Home » Lajme » Galip Beqiri: TELEGRAM URIMI

Galip Beqiri: TELEGRAM URIMI

*Shkëlqesisë së Tij, Bujar Nishani,*

*President i Republikës së Shqipërisë*

TELEGRAM URIMI

I dashur President Nishani, më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes Tuaj në krye të shtetit shqiptar. Zgjedhja Juaj President i Republikës së Shqipërisë na jep shpresë se marrëdhëniet e gjithanshme dhe vëllazërore, që po kultivohen në raport me Luginën e Preshevës, do të thellohen në të gjitha fushat e jetës. Jam thellësisht i bindur se kontributi Juaj në këtë aspekt do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen dhe avancimin e pozitës të kësaj treve. Me urimet më të mira për Ju personalisht dhe për Republikën e Shqipërisë, ju lus, Shkëlqesi, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë dhe dëshirat më të sinqerta për suksese në detyrën Tuaj të re.

Përzemërsisht, Galip Beqiri,

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch