Home » Lajme, PD » FR I PD-së NUK I HARRON FËMIJËT

FR I PD-së NUK I HARRON FËMIJËT

Aktivitetet e Forumit Rinorë të Partisë Demokratike nuk kanë të ndalur, sidomos në këtë fundvit i cili ka qenë i përcjedhur mga kriza ekonomike që përfshiu qdo pjesë të planetit e sidomos zonat më të pazhvilluara.

Duke parë nevojën që vogëlushët të jenë të gëzuar dhe të lumtur, që ata mos të jenë të infektuar me fjalën varfëri, e cila dëgjohet gjithnjë e më shumë, të paktën jo këtë fundvit, aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë shpërndarë dhurata nëpër disa ente parashkollore në komunën e Bujanocit.

Mjetet për këto dhurata janë siguruar nga vetë anëtarët e Forumit Rinorë të PD-së, të cilët në mënyrën vullnetarw i kanë grumbulluar mjetet, për të treguar një solidaritet ndaj fëmijëve.

Arber Pajaziti kryetar i FR tha se, “sado që dhuratat janë të vogla dhe simbolike, dëshira për ti gëzuar këta fëmijë është shumë e madhe, prandaj unë uroj që në vitin 2012 të takohemi me një perspektivë më të mirë sepse gëzimi dhe buzëqeshja e fëmijëve na motivon që në të ardhmën të angazhohemi edhe më tepër dhe fëmijët ti shohim gjithmonë të gëzuar dhe të buzëqeshur”

Ky aktivitet i rinisë së Partisë Demokratike, ka për qëllim që buzëqeshjen dhe lumturinë ta sjellë tek fëmijët shqiptarë.

Shpërndarja e dhuratave është aktiviteti i dytë brenda një jave që ka ndërmarrë Forumi Rinorë i Partisë Demokratike, pas organizimit të turnirit në futboll të vogël, aktivitet ky që u sponzorua nga Partia Demokratike, ku morën pjesë mbi njëqind të rinjë shqiptarë të komunës së Bujanocit.

 

M Ahmeti 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch