Home » Lajme » GAFURR ADILI: NUK KEMI ASGJË KUNDËR ORANIZATAVE TË TJERA PATRIOTIKE; SIMOTRA TË FDBK-SË; PËRKUNDRAZI..!

GAFURR ADILI: NUK KEMI ASGJË KUNDËR ORANIZATAVE TË TJERA PATRIOTIKE; SIMOTRA TË FDBK-SË; PËRKUNDRAZI..!

Shumë e nderuara Zëdhenëse e FDBK-së, Kristina RRASI !

Letëren tuaj publike drejtuar disa ish-kryetarëve të ish-degëve të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëta r(FDBK) në Evropë dhe edhe humanistës e atdhetarës së shquar, Nënë Terezës tonë të dashur, Zonjës Vitore STEFA nga Berati në Itali, sot (më 9 tetor 2011) e lexova me vëmendje, dhe me këtë rast, në cilësinë dhe në detyrën e Kryetarit të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), vendosa që, jo vetem ty, por të gjithë ju anëtaret e anetarët e FDBK-së, t` iu sygjeroj dhe edhe t` iu këshilloj, për sa më poshtë vijon:

1.  Ekzistenca e shumë organizatave patriotike, simotra të FDBK-së, me programe për ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike shqiptare në një Shqipëri, ndër të cilat janë edhe: Lëvizja Vetëvendosje (LV) e Zotit Albin KURTI dhe Lëvizja për Bashkim (LB) e Zotit Avni KLINAKU, të dyja m silitë e tyre në Prishtinë, dhe Lista “Shqipëria Natyrale“ e Zotit Koço DANAJ dhe Aleanca Kuq e Zi e Zotit Kreshnik SPAHIU me selitë e tyre në Tiranë, si dhe edhe SHAIBK e Zotit Hulusi HAKO nga Delvina në Tiranë, FBKSH e Zotit Genc LLAKAJ nga Fieri në Fier, dhe Unioni Kombëtar Shqiptar (UKSH) e Zotit Sulejman ABAZI nga Vlora në Tiranë, ish Sekretar i Përgjithëshem i FDBK, duhet të konceptohet dhe të pranohet si një pasuri demokartike e idesë madhore të ribashkimit kombëtar shqiptar, dhe kursesi JO; si një luftë brenda llojit…

2.  Me të gjitha këto organizata apo lëvizje dhe shoqata patriotike, të sipërcekuara më lartë, si dhe më shumë të tjera, të cilave edhe iu kam hyrë në borxh se nuk i kam përmenduar në këtë shkrim-letër, ndër të cilat janë edhe PDIU (Partia e Drejtësi dhe Unitet) e Zotit Shpetim IDRIZI, me seli në Tiranë, dhe edhe Shoqata e Muhaxhirreve nga Toplica, me seli në Prishtinë, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK), mundet dhe do të duhet të krijojë ura bashkëpunimi dhe edhe bashkimi; sepse për dallim nga të gjitha parititë e tjera shqiptare, në Tiranë (PD, PS, LSI etj..), në Prishtinë
(PDK, LDK, AAK etj…), në Tetovë (BDK, PDSH dhe…), në Preshevë-Bujanoc dhe në Ulqin, të cilat gjithashtu e përfaqesojnë edhe politikën (servile) zyrtare të Tiranës,
të Prishtinës, të Shkupit, të Beogradit dhe të Podgoricës, si dhe të cilat gjithashtu janë kundër ribashkimit kombëtar dhe pro integrimit ë copa-copa të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Unionin Evropian, ngase të gjitha këto organizata patriotike shqiptare, të Shqipërisë Etnike, përmes programëve dhe publikimëve të tyre, ashtu si edhe FDBK, kërkojnë që, Kombi Shqiptar dhe Shqipëria e Ribashkuar, fillimisht të integrohet (ribashkohet) në një komb-shtet, me emrin Shqipëri, si do që atë ta emërtojë (quaj) sovrani popull e askush tjetër, dhe më pas, si një Komb i Ribashkuar dhe si një Shqipëri e Ribashkuar, të integrohemi në Unionin Evropian dhe edhe në integrimet e tjera globale, edhe në ato Ballkanike, vetëm si një Komb i Ribashkuar dhe një Shqipëri e Ribashkuar.

Shumë e nderuara Kristina…!

Shumë vlerë ka edhe ajo thënia popullore, se; „Pas shiut mbijnë (dalin) këpurdhat!“.

Prandej për mua, dhe edhe për të gjithë bashkëluftetarët e mi, me të cilët (në vitin  2003),  përmes gjyqit të zhvilluar në Tiranë, ka shumë rëndësi që, unë edhe ish-bashkëluftetarët e mi: Avokat Idajet BEQIRI nga Mallakstra në Tiranë, Kryetar i PUK (Partia e Unitetit Kombëtar), me seli në Tiranë, dh ish Sekretar Politik i FBKSH (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar) dhe Taip MUSTAFI (Komandant Vardari) nga Gostivari në Gostiva, si dhe të gjithë të tjerët, që kontribuan në riorganizimin e ish FBKSH-së, nga viti 2004 dhe në vazhdimësi, ndër të cilat je edhe ti Zonjusha Kristina, e riaktivizuam (ringjallëm) dhe edhe e legalizuam idenë e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Prandej as ti dhe asnjë si ti, anëtare apo anëtarë i FDBK-së, nuk duhet të shqetësoheni
nga „kërpurdhat pas shiut“; sepse, kërpurdhat janë ushqimi më i mirë për njeriun, edhe se mishi; kështu që, të gjithë ne, të FDBK-së (Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar), do të duhet që të gëzohemi kur bjen shiu dhe dalin kërpurdhat. Rëndësi ka që të bjen shiu, sepse shiu sjell bereqet, thotë populli ynë, edhe këpurdhat. Dhe, bereqeti ynë i përbashkët, edhe i kërpurdhave, besoj se, shumë shpejt do të jetë ribashkimi kombëtar shqiptar dhe edhe Shqipëria Etnike.

RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE!

Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

Tiranë,
më 9 tetor 2011.

Strategy 2 turn essay writers online and talk one way to inspire active listening in your students is to give them a listening task

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch