Home » Lajme, Vendore » Galip Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar dy nga tre të burgosurit e 4 majit

Galip Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar dy nga tre të burgosurit e 4 majit

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR

 

KUMTESË

 

Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Galip Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar dy nga tre të burgosurit e 4 majit. Me leje të gjykatës hetuese, përfaqësuesit e KKSH-së në burgun e Vranjës kanë vizituar Izet Qazimin (Vllaun e Komandant LLeshit) dhe Gëzim Gashi nga fshati Tërnoc, Komuna e Bujanocit. Me ç’rast ashtu si Qazimi edhe Gashi shprehen shqetësimet e mëdha me kushtet në burgun e Vranjës dhe kujdesin e pamjaftueshëm mjekësorë, si dhe për një proces të montuar sanksionues. Duke shpreh faleminderimin ndaj KKSH-së ftuan për një angazhim më të madh politik rreth sqarimit dhe ndërprerjes së proceseve të montuara.

Beqiri shprehi gatishmërinë e tij pa rezervë në këtë drejtim duke u angazhuar si me faktorin politik shqiptar ashtu edhe me atë ndërkombëtar, duke theksuar “se edhe më tej pafajësia juaj dhe vendosmëria në zbardhjen e së vërtetës na jep forcë për të vazhduar edhe më tej në përmbushjen e misioneve tona politike”.

Ndërkaq, burgu i Vranjës nuk ka lejuar që përfaqësuesit e KKSh-ë të vizitojnë edhe të burgosurin e tretë Blerim Duraku nga fshati Breznici, por shpresojnë që në të ardhme të afërme do ta realizojnë edhe vizitën me Blerim Durakun.

Izet Qazimi, Gëzim Gashi dhe Blerim Duraku ishin arrestuar bashkërisht me 5 të tjerë të arrestuar që ishin liruar ditë më parë nga burgu i Beogradit, në një aksion spektakular me 4 maj të këtij viti nga forcat speciale të Xhandarmërisë në prag të zgjedhjeve të këtij viti.

 

 

Shërbimi informativ i KKSH-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch