Home » Lajme, Vendore » Franca jep azil për Kosovaret e Kosova nuk jep azil për Luginasit

Franca jep azil për Kosovaret e Kosova nuk jep azil për Luginasit

Vatra levizjaDëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës Lindore u bë në vitit 1999 – 2000 (në mënyrë të heshtur edhe më herët) pas vendosjes së forcave policor-ushtarak në këtë pjesë të territorit shqiptar, e që pjesa më e madhe u vendosën, në Gjilan, Fushë Kosovë e Prishtinë.

Faktori shqiptar ishte i pa ndikim të bënte diçka për kthimin e atyre banorëve në trojet prej nga kishin ardhur, sidomos nga Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës. Këta qytetarë shqiptarë, fillimisht u vendosën si refugjatë, duke shpresuar se së shpejti ushtria dhe policia serbe do të tërhiqen nga vendbanimet, e këta do të kthehen në vatrat e tyre.

Mirëpo, po bëhen gati 15 vite e këta nuk e mbaj as  epitetin e refugjatit e as të qytetarit në  në shtetin e tyre, republikën e Kosovës, madje të përbuzur këtu, e të lënë pas dore nga ,,ELITA” politike e Kosovës Lindore! Që të jetë e keqja edhe më e madhe, një pjesë e kësaj popullate kanë mbetur pa dokumente të identifikimit, një e drejtë elementare për të ditur se çka janë, ku janë e çka do të bëhet me ta në të ardhmen, pasi siç dihet, pa dokumente identifikimi të cenohen shumë të drejta njerëzore si: sociale,  shkollimit, ekonomike etj.

Problemi rritet kur Zyra e azilit ne Kosove për ti dhëne statusin e azilit, e për ti pajisur këta qytetare  me një letërnjoftim të përkohshëm, kërkojnë  që qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të kenë pasaportë të vlefshme  nga Serbia  e shumë kërkesa tjera e që ky vendim është me i dëmshëm  për të rinjtë të cilët në kohën e dëbimit, ishin shumë të vegjël për t’u pajisur me dokumente nga vendi prej ku ishin dëbuar, por edhe në vendin ku kishin ardhur fillimisht si refugjatë.

Ata, sot e asaj dite, nuk mund të pajisen me dokumente, sepse shteti Serb  tash e sa vite  ka filluar ti heq nga  regjistrat  qytetarët e kësaj pjese  me qëllimin e vetëm   që në Kosovë Lindore të jen sa ma pak qytetar shqiptar , e në asnjë mënyrë nuk u lëshon dokumente), po ashtu edhe Kosova u kërkon pasaportë të vlefshme  nga Serbia te cilat nuk i posedojnë.

Këtyre qytetareve po i pa mundësohet jeta e barabarte, po i mohohen të drejtat elementare te garantuar edhe me konventat ndërkombëtare për te drejtat dhe lirit e njeriut siç janë: shkollimi, punësimi pasi që këto dy gjera elementare për të jetuar duhet pasur dokumente identifikimi.

 

 

Gjilan 27.11.2014                                                                                                       Me respekt zyra për informim e  Lëvizjes”Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch