Home » Lajme » Futbollistët e Shkëndijës mbërritën mbrëmë në Beograd

Futbollistët e Shkëndijës mbërritën mbrëmë në Beograd

Forca të shumta të policisë serbe me rotacion po ruajnë futbollistët e ekipit shqiptar nga Tetova, Shkëndija. Ata kanë mbërritur mbrëmë në Beograd dhe janë vendosur në hotelin Prestige. 

“Ndjehemi të sigurt, dhe nuk kemi arsye për t’u frikësuar. Nuk më interesojnë aspak përallat politike. Vetëm se më vjen keq që për shkak të kësaj politike në ndeshjen në Beograd, nuk do të mund të vijnë tifozët tanë”, ka thënë për mediat lokale, futbollisti më i mirë i kampionit të Maqedonisë, Ferhan Hasani.

Hasani ka thënë se këto do të jenë ndeshjet e fundit me fanellën e Shkëndisë dhe ai do të provojë të shënoj, pasi që karrieren sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë në Wolfsburg.

Ndrërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka thënë se nuk do të lejojë hyrjen në Serbi të tifozëve të Shkëndisë “Ballistët” që kanë paralajmëruar se do të shkojnë në Beograd, përkundër marrëveshjes së klubeve për të mos dërguar tifozët mysafirë në ndeshjet respektive. (INA)

She sees the advantage of taking a class where this kind of information is clearly presented and feels www.eduessayhelper.org that, if her family had known what she’s now learning, they would have had a much easier life

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch