Home » Lajme » GAFURR ADILI: DUHET T’I BOJKOTOJMË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË FYROM !

GAFURR ADILI: DUHET T’I BOJKOTOJMË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË FYROM !

Përfundimisht, ne shqiptarët, duhet të bindemi se, për gati dy dekata me radhë, ashtu si edhe në zgjedhjet e më hershme, të organizuara në „Maqedoni” (IRJM-FYROM), që kur (në vitin 1992) në skenen politike u shfaq PPD (Partia për Prosperitet Demokratik) dhe më pas edhe PDSH( Partia Demokartike Shqiptare), si dhe në vitin 2001, pas konfliktit të armatosur, edhe BDK (Bashkimi Demokratik për Intergim), për asnjë nuancë nuk u avansua statusi ekonomik, juridik dhe politiko-kombëtar i shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni” (IRJM-FYROM), por përkundrazi, statusi ekonomik, juridik dhe politiko-kombëtar i shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni”, është denigruar edhe më shumë se sa në kohën kur „Maqedonia” ishte Republikë e ish RSFJ-së, prandaj edhe konsideroj që, të gjithë anëtarët e simpatizanët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), shoqatat joqeveritare, rinia heroike shqiptare, intelektualët atdhetarë dhe masat e gjëra patriotike të Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni” (IRJM-FYROM), duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit sllavo-maqedonas dhe të marionetave të tyre shqipfolëse, të partive lagje (mëhalla) :

1. BDI të Zotit Ali Ahmenti nga Zajazi i Kërçovës,

2. PDSH të Zotit Menduh Thaçi nga Tetova,

3. DR të Zotit Imer Selmani nga Shkupi,

4. PPD të Zotit Sefedin Haruni nga Gostivari,

5, BDK të Zotit Hysni Shaqiri nga Kumanova,

6. BDSH të Zotit Bardhyl Mahmuti nga Tetova dhe

7. RDK të Zotit Rufi Osmani nga Gostivari.

„Kur digjet njëra kartë, nxirret karta tjetër!”, thotë një fjalë e urtë popullore. Dhe, kështu ka ndodhur edhe me politikanët tanë, jo vetëm në Tiranë dhe në Prishtinë, por edhe në „Maqedoni”. Kur u dogj karta Nevzat Halili me PPD-në, u nxorr karta Menduh Thaçi-Arbër Xhaferri të PDSH-së. Pastaj, kur u dogj edhe karta Menduh Thaçi-Arbër Xhaferri, u nxorr karta „Trojka Kërçovare” (Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Musa Xhaferri), të cilët gjithashtu u dogjën përfundimitsht…

Shtrohet pyetja se, a është Rufi Osmani karta e re dhe e fundit që nxirret për të manipuluar dhe për të denigruar edhe më shumë Çeshtjen Kombëtare të shqiptarëve të Shqiperisë Lindore nën „Maqedoni”?!

Përgjigjen në këtë pyetje do të duhet ta japë Kryesia Qëndrore eFrontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), në mbledhjen e saj të radhës, që do të mbahet në Durrës më 28 maj (e shtunë) 2011, një javë para se të mbahen zgjedhjet parlamentare në „Maqedoni”
(IRJM-FYROM).

Kryesisë Qendrore të FDBK-së, ashtu si në çdo mbledhje të saj, dhe edhe të Këshillit Mbarë-Kombëtar të FDBK-së, unë do t’ia ofroj të gjitha informacionet e nevojshme, edhe për Zotin Rufi Osmani, mbi bazën e të cilave, anëtaret (13) e Kryesisë Qendrore të FDBK-së, do të munden të bejnë edhe analizën politike, dhe në përfundim të mbledhjes të nxjerin edhe qendrimin politik përfundimtar të FDBK-së mbi zgjedhjet në „Maqedoni” (IRJM-FYROM).

Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

Tiranë, më 15 maj 2011.

 

Would we come to http://homework-writer.com recognize the quality of the air that we need to breathe in order to create and tell our stories of hope

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch