Sheh-Halilët dhe Hoxhët.

Në Mëhallën e Kuklarëve kryesisht bëjnë pjesë : Dodallarët, Begajt, Kamberët, Majancalitë, Baballukët, Malokët, Mulla-Abazët, Napranët, Zelçajt, Bixhallarët, Hallaçët, Tuliqët dhe një pjesë e Derrajve.

Mëhalla e Kuklarëve shtrihet në pjesën veri-perëndimore të qytetit, në lugun ndërmjet Kodrës së Ali-Metëve dhe Kodrës–Guri i Bollës, gjegjësisht ajo shtrihet rrëzë këtyre dy Kodrave, në veri të Kodrës së Ali-Metëve dhe në jug-lindje të Kodrës-Guri i Bollës.

Teza e Jovan Trifunoskit, studiues nga Maqedonia dhe thëniet e disa pleqëve të kësaj Mëhalle, se popullata e kësaj Mëhalle ka ardhur pas Kongresit të Berlinit nga Malësia e Shkodrës dhe nga Malësia e Kukësit nuk qëndron. Kjo është një periudhë e vonshme, kur në këtë Mëhallë kishte popoullatë të këtyre gjinive. Disa pleqë te Mëhallës së Kuklarëve kur folin për trungun e tyre familjar, na numrojnë shumë gjenerata, prej 8-12 gjenerata,  të cilat e kalojnën vjetërsinë e ardhjes së popullatës të kësaj Mëhalle pas vitit 1878, ashtu qysh mundohet ta vërtetojë autori Trifunoski.

Emri i Mëhallës së Kuklarëve nuk dihet saktësisht qysh ka mbetur, edhepse shumë pleqë të kësaj Mëhalle dhe Trifunoski e vërtetojnë  me sinonimin Kukës-Kuklar.

Në hulumtimet dhe studimet e mia nuk gjeta fakte dhe argumente për një vërtetim të tillë dhe për një saktësi të kësaj teze. Mbetet që gjeneratat e ardhme ta studiojnë origjinën e emrit të Mëhallës së Kuklarëve. Po qese vërtetohet, teza e Trifunoskit, atëherë zbardhet fakti se popullata e kësaj Mëhalle, por edhe e Preshevës është e re dhe ka ardhur shumë vonë, pas Kongresit të Berlinit, çka nuk qëndron aspak, sepse popullatë shqiptare katolike, ortodokse dhe muslimane kishte në Preshevë edhe para Kongresit të Berlinit.

 

Mëhalla e Kuklarëve nuk i takon Mëhallëve që kanë një gjini/një lozë/, një lidhje gjaku apo fisnore. Ajo është Mëhallë territoriale ku me qind vjetë kanë jetuar gjini të ndyshme, në një territor të përbashkët. Gjithë Mëhallën e Kuklarëve e ka lidhur një strumbullar, një territor, në mes të të cilit  gjendet “Loma e Majancës”. Në të  kanë fshirë drithnaja banorët e Mëhallës së Kuklarëve, por edhe të Mëhallëve të tjera dhe më gjërë. Në këtë vend kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera :  lojërat e fëmijëve, të të rinjve, bisedat e të mëdhënjve dhe të Pleqëve të Mëhallës, për probleme jetësore, politike, fetare. Në të gjitha këto lojëra, biseda, fshirje,  asnjëherë, bile deri më tash nuk kanë ndodhur mosmarrëveshje, rrahje, vrasje të pjesëtarëve të popullatës së kësaj Mëhalle, edhepse të gjinive të ndryshme.

Poashtu konstatojmë se banorwt e Mëhallës së Kuklarëve nuk janë martuar mes veti. Bile deri tash nuk kemi ndëgjuar për ndonjë rast të tillë. Poqese  ka pasur mosmarrëveshje të Fëmijëve, të Rinjve, ato nuk janë smadhur, por janë zgjidhur menjëherë dhe në mënyrë paqësore.

 

Mëhalla e Kuklarëve kryesisht përfshinë rrugën “Abdullah Krashnica” dhe një pjesë të rrugës “Vranja”.

Edhe sot pjesëtarët e kësaj Mëhalle ftohen në gazmende familjare, në dasma e tjera gëzime, por edhe në hidhërime, vdekje janë sëbashku që rrallë ndodhë me Mëhallët të tjera.Andaj konkludojmë se Mëhalla e Kuklarëve është shembull e tolerancës ndërshqiptare,mirëqeniesë, jetesës së përbashkët të gjinive të ndryshme.

Mëhalla e Kuklarëve shpesh quhet edhe Mëhalla-Guri i Bollës, sipas një legjende se në fillim të Kodrës-Gurit të Bollës paska pasur shumë bolla të mëdha, për të cilat thuhet se edhe sot dalin nga Gurishtja, por jo në ato përmasa.

Presheva i ka katër shtylla kryesore që e kanë bartur historinë e Preshevës : Mëhalla e Kuklarëve, Mëhalla e Doganëve, Mëhalla e Ali-Metëve dhe Mëhalla e Sheh-Halilëve.Duhet studiuar përçka literatura dhe pleqët nuk e përmendin Mëhallën e Shehëve, e cila ka dhënë shumë kombëtarisht: Maksut Shehu, Ymer Shehu. Mëhalla e Kuklarëve dha Haxhi Abazin dhe Kamber Agën.

Më vonë edhe Mëhallët të tjera të Preshevës dhanë kontribut të madh në historinë e Preshevës dhe në Lëvizjen mbarëkombëtare shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Guri i Kodrës-Guri i Bollës ishte shkëmb gëlqeror, andaj edhe përdorej për furrat e gëlqereve. Gëlqerja nga Furrat i plotësonte nevojat e banorëve të Mëhallës së Kuklarëve, por mbetej edhe për shitje.

Banorët e Mëhallës së Kuklarëve në Kodrën-Guri i Bollës çelën ara dhe vreshta si dhe pemishte, të cilat i punuan me përkushtim të madh dhe i rrethuan me gardhiqe dhe mur-guri, për t’i mbrojtur  ato nga kafshët, por edhe nga erozioni i tokës. Ishin të njohura arat, pemishtet e pronarëve, sidomos vreshtat e banorëve të kësaj Mëhalle.Ara, vreshta dhe pemishte pos banorëve të Mëhallës kishin edhe banorët e Mëhallavë të tjera dhe më gjërë. Arat mbilleshin me grurë, misër, patate e tjerë, kështu thonë banorët e kësaj Mëhalle.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banorët e Mëhallës së Kuklarëve tregojnë se në të dy anët e Lugut të Blinit ka pasur stane. Lugu i Blinit kishte një kullosa të pasura jo vetëm për bagëtinë e Mëhallës, por edhe më gjërë.

Bile, në fillim të Lugut të Blinit, në të majtë të tij ishte një rrafshinë ku të rinjtë e Mëhallës së Kuklarëve luanin lojëra të ndryshme dhe thuajse e kalonin tërë kohën e lirë.

 

 

Çezma gjendet diku në brendi të Lugut të Blinit dhe në të gjitha sezonet kishte bollëk ujë të pijshëm. Këtu vinin banorët e Mëhallës së Kuklarëve, për të mbushur ujë të pijshëm dhe për t’i dhënë ujë kafshëve. Edhe sot uji rrjedh nga Çezma e Hamit Tërrnavës dhe e ndërtoi personi në fjalë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kolibet e Çobanëve shtriheshin rrëzë Majës së Zabelit kah Mëhalla e Kuklarëve.

Më herët kjo pjesë nuk ishte e mbuluar me kaçuba dhe drunjë, por këtu ishin të vendosura Kolibet e Çobaneve të dhenëve e kafshëve të tjera.Sidomos ishin të njohura toriqet e dhenëve.

Kjo Çezmë ka marrë emrin sipas Majës së Zabelit, uji edhe sot rrjedhë në te dhe përdoret për kafshët e Mëhallës dhe më gjërë. Këndej kalonin banorët e Mëhallës së Kuklarëve, por edhe të Mëhallavë të tjera, të cilët kishin vreshta dhe gjatë vjeshtës e çonin rrushin në shitje me gomarë apo kuajë në Gjilan apo gjetiu. Këtu tek Çezma ndaleshin, pushonin, pinin ujë njerëzit dhe kafshët, pastaj e vazhdonin rrugën për Gjilan, në pazar e shitnin rrushin dhe për ndërrim blenin mallra të tjerë, të nevojshëm për shtëpi: vaj, sheqer, kripë e tjerë.

Rruga prej Mëhallës së Kuklarëve, nëpër Majën e Zabelit lidhet me rrugën e sotme rajonale Preshevë-Gjilan.

Maja e Zabelit kishte kullosa të pasura për dhenë, dhi, e kafshë të tjera. Banorët e Mëhallës së Kuklarëve, po edhe të tjerët merreshin me të madhe me blegtori.

Kjo rrugë më herët kishte rëndësi të madhe ekonomike.

 

*Pjesërisht titullin e huazova nga Ibrahim Kelmendi: Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë

 

Referencat

1.Xhemaledin Salihu, Mëhallët e Preshevës, Presheva.com, më 11 korrik 2009

2.Xhemaledin Salihu, Mëhallët e Preshevës, Perspektiva, nr. 143/144, 2009, f. 14-15

3.Jovan F. Trifunoski, Presevo, Beograd, 1951

4. Jovan F. Trifunoski, Kumanovsko-presevska Crna Gora, Beograd, 1951

5. T. P. Vukanovic, Presevo, Vranje, Vranjski glasnik, knj. 2, 1966

6.Jovan Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, Beograd, 1913

7. Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë, 2006

8.Bisedë me Agim Kadriun, banor I Mëhallës së Kuklarëve, më 5 qershor 2011

9.Bisedë me Haxhi Isa Latifi, I Mëhallës së Kuklarëve, më 24.04.2009

10.Bisedë me Rexhep Kadri Salihu, I Mëhallës së Ali-Metëve, më 25.04.2009

11.Bisedë me Musa Kakdriu, I Mëhallës së Kuklarëve, më 28.04.2009

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

 

 

 

 

Preshevë, më  18 qershor 2011

 

 

 

More resources for twitter in education I could go way overboard here with resources about twitter for educators – a https://www.pro-essay-writer.com/ quick google search will lead you to thousands of articles, infographics, and blog posts

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch