Home » Opinione » Fushatë e tërbuar e Serbisë dhe ipeshkvit Dodë Gjergji kundër Erdoganit

Fushatë e tërbuar e Serbisë dhe ipeshkvit Dodë Gjergji kundër Erdoganit

Shkruan: Nehat Hyseni

Fjalimi i Kryeministrit të Turqisë, i cili është cilësuar si miku më i madh i shqiptarve në historinë e kë tij shteti, Recep Tayip Erdogan, më 22 tetor 2013, me rastin e inaugurimit të Aeroportit “Adem Jashari, që ishte miqësor dhe vëllazëror, sa duket i ka tërbuar forcat antishqiptare serbe, por edhe ipeshkvin e Ipeshkvisë së  Kosovës, z. Dodë Gjergji.

Erdogani na quajti “vëllezër”, pa e veçuar askend!

Recep Tayip Erdogan kishte ardhur në Kosovë, i shoqëruar nga dy kryeministrat shqiptarë,atë të Shqipërisë, z. Edi Ramën dhe Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçin për të thënë se “në Kosovë ndihet si  në shtëpi të vet” dhe se”Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, duke premtuar se “Turqia asnjëherë nuk do ta harrojë Kosovën” dhe se do ta ndihmoj “vëllazërisht” ate.

Edhepse askund nuk veçoi Erdogani se e kishte fjalën për një komb  dhe konfesion  të caktuar fetar,  pra pa i veçuar shqiptarët, turqit, serbët, malazezët, boshnjakët,  romët, ashkalinjtë egjiptasit, etj, si dhe as pa i ndarë dhe veçuar muslimanët, ortodoksët, katolikët, protestantët etj.  që jetojnë në Kosovë. Por theksoi Kosovën si tërësi.  Megjithatë u ngritë një zhurmë e madhe dhe fushatë e tërbuar kundër tij!

Dodë Gjergji: Fjalimi i Erdoganit, ogurzi!

Për çudinë time, por edhe të shumicës kosovare, kjo fushatë filloi si e sinkronizuar. Së pari na doli ipeshkvi i  Ipeshkvisë së Kosovës,  Dodë Gjergji me deklarimin politik, duke e shndërruar veten në politikan, meqë mund të ket “harruar”se kryeministri turk Erdogan  nuk është hoxhë, por është politikan dhe se nuk është normale që prijësi i fesë të komunikoj me prijësin e shtetit, duke e deklaruar : “Fjalimi i Erdoganit  ogurzi”!

Pastaj, vazhdon z. Gjergji  se “ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë, provokojnë me ide neootomane, të cilat më ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenunit shqiptar”, duke identifikuar dhe përzier me këtë rast termin “katolik” me atë “shqiptar”. Pra, ai na del se paska qenë i durueshëm, sepse ,” me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore, gjithnjë gjeja forcën për të heshtur”. Pra, na del se z. Gjergji na qenka padron i të gjithë shqiptarve të Kosovës!

“Fjalimi i djeshëm i z. Erdoganit në Prizren, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zâ padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi, në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen”, shton z. Gjergji i mllefosur, duke harruar me këtë rast se kush na del i “dalldisur” politikisht dhe kush flet me “za padroni”, Ju z. Gjergji që katolicimin e ngatërroni dhe e përzieni (qëllimisht) me shqiptarizmin, duke dalur si padron i të gjithë shqiptarve të Kosovës, si dhe duke e shndërruar veten në “politikan”.

Kjo, i nderuari z. Gjergji, me gjithë nderin dhe respektin që ushqejmë për vëllazërit tanë të një gjaku, katolikët e Kosovës, megjithatë është një “dalldisje” dhe “shkapërcim” (shpresojmë) vetëm i Juaji personalisht!

Sepse, i nderuar,  ju kurrësesi nuk mund të flasni në emër të pjestarëve të feve të tjera në Kosovë, duke harruar faktin se ju prezentoni vetëm komunitetin katolik, që në Kosovë, në rastin më të fryer, nuk e kalon 3%, edhe ate, i përfaqësoni  vetëm fetarisht.

Sepse, katolikët, ashtu si edhe muslimanët dhe të tjerët janë të organizuar politikisht në parti të ndryshme politike dhe në emër të tyre politikisht kanë të drejtë të deklarohen ato, si dhe institucionet shtetërore të Kosovës. Kurrësesi nuk do të lejojmë që në emër të popullit të Kosovës të deklarohen prijësit fetarë, si “padronë” të tyre.

Pra, kleri ka të bëjë me fenë dhe kurrësesi nuk lejohet që t’i fuse hundët në politikë, sepse Kosova është shtet laik dhe qytetarë (e jo nacional). Për hoxhallarë, popa dhe priftërinjë etj. nuk ka dhe nuk do të ketë vend në shtetin e Kosovës.

Andaj, të nderuar klerikë ju rekomandojmë që t’i shërbeni  sa më mire Zotit, në pajtim me rregulat e përkatësisë suaj religjioze, kurse udhëheqja e punëve të shtetit  u përket politikanëve të zgjedhur në fushatë demokratike, proporcionalisht me votbesimin e fituar të popullit.

Daçiqi, Vuçiqi dhe Vulin: “Kosova është Serbi”!

Mirëpo, përveç ipeshkvit Gjergji, edhe pala serbe na është “prekur” thellë nga vizita dhe deklaratat e Kryeministrit Erdogan. Por, nga ana e tyre nuk u deklaruan, së paku fillimisht, popat por politikanët. Kryeministri Daçiq, Zëvendëskryeministri Vuçiq dhe të tjerët,  kërkuan që Erdogani të “kërkoj falje” dhe ta tërheq deklaratën e tij, meqë Kosova na qenka serbe dhe e Serbisë. Për çudi, edhe pala serbe, ashtu si ipeshkvi Gjergji, na “përkujtojnë” historinë, duke pretenduar në” të drejtë historike” ndaj Kosovës.

Serbët e Kosovës organizuan shkuarjen në Beograd dje, më 25 tetor 2013, me  dhjetë autobusa dhe me një numër të madh veturash private, për të mbajtur mitingun kundër Kryeministrit tur Erdoganit para Qeverisë së Serbisë. Me këtë rast atyre iu drejtuan politikanë serbë, duke deklaruar secili prej tyre se “Kosova është tokë serbe” dhe se Kosova i takon Serbisë.

Sa duket, pra, Erdogani e ka “tronditur” Serbinë. Por, vallë, nuk e kemi të qartë pse na e paska tronditur aq rëndë edhe ipeshkvin Gjergji?

Si ndodhi që të “tërbohen” përnjëherë z. Gjergji, si shqiptar i Kosovës dhe si prijës katolik me politikanët serbë të Kosovës?

Çka e lidhë Kishën katolike me politikën antishqiptare dhe antikosovare të serbëve të Kosovës dhe Serbisë?

A ekziston, vallë, ndonjë lidhje midis tyre, kundër Pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, apo deklaratat e z. Gjergji janë vetëm një gaf dhe mllef i rastit, personalisht I tij, dhe kurrësesi  jo edhe i komunitetit katolik të shqiptarve të Kosovës?

Duhet dalluar Kishën Katolike shqiptare nga

                Kisha Ortodokse serbe

Mendoj se në pyetjet e shtruara dhe në shumë e shumë pyetje të pashtruara, z. Gjergji duhet të jep përgjigjet me sinqeritet dhe devotshmëri para Zotit dhe kombit që i takon. Sepse, për hire të së vërtetës, duhet sqaruar se kemi vështirësi t’u sqarojmë fëmijëve tanë, por edhe turistëve që vizitojnë për here të pare Kosovën, se dy kishat e krishtera në qendër të Qendrës së Prishtinës, pra ajo Ortodokse dhe Katolike, dhe janë ndërtuar  vonë, në një distance të vogël kohore, në një dhjetëvjeçar, ato nuk kanë asgjë të përbashkët midis veti.

Derisa Kisha Ortodokse serbe është ndërtuar nga regjimi antishqiptar dhe gjenocidal I Millosheviqit, pa pëlqimin dhe bekimin e shqiptarve të Kosovës, Kisha Katolike shqiptare është ndërtuar me lejen dhe bekimin e Presidentit historik dhe shumicës shqiptare të Kosovës dhe se ajo mban emrin e bijës së madhe shqiptare “ Nënë Tereza”.

Andaj, askush nuk guxon, e aq më pak një prijës fetar i cilitdo konfesion fetarë qoftë që ta prishë tolerancën ndërfetare dhe dashurinë kombëtare të shqiptarve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare. Me këtë rast, nuk është me rëndësi se sa shqiptarë janë katolikë e sa janë muslimanë, meqë jemi vëllezër të një gjaku dhe të një gjuhe e historie.

Duhet ta dijmë dhe ta dallojmë fare qartë se kush është mik e kush armik i përbetuar i shqiptarve sot, duke mos u shndërruar ( as rastësisht) në shërbëtorë të atyre që e masakruan dhe shkretëruan këtë tokë arbërore, nga të cilët u çliruam falë sakrifices së mbarë popullit liridashës  të Kosovës, luftës së UÇK-së dhe miqve tanë SHBA-së dhe botës demokratike me aleancën ushtarake veriatlantike të NATO-s, ku shteti mik Turqia ka dhënë kontribut të madh ushtarak, politik e material, meqë llogaritet si kontribuese e madhe në te, duke u radhitur menjëherë pas SHBA-së.

Turqia është shtet i përparuar dhe demokratik, me më së shumti shqiptarë në botë

Madje, nuk duhet harruar faktin se sot në Turqi jetojnë më shumë se gjashtë million shqiptarë, që i bie më tepër se Kosova e Shqipëria së bashku! Ekonomia turke sot ka arritur shkallën rekorde  të rritjes ekonomike prej 6-8% në nivel vjetorë, që nuk ka asnjë cent borxh të jashtëm dhe është kredituese e ekonomisë së BE-së, e cila po përballet me problem serioze të recesionit ekonomik, me një numër të madh shtetesh që janë buzë falimentimit.

Gjithashtu nuk duhet harruar se Gjermania, si prijëse dhe financuesja më e madhe e BE-së, që ishte kundërshtuese e vendosur kundër pranimit të Turqisë në BE, sipas deklaratës së “zonjës së hekurt”, të madhes Kancelare Angela Merkel, kohë më pare r se “Gjermania është e gatëshme që ta mbështesë pranimin e Turqisë në BE”.

Pra, me këtë bien në ujë tezat naïve dhe kryesisht qëllimkëqia dhe antishqiptare se muslimanët janë “fanatikë”, etj. dhe se vetëm të krishterët mund të jenë proeuropian, etj. Madje, disa shkojnë aq larg, sa që paturpësisht deklarojnë se feja e shqiptarve ishte krishterizmi, kurse islamin ata e morën me dhunë. Edhe në radhët e intelektualëve shqiptarë gjenden persona që disa prej tyre për shkak të mosnjohjes së mjaftueshme të së kaluarës sonë, kurse disa të tjerë (ndoshta) si misionarë të (pa)paguar merren  me aktivitete dhe veprime që nuk janë në dobi të së ardhmes sonë më të lumtur, duke mos bërë dallime midis feve, civilizimeve e kulturave.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch