Home » Lajme, Vendore » Frizeret e Preshevës nisin aksionin për ndihmë Shqipërisë

Frizeret e Preshevës nisin aksionin për ndihmë Shqipërisë

Frizeret nga Komuna e Preshevës kanë filluar aksionin solidar ku më datë 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor prej ora 10:00 së bashku do të kryejnë shërbime obdulimi me një çmim simbolik, ku paratë e grumbulluara do ti dedikohen viktimave të prekuara nga tërmeti në Shqipëri.

Ky aktivitet është duke u mbajtur në amfiteatrin e TV Preshevës i cili gjindet në objektin e Shtëpisë së Kultures në Preshevë, ku frizeret të cilat janë në komunë të Preshevës kanë një apel për të gjitha gratë dhe vajzat që të shkojnë ku të gjithë së bashku mund të bejmë diçka më të madhe për viktimat e prekura nga tërmeti në shqipëri.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch