Home » Lajme » Gago do ti bashkohet Interit

Gago do ti bashkohet Interit

Agjenti i Fernando Gagos beson se mesfushori i Real Madridit do të ishte përforcim i mirë për Interin. Ky i fundit duket se do të ketë një largim të shpejtë nga Real Madridi pasi nuk bën pjesë në formacionin bazë. 

Gago pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga ekipi Madrilen, pasi nuk zë vend në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe Inter është në mesin e klubeve të interesuara për mesfushorin argjentinas.

“Gago është futbollist kualitativ dhe mendoj se do të paraqitej me sukses tek ekipi italian i Interit”, tha agjenti Simone Picotti për Marca.

“Gagos do t′i pëlqente të luante për ekipin zikaltër por duhet të presim dhe të shohim çka do të ndodhë në ditët në vazhdim”, përfundoi Picotti.

A digital space is extremely important for an educator http://essaynara.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch