Home » Lajme, Sport » Franca 2016 – Pak gjasa për Shqipërinë

Franca 2016 – Pak gjasa për Shqipërinë

Për të pasur shanse Shqipëria të vazhdojë kampionatin, Hungaria duhet të fitojë ndaj Portugalisë, derisa Suedia dhe Republika e Irlandës të mos fitojnë ndaj Belgjikës, përkatësisht Italisë.

Kombtarja shqiptare 2016

Takimet që u zhvilluan të martën nuk i kanë sjellë rezultate të favorshme Shqipërisë që të kualifikohet tutje, madje shpresat janë zbehur në maksimumin, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria u rendit e treta në Grupin A me tri pikë dhe goldallim 1:3, dhe shpresonte që të kualifikohej si njëra nga katër vendet e treta më të mira. Por, pas fitores minimale të Gjermanisë ndaj Irlandës Veriore 1:0 dhe fitoren e Turqisë, 2:0, vetëm mrekullia mund të shpëtojë Kombëtaren Shqiptare.

Kështu të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, ku Hungaria duhet të fitojë ndaj Portugalisë, derisa Suedia dhe Republika e Irlandës të mos fitojnë ndaj Belgjikës, përkatësisht Italisë.

Shqipërisë nuk i konvenon as barazimi i Portugalisë me Hungarinë, kështu që kalimi tutje i kuqezinjve ka pak gjasa të ndodhë. Sidoqoftë, kjo ishte paraqitja e parë e kuqezinjve në një Evropian dhe sigurisht se kanë lënë mbresa të mirë, derisa edhe tifozët shqiptarë kanë qenë fantastik.

albinifo logo

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch