Home » Ndërkombëtare » Frasses – Familja shqiptare ofron 20.000 franga për të gjetur vrasësin

Frasses – Familja shqiptare ofron 20.000 franga për të gjetur vrasësin

Të afërmit e kosovarit (baba i katër fëmijëve) të vrarë më 11 maj në kantonin e Fribourg-ut ofrojnë një shpërblim prej 20.000 frangash për këdo që do të ndihmojë ecjen përpara të hetimeve.

Kjo është një qasje e pazakontë e ndërmarr nga familja e S.E., i cili u vra të shtunën, më 11 maj, kur ai po kthehej në shtëpi në Frasses (FR) me katër fëmijët e tij. Familja e të ndjerit ofron 20.000 franga për këdo që i siguron të dhëna policisë së Fribourg-ut për arrestimin e dy vrasëve.

Sipas familjes së tij, një prej armëve të përdorura dhe fishekët janë gjetur në afërsi të rrugës që kalon nën vijën hekurudhore drejt Vers-chez-Perrin, afër Payerne.

Sipas të njëjtit burim, përshkrimi i dy dorasëve është i tillë: një burrë i gjatë me flokë të shkurtra dhe i veshur në të zeza, si dhe një tjetër i vogël me flokë të gjatë deri në vesh, me një triko të errët dhe pantallona ngjyrë bezhë. Ata janë parë duke ecur nga Sevaz në Frasses në një urë.

“Çdokush që ka parë këta njerëz përreth Frasses është i lutur që të kontaktojë policinë”, thotë vëllai i viktimës. Këta dy burra janë parë në këtë rrethinë rreth orës 20:00 ose 20:45.

Policia e Friburgut është informuar për ndërmarrjen e familjes, një qasje që ajo nuk e miraton.  “Ne do të marrim të gjitha informacionet e sjella, por nuk kemi nevojë për një thirrje të tillë për dëshmitar”, ka bërë të ditur zëdhënësja Donatella Del Vecchio.

Kjo nuk është hera e parë që një familje propozon të holla për të ndihmuar policinë. Një gjë e tillë pati ndodhur në mars 2011 për KatiaIritano, e cila ishte zhdukur dhe ishte gjetur më pas e  vdekur pranë fshatit Rossinière. Familja e saj kishte propozuar gjithashtu një shumë prej 20.000 frangash.

/albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch