Home » Kulturë » Fotoreportazh: MËSUESJA DAVA MARKU, PO “RRITET” BASHKË ME NXËNËSIT E SAJ…

Fotoreportazh: MËSUESJA DAVA MARKU, PO “RRITET” BASHKË ME NXËNËSIT E SAJ…

Dava MarkuNga: Murat Gecaj

 

 

 

1.

Tashmë, është e njohur se gjithësecili mund të shkruajë e të shprehet lirisht, nëpër faqe të ndryshme Interneti. Sigurisht, këtë gjë e di mirë edhe mësuesja e klasës I-b, në shkollën me emrin simbolik “7 Marsi” të kryeqytetit tonë, Dava Marku. Por, ndoshta, me radhët e pakta, që i shoqëroi fotografitë, nga puna mësimore në klasën e saj, nuk i shkonte ndërmend se, me këtë rast, do të kishte aq shumë fjalë miratimi, nxitjeje dhe përkrahjeje, nga mjaft lexues të tyre.

Pa u zgjatur, po shënoj fjalët e Davës dhe më poshtë po tregoj se si e mbështesin lexuesit, ndër ta dhe dhe prindër, këtë mësuese të njohur e të talentuar. Ja, pra, çfarë ka shkruar ajo, në FB:

“Jemi rritur, ne nxënesit e klasës I-b. Sa shumë përpiqemi, që në testet javore të marrim: “ARRITJE TE SHKELQYERA”.Suksese pafund, për ju të mrekullueshëm,nxënës të mi!”

 

2.

Sapo u njohën lexuesit me fjalët e mësuese Davës dhe panë fotografitë, nga jeta në klasën I-b, përveç atyre që bënë “Like”, nisën të shprehen shumë të tjerë. Pra, po i renditi mendimet e shprehura prej tyre, duke kërkuar ndjesë nëqoftëse jo qëllimisht kam harruar ndonjërin. Ja, pra, çfarë thonë ata:

Violeta Tota: Ju lumtë, nxënës! Me mësuesen tuaj, normale që arritjet do të jenë shumë të kënaqshme!

Maria Loka: Forca, nxënës, që të shënoni sa më shumë “Arritje të shkelqyera”!

Dedë Shkurti: Ju jeni një “Mësuese e merituar”, Dava.
Çudi, që “modernët” e kanë hequr këtë titull të nderuar!?

Jorida Xhelili: “Arritje të shkelqyera” marrin nga një mësuese e përkushtuar, për t’i mësuar fëmijët tanë. Personalisht, të fëlenderoj, se je “e shkelqyer”!

Leke Lleshi: Urime, Dava!

Arjola Zoto: Mënyra, se si ju komunikoni dhe e përcillni informacionin me nxenesit dhe, gjithashtu, me ne prindërit, për të arritur nivelin dhe rezultatin e shkëlqyer, është për t’u përgëzuar. Prandaj, të faleminderoj!

Klodi Besholli: E, si mund të jetë ndryshe, me të mrekullueshmen dhe të urtën, Dava? Të kënaqet shpirti, kur shkon që t’i shikosh këta fëmijë: secili unik në llojin e vet, njëri më i bukur se tjetri…siç duken dhe në këto foto.

Robert Citozi:  Kur të rriten dhe të bëhen të gjithë të suksesshëm, do t’i pyesin: “Ku i ka fillimet suksesi juaj?” E, ata, njëzëri do të përgjigjen: “Te mësuesja e klasës sonë të parë”.

Nasip Gashi: Poetje e mirënjohur, Adelina Mamaqi, është shprehur kështu, për mësuesen e saj:
“Dhe sot ia degjoj zërin e ëmbël,
dhe sot ia vështroj sytë zjarr.
E desha, o miq, me gjithë zemër,
mësuesen e klasës së parë”!

Albert Gjoka: Mësuese Dava! Fantastike këto fotot. Të falënderojmë shumë. Më duket një “akademi e vërtetë”. Çmojmë tej mase përkushtimin tuaj. Suksese për secilin nga dijetarët e vegjël te klasës I-b!

Zamira Dema-Muça: Këta fëmijë janë me fat, që mësohen dhe  edukohen nga ti, Dava. Je e palodhur dhe e dashur!

 

3.

Me dashamirësinë dhe respektin, që e dallon ndaj të tjerëve mësuese Davën, ajo i është përgjigjur secilit nga këta miq, me fjalë falënderuese e miratuese. Duke kërkuar mirëkuptim nga ju, po shënoj këtu se si jam shprehur unë dhe çfarë ka shkruar ajo, poshtë fjalëve të mia:

“Po, mësuese Dava! Kur prindi, por dhe mësuesi, e sheh fëmijën që rritet para syve të vet, e ndjen se dhe ai po rritet. Kështu, natyrshëm,  gëzohet dhe lumturohet bashke me të…Për ty, është pasioni e përkushtimi në këtë  profesion, që të bën ta ndjesh e ta kuptosh thellë këtë të vërtetë jetësore…Të lumtë!”

Ndërsa mësuese Dava përgjigjet: “Profesor Murati, të falënderoj shumë! Po, vërtet, më falin kënaqësi këta “dijetarët e vegjël”, siç i quan Aberti…Mirënjohje për ju…”!

Mirënjohje edhe për ty, mësuesja e nderuar dhe e pasionuar, Dava Marku!

…Tani, le të kënaqemi duke shikuar fotografitë, që ka publikuar kjo mësuese e klasës I-b, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të kryeqytetit tonë.

 

Foto nr.1

Të përqendruar, në detyrën e dhënë nga mësuasja…

Të përqendruar, në detyrën e dhënë nga mësuasja…

 

 

 

Foto nr.2

Po kështu, të tjerët

…Po kështu, të tjerët.

 

 

 

Foto nr.3

Mësuese, po punoj edhe unë

-Mësuese, po punoj edhe unë!

 

 

Foto nr.4

Një pamje tjetër

Një pamje tjetër…

 

 

Foto nr.5

Sot, mësuesja jonë na lejon që edhe  të vendosim maska

 

-Sot, mësuesja jonë na lejon që edhe  të vendosim maska!

 

 

Foto nr.6

Unë di të shkruaj me maskë

Unë di të shkruaj me maskë…

Foto nr.7

Një fotografi më e plotë, nga klasa I-b

Një fotografi më e plotë, nga klasa I-b e shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në kryeqytet, ku është mësuese Dava Marku.

Tiranë, 2 nëntor 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch