Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Futbollisti shqiptar i Baselit i shënon Manchester Unitedit (video)

Futbollisti shqiptar i Baselit i shënon Manchester Unitedit (video)

Ylber Lokaj shënoi një gol mjaft të bukur me kokë për rezultatin 3:2, derisa United fitoi 4:3

Futbollistët shqiptarë nuk luajnë vetëm në ekipet e para, por edhe në kategoritë e reja. Shumë lojtarë shqiptarë luajnë për të rinjtë të Baselit.

Në ndeshjen e fundit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Baselit në Ligën e Kampionëve, për të rinj, ka shënuar edhe futbollisti shqiptar, Ylber Lokaj, shkruan albinfo.ch.

Lokaj shënoi një gol mjaft të bukur me kokë për rezultatin 3:2, derisa United fitoi 4:3. Lokaj dhe Uran Bislmi kanë luajtur nga fillimi i ndeshjes, derisa Landrit Ejupi dhe Elis Isufi kanë hyrë në pjesën e dytë, kurse Atdhe Rashiti nuk hyri fare në lojë.

Trajner i ekipit të Baselit është shqiptari, Arjan Peco.

Ky ishte takimi i parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për të rinj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore