Home » Sport » Futbollisti kosovar në Zvicër, i gatshëm të luajë për Kosovën

Futbollisti kosovar në Zvicër, i gatshëm të luajë për Kosovën

Futbollistët shqiptarë nëpër botë, çdo ditë e më shumë po tregohen më të suksesshëm dhe po kërkohen nga ekipe të huaja.

Megjithatë, plot prej tyre po duan të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, dhe të veshin fanellën verdhë e kaltër.

Këtë dëshirë e ka shfaqur edhe talenti nga Vushtrria, Valdrin Salihu i cili jeton në Zvicër dhe ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e shtetit ku lindën prindërit e tij, pra të përfaqësueses së Kosovës.

Valdrini është 18-vjeçar dhe luan në klubin SV Muttenz e cila bën gara në Liga të Zvicrës, klub ky që po shënon sukses historik duke siguruar dy ngritje në liga për dy vitet e fundit.

Suksesit të këtij klubi i ka prirë talenti nga Vushtrria i cili njihet nga shokët e skuadrës si ‘snajperisti’ i klubit, pasi është ekspert i gjuajtjeve të lira.

Për Valdrinin, interesim kishte shprehur dikur edhe klubi më i madh në Zvicër e ku djersitën fanellën edhe Xhaka e Shaqiri, klubi i Baselit, por marrëveshja nuk ishte arritur për arsye profesionale.

Valdrini, ka konfirmuar se është i gatshëm që ta veshë fanellën e Kosovës, kurdo që ftesa t’i dërgohet nga Selektori i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Rafet Prekazi. Ai madje ka treguar se nëse do t’i jepej mundësia të zgjedhte ndërmjet Zvicrës e Kosovës, do ta zgjedhte Kosovën pa menduar dy herë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch