Home » Lajme, Opinione » Gabim e kemi , të kotë e kemi ! ose Bashkimin kombëtar e kemi në dorën tonë , por…..

Gabim e kemi , të kotë e kemi ! ose Bashkimin kombëtar e kemi në dorën tonë , por…..

Fahri Xharra 2015-1Bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të vij një ditë . Nëse ishte ëndërr qe sa e sa vite , ënderrë do te mbetet e dhe do kohë . Deri kur? një pyetje së cilës për`iu përgjigjur duhen shumë faqe shkrimi në të cilat duhet ta zhveshim vetveten nga të gjitha paragjykimet tona. Thjesht të bëhet një autokritikë ; jo vetëm sa për sy e faqe ,por thellësisht te ndërrohen disa ( nuk janë pak ) perceptime tona për vetveten , për qasjen tonë ndaj bashkësisë ndërkombëtare , për të kaluarën tonë të cilën e mohojmë, për përkrahjen tonë në mënyre te gabuar “gatimeve” antishqiptare .

Për çudi , bota është lodhur nga luftërat por ato vazhdojnë prapë . Luftërat zhvillohen aty ku injoranca e ka mundur civilizimin; e keqja të mirën , lakmia personale është mbi atë të mbarëkombëtares .
Kosova është shembulli me i mire , kur civilizimi euro- amerikan e mundi primitivizmin serbo-sllavë.
Po na , si reaguam ? dhe prapë si e thotë Lis Bukuroca ne shkrimin e tij : “Populli i Kosovës dremit dhe sheh ëndrra në pikë të ditës, me sy hapur dhe pret që dikush tjetër, jo vetëm t’ ia tregojë rrugën, por edhe t’ ia asfaltojë, t’ ia blejë këpucët dhe ta mësojë se si ecet, si mbrohet shteti dhe si mbrohet interesi nacional. Populli i Kosovës është llastuar (halitur) dhe pret, ashtu si edhe liria, t’ i zbresë nga qielli edhe mirëqenia dhe siguria kombëtare “. Populli i Kosovës e dëshiron Bashkimin kombëtar , duke e refuzuar atë me veprimet e veta.
Nëna Terezë e thoshte : “Asgjë nuk qetëson shpirtin më shumë në çaste të vështira të jetës se sa kur e di që dikush lufton për ty .” Kjo na doli e vërtetë me luftën e Kosovës . Por….. bashkimin kombëtar ?

Bashkimin kombëtar të shqiptarëve e sjell heshtazi ndërrimi i mendjes se bashkësisë ndërkombëtare për ne . Nuk ka lufte ; askush nuk e përkrahe atë ; ka luftë diplomatike , ka shpëlarje truri , ka mbushje te mendjes dhe stop . Te mundohemi ta gjejmë vetveten ne këto luftëra mediale.

Neve ,në këtë gjendje psikike e arsimore, qe jemi, mund t’na krijosh flamur që nuk e kemi parë kurrë në ëndërr. Mund t’ na kompozosh himn, që kurrë nuk e kemi imagjinuar dhe duke i veshur petkun fetar, mund t’ na ndryshosh edhe ndjesinë kombëtare dhe ta shndërrosh në kosovar: një etnonim me origjinë nga gjuha serbe. Neve, në këtë gjendje mendore dhe perceptuese që jemi, mund t’na bësh çdo gjë, mjafton t’na premtosh dhe çdo gjë t’ ia paketosh mirë dhe me fjongo. ( Lisi) . Kështu nuk arrihet i ashtuquajturi i bashkim kombëtar .
Me keqardhje por e vërtetë: . “….. në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin! Të tillë, tash kanë “rastin e mirë” që të garojnë me “Zajednicën” dhe simbolet e saj në dëm të shtetit të Kosovës! “( J.B)
Kush është duke lozur me ne ? vet ne ,; te ndërsyer , të paguar , të mashtruar dhe ne fund ngelim ata qe jemi , apo edhe e “rrezikojmë “ edhe atë qe e kemi.
Dikur flitej ““Kudo në Rumeli njerëzit përgjigjen: jam ortodoks apo katolik, ndërsa në Shqipëri edhe bariu më i thjesht me krenari thotë: unë jam shqiptar…” ( Edith Durham) . Po sot ?

-Si mendoni qe bashkësia ndërkombëtare e pranon një bashkim te tokave shqiptare, të një populli qe me urdhër nga Turqia , e ndërron historinë e vet.? e as akademiket e as politika nuk flet asgjë.?
-Si mendoni qe duke e “sjellë” kalifatin dhe ligjet e Sheriatin ne mesin e Evropës , Bashkësia ndërkombëtare e bekon një bashkim te atij populli ? E as pozita e as opozita nuk flasin asgjë kundër?
-Si mendoni , që një populli autokton qe e ndërron identitetin e tij evropian , i lejohet bashkimi kombëtar ? dhe kjo admirohet bile edhe nga partitë politike te atij populli qe synon bashkimin?
– Si mendoni që të lejohet bashkimi kombëtar , duke i injoruar dhe mospërfillur 300 000 shqiptarët ortodoks te Maqedonisë ? cila pozite apo opozite ne e rikujtoj ketë ?
-Si mendoni që një grumbulli bretkosash qe gagarisin ne mesin e Qershorit , të cilave me një guri te vogël iu ndërpret kënaqësinë qe kanë pritur një motmot , t`iu lejosh bashkimin kombëtar ? dhe opozita pajtohet?
Dhe ne fund miq te nderuar , a nuk po e shihni qe si pushteti si opozita ne dy shtetet shqiptare “Aty dhe atëherë kur është me se nxehti ; ata e shprishim prushin por nuk i largojmë gacat. ?

Po e përfundoj me ketë copëz te shkruar aq te mençur nga Astrit Lulushi : “Çdo shpirt, veç të metave, përmban aspekte të veçanta të cilat nuk rezultojnë në të njëjtat gjëra, dhe që duhen vëne në dukje kur ai niset për në botën e panjohur. Ndërkohë, si roja që vendoset në varreza, lind nevoja për një lloj kujdestari a mbrojtësi të pasurisë që i vdekuri ka lënë pas. Po, mos u çudit, çdo njeri kur vdes lë një farë prone, kujtimin, dhe kërkon që ndaj kujtesës të tregohet kujdes. Për atë që nuk ka mbrojtës, gjykata duhet t’i sigurojë një të tillë. Sepse drejtësia është më e besueshme sesa lotët që kaq shpejt thahen.
Kjo gjykatë është Historia, dhe të vdekurit janë të mjerët, me të cilët gjykatësi duhet të merret; të shkruajë mbi të vdekurit e harruar, të japë ndihmesën për ata që nuk flasin, t’i çvarrosë, t’i mbushë me frymë për një jetë të dytë. Disa prej tyre lindën në kohë të papërshtatshme; të tjerë të lindur në kufij midis kulturave, ose në rrethana të ndryshuara me shpejtësi, të cilat shkaktojnë harresën e së shkuarës.
Historia ringjall lavdinë e tyre të patrashëguar; i jep jetë. Është drejtësia e cila bashkohet me ata që nuk jetuan në të njëjtën kohë me të, që ofron shpërblim për disa që shkëlqyen aq shpejt vetëm për t’u shuar. Ata kërkojnë të jetojnë përsëri, dhe njeriu të ndjejë se është i afërt, mik, nëse flet për ta. – “
Me shëndet , shihemi te bashkuar kur seriozisht ‘ kudo në Shqipëri edhe bariu më i thjesht me krenari thotë: unë jam shqiptar…”

Fahri Xharra, 31.08.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch