Home » Sport » Futbollisti Egzon Bejtulai nënshkruan me klubin suedez Helsingborgs IF

Futbollisti Egzon Bejtulai nënshkruan me klubin suedez Helsingborgs IF

Mbrojtësi shqiptar nga Tetova, Egzon Bejtulai, do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit suedez te klubi Helsingborgs IF.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtulai ka nënshkruar një kontratë që e mban deri në vitin 2022.

Bejtulai i lindur dhe i rritur në Tetovë karrierën e ka nisur te Teteks, ndërsa në vitin 2013 kaloi te Shkëndija.

Ai ka pasur sukses me klubi kuqezi,  ku ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa në garat evropiane ka luajtur në 11 ndeshje.

Kontrata me FK Shkëndija i skadoi në fund të vitit dhe tani karriera e tij do të vazhdojë te klubi suedez.

“Jam shumë i lumtur jam pjesë e HIF. Është një klub me kushte të mira dhe tifozë të mirë. Do të jap gjithçka që kam dhe shpresoj t’i kënaqim tifozët me ndeshje të mira”, ka thënë 26 vjeçari.

Trajneri i tij do të jetë ish mbrojtësi i njohur Olof Mellberg, që ka luajtur te Juventusi, shkruan telegrafi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch