Home » Histori » FTESË PËR KRIJIME, KUSHTUAR DËSHMORIT – SEJDI KRELANI

FTESË PËR KRIJIME, KUSHTUAR DËSHMORIT – SEJDI KRELANI

Të nderuar miq, poetë  e krijues të tjerë, kudo ku jeni në trojet shqipfolëse! Po ju njoftojmë se tani ky është projekti i radhës, për çlirimtarët, për ata që dhanë jetën për lirinë e Atdheut. Pra, po përgatitet Antologjia e dytë, pas realizimit me shumë sukses të Antologjisë së parë, e cila ishte për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu. Ata ranë dëshmorë, po në të njëjtin fshat dhe në të njejtën datë,  me Sejdi Krelanin. Prandaj po ua bëjmë këtë ftesë  miqësore, që të shkruani e dërgoni poezi, skica letrare, esse  ose tregime të shkurtëra, kushtuar këtij dëshmori.  Së është nder e detyrim atdhetar, të shkruash për dëshmorët e vendit tënd. Kështu, kemi ndërmend që të hartojmë një Antologji poetike, por dhe me tregime të shkurtëra, esse dhe skica letrare, për dëshmorin e Kombit, Sejdi Krelani.

Me këtë rast, po ju sjellim dhe një jetëshkrim (biografi) të dëshmorit, për ta patur si informacion. Secili bashkëpunëtor në këtë botim do ta ketë të drejtën e autorit dhe marrjen falas të Antologjisë përkatëse.

Me shumë respekt, nga Ajet Shala-Zvicër .
Krijimet tuaja i mirëpresim në këte adresë elektronike:
ajhasha-@hotmail.com

x   x   x

Biografi e Dëshmorit të Kombit, Sejdi Krelani (07.12.1959-30.04.1999)

 

Sejdi KrelaniSejdi Krelani është i lindur në Fortesë (Verboc ) të Drenasit, më  07.12.1959 , nga prindërit: babai Smajli e nëna Hyra. Ata kishin nëntë femijë, shtatë djem  e dy vajza. Sejdiu ishte fëmija i dytë i familjes, pas motrës, Bukurijes. Ndërsa pas tij ishin vëllezërit binjakë, Azemi e Bedriu; ndërkaq, ky i fundit humbi jetën taragjikisht para luftës, nga një aksident. Pastaj vinin me radhë: Ganiu, Elhamiu, Agimi e motra, Lirija, të cilës Sejdiu ia kishte venë emrin dhe Bashkimi.

Sejdiu e kreu shkollën fillore në Terstenik, kurse gjimnazin në Drenas. Pastaj u regjistrua në Fakultetin e Metalurgjisë, në Mitrovicë, të cilin u detyrua ta ndërpriste, për shkak të veprimtarive të tij politike.

Sejdiu rridhte nga një familje atdhetare dhe si i ri u mor me veprimtari të tilla, pjesëmarrës aktiv në demonstratat  e vitit 1981. Në vijim, ishte edhe organizator i demonstratave në Komunën e Drenasit, nga ku filloi të ndiqej politikisht, nga regjimi i atëhershëm serbosllav, që ndihmohej nga bashkëpunëtorë të tyre shqipfolës.

Familja Krelani, nga stërgjyshi i Sejdiut, e ka prejardhjen nga fshati me këtë emër i Gjakovës. Ai e ka të trashëgoi emrin e gjyshit të tij, Sejdi Krelanit.

Sejdi Krelani u martua më datën 6 tetor 1978, me Nexhmije Nikën, nga Gllanasella, bijë e veprimtarit të devotshëm, Vesel Nika, në odën e të cilit ishte edhe shtabi i Brigadës 114-të, Fehmi Lladrovci.

Pas luftës,  rapsodi popullor Tahir Drenica i këndon nëpër  oda edhe vjehrrit të Sejdiut, Veselit.

Sejdi Krelani me bashkëshorten e tij, Nexhmijen, kishin pesë fëmijë, nga të cilët ishin, vajzat: Lumnija, Sanija, Ganimetja dhe djemtë: Flamuri e Dini.

Ai ishte i shquar dhe lehtë për t’u identifikuar, pasi gjithëherë ka bartur rroba me ngjyrë flamuri, pra kuqezi, gjë që e tregon më vonë edhe ideali i tij prej një atdhetari e kombëtari të vërtetë, duke i venë edhe djalit, emrin Flamur. Në vitin 1986 bëri betimin para “Ballit Kombëtar Shqiptar” (BKSH), në kullën e Heroit Shaban Polluzha, në fshatin Polluzhë. Sepse Sejdiu ishte veprimtar i dalluar i kësaj Lëvizje mbarëkombëtare shqiptare. Që nga atëherë, Sejdiu e barti nofkën “Ballisti”, deri në çastet e fundit të jetës dhe veprimtarisë se tij, kur ra heroikisht. Si shkak i veprimtarisë së tij atdhetare kombëtare dhe i ndjekur këmba-këmbës, ishte burgosur disa herë, me nga dy tre javë. Në vitin 1989 arrestohet prapë dhe dërgohet në burgun e Smrekonicës. Pas gjashtë muajsh, lirohet me kusht, gjoja, për ta ndërprerë veprimtarinë e tij kombëtare.

Bajram Zena (Meha) nga Prekazi, ka qenë gjyshi i dajave të tij, i cili ka pasur tri vajza dhe ka qenë një bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës, që ishte i lidhur ngusht, si vëllezër, me kushëririn e tij, bashkëluftëtarin Emin Lati, gjyshin e Heroit Tahir Meha, ish-bashkëluftëtar i Azem Galicës. Gjithashtu, gjyshi Bajram Zena(Meha) vdiq nga torturat në burgjet e Serbisë, pas luftës dhe rënies së Azem Bejtës.

Me rastin e ditës së lindjes së Sejdiut, për familjen Krelani ishte një gëzim i madh e i papërshkruar, pasi babai i tij dhe gjyshi ishin të hasretit. Sejdiu, që i ri, u desht të ballafaqohej me sfidat e jetës.

Që nga vitet e 80-të e deri në 90-të, Sejdiu punoi në Fabrikën e Ferronikelit, ku nuk e la të qetë UDBA-ja dhe ai detyrohet ta lërë punën, ta marrë shoqen dhe fëmijët, që banonin në Drenas dhe t’i dërgojë në fshatin Fortesë (Verboc). Ndërsa vetë, bashkë me Ymer Elshanin, dolën jashtë vendit. Fillimisht, u ndalën në Shqipëri, në vitin 1993. Atje qëndruan për gjashtë muaj dhe pastaj, me ndihmën e një oficeri, mundën të pajiseshin me pasaporta të Republikës së Shqipërisë. Kshtu, e vazhduan rrugën për në Perëndim, pikërisht në Zvicër.  Këtu e vazhdoi veprimtarinë e tij politike atdhetared, për BKSH (Ballin Kombëtar Shqiptar), dei sa Kosovën e mbuloi flaka nga ofensivat serbosllave.

Më datën 02.02.1998, Sejdi “Ballisti” kthehet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i dalë në mbrojtje Atdheut. Kështu që vëllain, Azemin ia burgosin mbi një vit, fillimisht në burgun e Lipjanit, në Kosovë. Ndërsa më 28.05.1999 dhe më pas e derguan në burgun e Pozharevcit, në Serbi, deri me datën 24.04.2000.

Pas masakrës së Likoshanit e Çirezit, Sejda shërbeu përkthyes për gazeta të ndryshme, që në atë kohë merrnin informacione në vendet, ku ishin bërë krimi dhe masakrat, nga aparati shtetëror serb. Më datën 31 gusht 1998, një gazetar e interviston Sejdën, i  cili dhe ia vuri kryetitullin, artikullit të tij, me fjalët e deshmorit Sejdi Krelani: “LUFTË, DERI NË BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE DHE KRIJIMIN E SHQIPËRISË NATYRALE, ASHTU SI E KA BËRË ZOTI VETË”. Atëherë, pas kësaj interviste, ai ishte kudo i kërkuar nga forcat paramilitare. Pavarësisht nga rreziqet, Sejdi Krelani nuk u ndal asnjë çast, vetëm sa e shtoi edhe më shumë veprimtarinë e tij, duke marrë pjesë në shumë ofensiva kundër forcave pushtuese serbe.

Kështu që vendoset në pikën e quajtur “Guri i Plakës”, në Dobroshec, në Brigadën 114. Aty, bashkë me Haxhi Përnkun, Xhavit Kastratin dhe shumë luftëtarë të tjerë, luftuan parreshtur, në Bar të Madh e deri në Hade.

Kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha dhe kudo ndihej nevoja për ndihmë, aty gjendej Sejdi Krelani, si në Polluzhë. Aty, me shokët e vetë trima luftëtarë, ndërmorën një aksion kundër forcave paramilitare dhe e shkatërruan një autoblindë të forcave serbe, e thyen postbllokun për në Polluzhë dhe, kshtu, për të vazhduar edhe shumë aksione tjera, si në Baks, Likoshan Fortesë(Verboc).

Pas bombardimit të Fabrikës se Ferronikelit, nga forcat e NATO-s, më 29 prill, ku ishin forcat serbe të përforcuara dhe të tërbuara, morën ofensivë të zgjeruar drejt fshatrave, ku ishin shprngulur popullata civile, në Verboc, mbi 10.000 veta nga shumë fshatra të tjera për rreth. Në agim të datës 30 prill, Sejdi Krelani e thërret nënën e vetë: “Nënë, këtu po përshëndetemi, se nuk dihet për fatin çka na sjell”. Pastaj i ftoi të strehuarit, gra e fëmijë, mbi 100 veta që i kishte në konak të vetin dhe u tregoi se i tërë fshati ishte i rrethuar nga këmbësoria serbe. Ai u betua se, deri në rënie, nuk do t’i lente vetëm, por do të luftonte për t’i mbrojtur nga barbarët. Popullata civile bashkohet në një lëndinë, ku Sejdi Krelani zuri vendin e parë në vijën e frontit. Pikërisht në vendin e quajtur Kukil, në mes të dy gurëve, ku edhe kishte zënë pozicionin, në ato çaste arrin kumbara i familjes së tij, hoxha Driton Kastrati. Kye pyeti: “A ka vend këtu, për mua, o Sejdë, se ka hyrë këmbësoria serbe, me të madhe dhe çdo shqiptar, që po e zë, po e vret!”

“Po,-  ia ktheu Sejdi Krelani,-veç një gjë ta kesh të qartë, se unë kam vendosur të luftoj deri në çastet e fundit”, dhe i jep hoxhës pak armatim, pasi edhe vetë nuk kishte sa duhej. Në ato çaste, veç afrohet turma e paramilitarëve serbë. Njëri nga ata ishte shkëputur nga turma dhe vjen në drejtim të Sejdës. Trimi ngrihet në këmbë dhe shtin në drejtim të armikut dhe, nga afër, e godet në lule të ballit  paramilitarin. Sejda e hedh  edhe një granatë dore në turmën serbe dhe, në ato çaste, ia merr automatikun paramilitarit, që e kishte vrarë. Pastaj si kreshnik fillon të qëllojë mbi paramilitarë, duke i vrarë dhe duke e asgjësuar grupin e tyre. Nga aty, me shumë vështirësi, arrin të largohet, por me gjashtë plagë në trup. Dëshmitari, ende i gjallë e dhjetëra tjerë të rinj, shpëtojnë aty, falë qendresës së Sejdi Krelanit. Nga largsia dëgjoheshin të shtënat në betejë dhe zërat, njëkohësisht, nga popullata duke thënë: “Oooo, prite Sejdi Krelanin, he pushka top t’u bëftë!”

Mirëpo Sejda ishte trim dhe mjeshtër i zhdërvjelltë, saqë arriti t’i shpëtojë luftës, duke sulmuar si një luan, ballë për ballë. Armiku e kishte të pamundur të depërtonte aty, nga afër, falë guximit dhe vendosmërisë së tij, pasi ai do të qendronte deri në çastin e fundit. Kështu që, nga ana e kundërt e malit dhe nga një largësi shumë e madhe, Sejdi Krelani goditet nga një snajper. Kshtu, aty ai edhe bie dëshmor për Kosovën martire.

Ndërsa, po atë ditë, vëllain e tij, Ganiun e zënë rob. Duke e ditur që ishte vëllai i Sejdës, e mbajtën një natë dhe të nesërmen e vrasin, te vendi i quajtur Shavarinat e Qikatovës. Pikërisht aty ndodhi masakra  e Qikatovës, ku i zunë dhe i vranë mbi 300 veta të zgjedhur,

(Përgatitur nga:Ajet Shala-Zvicër)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch