Home » Opinione » Ftesa e Daçiqit Edi Ramës për ndarjen e Kosovës

Ftesa e Daçiqit Edi Ramës për ndarjen e Kosovës

Shkruan: Nehat Hyseni

 

Me siguri se Daçiqi nuk e ka bërë këtë “ftesë” ndaj z. Rama rastësisht dhe “kuturu”. Sepse, asgjë në politikën serbe nuk ndodhë rastësisht dhe pa u studiuar mirë e mirë paraprakisht. Përkundrazi, ideja për ndarjen e Kosovës buron nga Memorandumi i Akademisë serbe të viteve 80-ta të shekullit XX, që bazohej në “Naçertanien” e Ilija Garashaninit, të një shekulli më parë, për ekspanzionin nacionalist serb në Ballkan. Se a do t’i bashkohet kësaj “aleance” tani në shekullin 21 nga Shqipëria dhe ndokush nga “patriotët” shqiptarë në Luginë dhe Kosovë, shpresojmë të mos ket asnjë mundësi. Megjithatë, duhet pasur kujdes!

 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq është duke kërkuar partnerë për realizimin e idesë së kahëmotshme serbe për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë, duke mos e pranuar fare Kosovën si shtet të pavarur.
Në këtë drejtim, ai kohë më parë kishte gjetur partnerin shqiptarë në Luginën e Preshevës, z. Ragmi Mustafën dhe partinë e tjj politike PDSH-në, për ndarjen e Kosovës dhe realizimin e idesë së Daçiqit për “shkëmbim territoresh”.
Kështu, para dy-tre vitesh, z. Mustafa na paraqitej “ashpër” me këtë “ide”, e cila plasohej në të gjitha mediat serbe si “senzacion” dhe si “radikalizëm” në zgjidhjen e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke u “bashkëngjitur me Kosovën”.
Z. Mustafa thirrej në Referendumin e vitit 1992, ku shqiptarët e Luginës ishin deklaruar për “autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje Kosovës”.
Natyrisht, asnjëherë z. Mustafa nuk sqaroi në opinion se sa territor nga 1250 km2 të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës pretendonte t’ia “bashkëngjesë” Kosovës, meqë ishte i kënaqur me atë se i kishte bindur votuesit e Preshevës që ta mbështesnin me votë, duke ia mundësuar qeverisjen në pushtetin lokal të Preshevës. Paçka se as nuk kishte marrë pëlqimin dhe bekimin paraprak  të Kosovës dhe Shqipërisë, e as të bashkësisë ndërkombëtare.
Ndërkaq, meqë ky partneritet politik i Kryeministrit  Daçiq  me z. Mustafa nuk dha rezultatet e pritura, meqë nuk u mbështetë nga shumica e shqiptarve të Luginës, sepse ata e hetuan djallëzinë serbe që qëndronte pas kësaj ideje “patriotike” të tij.
Daçiqi këtë ide nuk kishte mundur t’ia kumtojë as ish Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, meqë e dinte se nuk do të përkrahej.
Prandaj, Daçiqi tani ia ka paraqitur publikisht këtë ide Kryeministrit aktual të Shqipërisë z. Edi Rama, duke e ftuar ate në Beograd dhe t’i qasen ndarjes së Kosovës, sikur të ishte një “tortë”, apo “kek”.
Me siguri se Daçiqi nuk e ka bërë këtë “ftesë” ndaj z. Rama rastësisht dhe “kuturu”. Sepse, asgjë në politikën serbe nuk ndodhë rastësisht dhe pa u studiuar mirë e mirë paraprakisht. Përkundrazi, ideja për ndarjen e Kosovës buron nga Memorandumi i Akademisë serbe të viteve 80-ta, që bazohej në Naçertanien e Ilija Garashaninit të një shekulli më parë për ekspanzionin nacionalist serb në Ballkan.
Se si do të reagoj z. Rama publikisht, është e qartë.Natyrisht se do ta refuzojë, meqë Gjermania dhe zonja e hekurtë Angela Merkel është kundër saj.
Por se a janë marrë vesh diçka midis veti, “privatisht”, Daçiqi dhe Rama, këtë nuk mund ta dijmë.

Edhepse dyshojmë se, si thotë populli “aty ku ka tym, ka dhe zjarr”,  ashtu si për dyshimin për ujdinë midis Daçiqit dhe z. Ragmi Mustafa, kohë më parë.
Natyrisht, bindja jonë është se ndarja e Kosovës dhe zhbërja e saj si shtet i pavarur dhe sovran  i pranuar nga mbi 105 shtete botërore, si dhe coptimi i saj midis Shqipërisë dhe Serbisë, nuk është zgjidhje e duhur dhe nuk i sjellë asgjë të mirë as shqiptarve të Luginës së Preshevës, Kosovës dhe as popullit të Shqipërisë.
E vetmja zgjidhje e mirë dhe e pranueshme është forcimi i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke ushtruar sovranitetin dhe duke mbrojtur integritetin e vet territorial në kufijtë e saj administrativë e shtetërorë.
Se çfarë roli do të luaj afria e shumëpërfolur “vëllazërore” e Edi Ramës me Greqinë dhe Serbinë e Malin e Zi, aleatëve të Luftës së parë Ballkanike të vjeshtës së vitit 1912, kur i i dëbuan nga Serbia dhe masakruan shqiptarët nga reth 750 venbanime, nga një territor më të madh se Kosova e sotme, këtë do ta shohim më vonë.
Se a do t’i bashkohet kësaj “aleance” tani në shekullin 21 nga Shqipëria dhe ndokush nga “patriotët” shqiptarë në Luginë dhe Kosovë, shpresojmë të mos ket asnjë mundësi. Megjithatë, duhet pasur kujdes!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch