Për mua si i akuzuar politik nga Serbia, përmes prokurores së Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, është e qartë, që është duke vazhdu ende ndjekja politike! Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, është duke bërë spektakël, ngaqë kërkon sjelljen e një dëshmitari i cili është polic i Serbisë, që fabrikon Serbia dhe kjo prokurore që unë gjoja e paskam plagos, në veprimet ushtarake në Dobrosin të komunës së Bujanovcit! Këtë është duke e bërë, me qëllim që t’a manipuloj trupin gjykues, që të bëjnë të besojnë kinse ja sesa serioze është rasti! Duke e ditur që mafia politiko-kriminale brenda EULEX-it, e lidhur drejtëpërdrejt më Serbinë, është “peshkaqeni” i gjithë “peshqve të mëdhej “ të krimit në Republikë të Kosovës, me siguri dhe arsye dyshoj që edhe gjykimi do mbaroj me gjykim politik( siç edhe ngjau tashmë me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan dhe në Gjykatën e Apelit në Prishtinë)!
Më 08.02.2017, në seancën gjyqësore të Gjykatës Themelore në Gjilan, Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it Najgerzo Valeria Bolici, propozon sërish që të sjellet si dëshmitar polici serbë, që gjoja qenka i plagosur, Branisllav Markoviq!
Figure 1: Pjesë e shkëputur e procesverbalit të seancës gjyqësore të Gjykatës Themelore në Gjilan të datës 08.02.2017
Kjo prokurore në arsyetimin e saj, të varfër në bazë ligjore dhe jo profesionale për një profesionist të kësaj lëmie, tregon nënrreshta që ky është urdhër që asaj i ka ardhur! Thekson që Gjykata Supreme ka dhënë vendim vetëm për vepren penale të sulmit terrorist( kujto që unë isha dënuar politikisht për terrorizëm sipas nenit 135 pika 1.10 “ përvetësimi i pautorizuar, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të armëve, eksplozivit ose armëve nukleare, biologjike ose kimike, ose hulumtimet për ose ndëtimi i armëve biologjike ose kimike në shkelje të neneve 176, 369-377 të këtij Kodi; e jo edhe për ndonjë pikë tjetër të këtij neni-absurditet total!), derisa aludon që shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm si element i vepres penale të terrorizmit, i theksuar në pikën 1.7 të nenit 135 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës!
Figure 2:Pjesë nga procesverbali të seancës gjyqësore të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 08.02.2017
Kryetari i Trupit Gjykues, kërkoi që ky dëshmitar( polici i serbisë) mund të sjellet vetëm në përputhje me ligjin, përmes Ndihmës Juridike Ndërkombtare, e jo siç ndodhë shpesh që EULEX ( më saktësisht nga Fraksioni politiko kriminal i EULEX-it- shtesë nga unë, sepse zyrtarët e EULEX-it që janë nga vendet demokratike dhe nga ato që janë pro Shtetësisë së Kosovës, i respektojnë Ligjet e vendit tonë!). Prokurores disa herë i është bë pyetje mbi arsyen e sjelljes, duke i’a bë me dijeni që Gjykata Supreme ka kthy lëndën në favor të të akuzuarve, e s’mund të shkelet parimi Reformatio in peius( neni 395 të KPPRK-së!). Ky dëshmitar obligohej prokurorja t’a sjellte më 06.04.2017, në seancën e radhës së shqyrtimit gjyqësor!
Më 06.04.2017, shkaku vdekjes të një familjari të njërit nga anëtarët e trupit gjykues, u imponu shtyrja e seancës! Mirëpo, prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, njoftoi që nuk ka arritur ta sjellë! Thotë që kishte bë kërkesë, e që pala serbe i’a kishte kthy, me arsyetimin që ta bënin në gjuhën serbe! Thotë që i’a kishin bë në gjuhën serbe- por më pala serbe nuk ka kthy asnjë përgjegje! Derisa fare në fund të kësaj seance gjyqësore, e zënë ngusht kjo prokurore nxjerr një informatë të rëndësishme! Thotë që më 24 shkurt 2017, ajo( prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it) ka komuniku me palën serbe, e që i paska kërku të specifikohet vetëm për çfarë do të pytet ky dëshmitarë dhe të sigurohet që s’do pyetet asgjë tjetër pos për rastin në fjalë! Nga përvoja ime, e gjatë me shovenizmin serb, kjo më bëri të qartë të kuptoj, që po ky polic do duhej të dëshmonte edhe për disa gjëra më shumë( të cilat do i paraqes në çastin që nëse do sjellet ky dëshmitar në gjykat)!
Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, Najgerzo Valeria Bolici
Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici, është pjesë e grupit të Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që vje nga vendet jo mike të Pavarësisë së Republikës së Kosovës e që është pro qëndrimit politik të Serbisë( kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës). Të rikujtojmë që akuzat politike i ngriti tashmë prokurori i njohur i Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, Maurizio Salustro. Mirëpo pasi e kreu misionin e tij kriminalo-politik në Republikë të Kosovës, ai shkoi në Serbi! Të gjithë e dijmë që ky prokuror politik ka ndjekur vetëm grupet Shqiptare, që i’a urdhëronte Serbia, si: për krime lufte dhe për luftë kundër Serbisë(luftë guerile-siç e kanë publiku Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it!). Pasardhësi i tij i denjë ishte prokurori i Fraksionit politik-kriminal të EULEX-it Tomas Meskauskas, e që shkaku i shkrimit tim “Serbia përmes fraksionit të EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!”, të publikuar në medie, është zëvendësuar me një prokurore tjetër.
Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici, është e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në njësinë për hetim dhe ndjekje të Krimeve të Luftës në kuadër të këtij misioni, e ardhur nga vendi që është kundër Shtetësisë dhe Pavarësisë së Republikës së Kosovës duke i zbatu drejtëpërdrejt porositë politike të Institucioneve të Serbisë!
Edhe pse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës PML 241/15 të datës 19 prill 2016, veçmas siç shihet në paragrafin 82 dhe 83, por edhe në pikën 1 dhe 2 të Aktgjykimit, as prokurori Tomas Meskauskas e as pasardhsja e tij Najgerzo Valeria Bolici nuk e kanë rrespektu- duke tregu se janë mbi Ligjin dhe kundër Ligjit të Republikës së Kosovës, duke më akuzu sërish për terrorizëm, përmes shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm!
Figure 3: Pjesë të shkëputura të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, në Lëndën PML 241/15 të datës 19 prill 2016
Serbia duhet t’a pranoj që të sjell policin e saj, përmes Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës! Në tërë këtë spektakël që bëhet kundër meje, më së paku mund të flitet për Drejtësi-e që aspak nuk pres Drejtësi!
Më:08 prill 2017
Skender Jashari i burgosur politik nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.