Home » Lajme » FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR: DEKLARATË PËRGËNJESHTRIMI

FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR: DEKLARATË PËRGËNJESHTRIMI

FRONTI   BASHKIMIT   KOMBËTAR   SHQIPTAR

F.B.K.SH

Tiranë, 22 gusht, 2011

DEKLARATË    PËRGËNJESHTRIMI

Nr: 06 Protokoll: 022/07

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) përgënjeshtronë  disa deklarata të rrezikshme, lidhur me pseudolajmin e rishfaqëjes së  shpejti të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Mitrovicën e veriut, të  publikuara nga aventurierë dështak,  invalid mendorë apo “heronjë”  të pambuktë  interneti.

Papërgjegjëshmëria adoleshente, gënjeshtrat e pacipa, megalomania e inferioritetit gjenetik si  dhe karierizmi i sëmurë që karakterizojnë autorët e këtyre deklaratave, disa prototipa të papunë si Gafurr Adili (alias-Bashkim Mitrovica), Sulejman Abazi (alias-Çlirim Presheva) e company,  janë sa qesharake po aq të rrezikshme  për destabilizimin e lëvizjes për Bashkim Kombëtar dhe  kërcitjes së marrëdhënieve të shkelqyera me USA dhe aleatët e tjerë evropian që operojnë në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Nëpërmjet kësaj Deklarate Përgënjeshtrimi, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) rikonfirmon qëndrimin zyrtar e absolutisht të patjetërsueshëm  lidhur me  vendimin unanim, në Kuvendin e III-të të tij, më 24 prill 2010,  në Himarë, se Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), e “ngrirë” për veprimtarinë e saj në territoret e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, as nuk është lodër në duart e renegatëve të sipërpërmendur e aq më pak nën urdhërat e tyre. Kur fare mirë dihet zyrtarisht dhe publikisht se këta dy persona, kinse atdhetarë, që janë përjashtuar me votwn e lirë tw 284 delegatëve (Deklaratë: Nr.01/  Protokoll: 00/24) nga radhët e FBKSH-së,  për arsye sabotimi të cështjes kombëtare, nuk kanë e nuk do kenë shansin  të keqinformojnë opinionin publik mbi ekzistencën, rolin dhe veprimtarinë e strukturave të FBKSH-së.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) merr përgjegjësinë e plotë të kësaj Deklarate Përgënjeshtrimi  si dhe ju lutet, aleatëve të çështjes kombëtare, strukturave të USA në Kosovë dhe mbarë opinionit të përgjegjshëm mediatik e atij publik, në Ballkan e më gjerë, të distancohen nga deklarata të tilla vëllavrasëse, përçarëse dhe sabotuese të dukshme të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Kryetari                                                                                 Sekretari Politik

I FBKSH-së                                                                           I FBKSH-së

Prof. Arbër Kastrioti                                                            Jurist, Genc Llakaj

The child’s explanation can also provide details on when and where it occurred, telling the school http://celltrackingapps.com/ whose jurisdiction the bullying occurred in

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch