Home » Lajme, Vendore » Ftesa për konferencë “Takimi me bashkatdhetar”

Ftesa për konferencë “Takimi me bashkatdhetar”

                            KOMUNA E PRESHEVËS
            ZYRA PËR ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL

                                               

                                    F T E S Ë

 

 

Komuna e  Preshevës,  në bashkpunim me Unionin e afaristëve Preshevar organizon konferencën “Takimi me Bashkatdhetar ”, qëllimi i së cilës është shprehja e mirënjohjes për bashkatdhetarët të cilët dhanë kontributin në të mirë të familjes, të komunës si dhe mbarë kombit. Poashtu qëllim në vete është informimi i diasporës dhe  qytetarëve të Luginës së Preshevës por edhe rajonit  për rrjedhat dhe zhvillimet socio-ekonomike të komunës së Preshevës, krijimi i  partneritetit në mes diasporës dhe afaristëve Preshevar, promovimi i Zonës industriale si potencial për investitor, e tërë  kjo në zvoglimin e numrit të papunësisë si dhe në  ngritjen dhe avancimin  e mirëqenies socio-ekonomike të komunës së Preshevës dhe rajonit.

Kemi kënaqësine që t’ju ftojmë në këtë konferencë, e cila do të mbahet me datën 27.dhjetor 2013, në sallën e Kuvenit Komunal të Preshevës, duke filluar nga ora 13:00

 

________________________________________________________________________________________

 

 

A GJ E N D A

 

12:30-13:00 – Regjitrimi i pjesmarrësve

13:00- 14:00   Hapja e konferencës :

– Fjalimet e bashkëorganizatorëve:

Dr.sc. Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës

Ejup Haziri, përfaqëues i Unionit të afaristëve Preshevar

Përfaqësuesit nga diaspora

14:00- 14:30 – Prezantimi i zonës industriale,

(Ilir Sadriu, koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik lokal)

Diskutime nga të pranishmit

14:30 –  Koktej në sallën e konferencave të komunës së Preshevës

 

 

Ju lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresat elektronike :

kanc.ler_presevo@hotmail.com , tel 017 669 110 ose ilir_sadriu@hotmail.com ,mob  063 11 22 981 .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch