Home » Lajme, Vendore » Fundëviti fëmijëve i solli gëzim.

Fundëviti fëmijëve i solli gëzim.

NDËRMARRJET PRIVATE GËZOJNË ME DHURATA 2070 NXËNËS TË SHKOLLAVE FILLORE SHQIPËTARE TË KOMUNËS SË BUJANOCIT.

Duke pranuar kartolina dhe punime dore nga ana e fëmijëve, 9 Afaristë të Komunës së Bujanocit ndihen tepër të nderuar që kanë pasur rastin por edhe mundësinë që t’i gëzojnë sadopak me dhurata 2070 nxënës të 8 Shkollave fillore të Komunës së Bujanocit.
Të jesh në mesin e këtyre fëmijëve dhe ti shpërndash dhurata duke përjetuar gëzimin e tyre, është me të vërtetë moment i vecant për neve në prag të ndërrimit të motmoteve, është një ndjenjë e papërshkruar të jesh i rrethuar nga fëmijët thonë njëzëri afaristët e dalluar të Komunës tonë. Ata na e rikujtuan se nuk është hera e parë që duke shpërndarë dhurata në fund të vitit gëzojnë më të dashurit tanë, fëmijët. Në mënyrë individuale këso iniciative kishte edhe në shumë vite që i kemi lënë mbrapa. Kurse karakteristik e këtij viti është se edhe kësaj here aksioni i shpërndarjes së dhuratave është realizuar me inicijativë dhe koordinim të përbashkët në mes të 9 Afaristëve dhe dhuratat ishin të njejta për nxënësit e të gjitha Shkollave.

-Për 1000 Nxënësit e Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci dhuratat i siguruan këto ndërmarje:

“AGRO-ADRIA” Aziz dhe Qenan Maliqi.
“AL-EUROPA” Isuf Alimi.
“CUKI-COMPANI” Bekim Salihu.
“CAKI-BAU” Isak Iseni.

-Për 500 nxënësit e Shkollës fillore “Naim Frashëri” nga Bujanoci dhuratat i siguruan këto ndërmarje:

“KËMBIMORJA CIMA” Arsim Hasani.

Dhe një Ndërmarje tjetër private e cila kërkoi të mbetet anonim.

“MËRGIMI KOMERC” Eshref Shabani.
Donatorë për 50 nxënësit e shkollës fillore Osllarë.

“ELHAN KOMERC-group” Nexhat Behluli.
Donatorë i dhuratave për 340 nxënës të shkollave fillore, Lluçan, Turi, dhe Dobrosin.

“INTER KOMERC” Lulzim Aliu.
Donatorë i dhuratave për 180 nxënës të shkollës fillore të fshatit Konçul.

Një kontribut të vecantë për realizimin e këtij solidariteti e dha Ndërmarja Private Tregtare “ANISA” nga Bujanoci e cila i mbushi dhuratat dhe siguroi ambalazhin falas.

Ndodhi një dëshpërim tek Afaristët e dalluar të Komunës së Bujanocit të cilët shpërndan dhuratat kur u njoftuan për së afërmi se kishte ramje të numrit të nxënësve për këtë vit nëpër këto Shkolla  për rreth 15 %.

RTV-Spektri   – Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch