Home » Histori, Lajme » Frashëllinjtë flamurtarë të Kombit

Frashëllinjtë flamurtarë të Kombit

Nga Azgan Haklaj

Naim Frashëri dishepull i lirisë, apostul i shqiptarizmit, ideolog i Bektashizmit, konstruktor i bashkimit kombëtar, Shtetit Komb të shqiptarëve, arkitekt i doktrinës së integrimit dhe progresit të Shqipërisë midis kombeve të civilizuara 
Meditim në vitin jubilar të 120- vjetorit të kalimit në amëshim të Bilbilit të Gjuhës Shqipe, Rilindasit të shquar Naim Frashëri. 
Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë.Kështu shkruante në kapërcyell të shekullit të XlX-të Naimi ynë i madh, Rilindasi shpirtëndritur e poeti zemërzjarrtë i Atdheut të tij, i cili lëngonte në natën e gjatë tragjike osmane.Viti jubilar i 120- të vjetorit të kalimit në amëshim të poetit kombëtarë, të cilin bashkëkombasit e tij e pagëzuan me epitetin kuptimplotë Bilbili i Gjuhës Shqipe është një eveniment madhor i kujtesës historike kombëtare. Edhe pse Ministria e Kulturës, Qeveria Shqiptare e ka harruar, nuk e harron Kombi Shqiptar.Personalitete të kalibrit të tij vendosin gurë kilometrik në rrugën e kombeve dhe ardhmërinë e tyre.Ashtu si pararendësit e tij të shquar Barleti, Bogdani, Bardhi e De Rada, Naim Frashëri la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kulturës kombëtare, në zgjimin e ndërgjegjes patriotike dhe në iluminimin e bashkëkombasve të tij më idetë e mëdha të Revolucionit Francez dhe idealet e lirisë e pavarësisë.Naimi, dishepulli i zjarrtë i Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, i origjinës pellazgo- ilire të shqiptarëve dhe i Motit të madh të Arbërit i ngriti një monument madhështor’ historisë mesjetare të Shqipërisë me botimin e poemës “Historia e Skënderbeut”.Ja si shprehet ai për kthimin triumfal në Krujë të Fatosit të Kombit, Gjergj Kastriotit:”Krujë o qytet i bekuar Prite prite Skenderbenë Që po vjen si pëllumb i shkruar Të shpëtojë Mëmedhenë”Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve e çlirimi i tyre nga pushtuesi shekullorë.Krijimi i Shtetit Komb.Përhapja e dritës së diturisë.Futja e Atdheut të tyre në gjirin e kombeve të civilizuara të Europës ishte lejtmotivi kryesorë i Rilindjes Kombëtare e i korifejëve të saj.Këtij qëllimi i shërbeu deri sa mbylli sytë Naimi ynë përmes penës së tij të artë me dashuri sublime e hyjnore.Ai së bashku me vëllezërit e tij mendje ndritur Abdylin e Samiun, Pashko Vasën, De Radën e Hasan Prishtinën konsiderohen me të drejtë si etërit e nacionalizmit shqiptar.Padituria, injoranca e prapambetja shekullore e shkaktuar nga pushtuesit aziatikë së bashku me përçarjen krahinore e atë fetare ishin pengesat që duheshin kapërcyer në atë kohë të vështirë, për t’i hapur rrugë lirisë, progresit e formimit të Shtetit Komb, i cili në konceptin politik e filozofik të udhëheqësve të Rilindjes Kombëtare duhet të përfshinte të katër vilajetet shqiptare, çka do të thoshte përputhje reale me trojet etnike të banuara nga shqiptarët në Ballkan.Naim Frashëri, ky shqiptar i madh e i jashtëzakonshëm nuk është vetëm poet e rilindas i madh.Përtej kësaj ai është një arkitekt e konstruktor i bashkimit kombëtar, i idealit të lirisë e të progresit të popullit të vet.Gjuha Shqipe si një nga elementët thelbësorë të identitetit kombëtar ishte një nga prioritetet e jetës së tij ku shkëlqej jo vetëm si poet e linguist i shquar, por edhe si inisiator i Alfabetit Shqip.Alfabeti Shqip, ëndërr e Bilbilit të Gjuhës Shqipe Naim Frashëri u finalizua në Kongresin e Manastirit, në nëntorin e vitit 1908, por Volteri ynë kishte kaluar në amshim gati një dekadě me parë se të mblidhej ky kongres.Ky kongres u dha shqiptarëve armën me të cilën i’a bënë të ditur Europës se e meritojnë të kenë lirinë dhe shtetin e tyre.Ashtu si Fishta, Mjeda e korifejë të tjerë të Kombit tonë, Naimi i ngriti monument Shqipes, Gjuhës së perendive, siç e quante ai me vargjet:”Gjuha jonë sa e mirë Sa e ëmbël sa e gjërë Sa e lehtë sa e dlirëSa e bukur sa e vlerë”.Si ideolog i Bektashizmit Shqiptar, poet kombëtar e rilindas mendjendritur Naim Frashëri ka zënë vend me meritë në panteonin e burrave me të ndritur të historisë së Kombit Shqiptar.Vdekja e tij u vajtua si një humbje e rendë për shqiptarët.Rilindasi, poeti e patrioti Anton Zako Çajupi e përcolli me vargjet lapidare.”Vdiq Naimi, vdiq Naimi Moj e mjera ShqipëriMendjelarti, zemërtrimiVjershëtori si ai”.Vdiq Naimi e ç’të gjeti O moj Shqipëri e mjerëVdiq Naimi po kush mbeti Si Naimi s’ka të tjerë.Jubileu i ndritur i Naim Frashërit ju bën thirrje shqiptarëve për bashkim nën Flamurin Kuqezi.Ëndrra e tij për Shtetin Komb është testament hyjnor.Nëna Shqipëri është e bekuar nga Zoti që ka lindur një korife të tillë.Nderimi i vëllezërve Frashëri me Dekoratën e Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkëlqesia e tij z Ilir Meta, në këtë vit jubilar të 120 – vjetorit të kalimit në amshim të Bilbilit të Gjuhës Shqipe Naim Frashërit çertifikon frashëllinjtë, kolosët përmetarë si flamurtarët e Kombit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch