KUMTESË
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, u takua në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Kampionin evropian në boks Nuri Seferi nga Gostivari.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar u shpreh se për mua, Institucionin të cilin e drejtoj dhe për qytetarët e Luginës së Preshevës është një nderë i madh që sot jeni në mesin tonë. Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdimisht kemi ndjekur aktivitetet Tuaja dhe ndjehemi krenar me të arriturat prej sportisti të vërtetë.
Nga ana tjetër Kampioni evropian në boks Nuri Seferi tha se ndjehem krenar dhe gjithmonë e kam pritur këtë ditë që të jem në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës sepse jemi një komb. Njëkohësisht e falënderoi Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për mikpritjen e bërë si dhe e njoftoi rreth punës dhe aktiviteteve të tij.
Kryetari i Këshillit i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në boksin profesionist.
Në kuadër të kësaj vizite Kryetari Beqiri kishte organizuar edhe një takim për trenerin e klubit të boksit nga Tërrnoci Ridvan Ymeri, boksierin profesionist nga Tërrnoci që bokson në Gjermani Shefat Isufidhe sportist të tjerë me Kampionin Nuri Seferi.
Krejt në fund të pranishmit e bënë një ecje sëbashku në qytetin e Bujanocit.
Vizita e boksierit ishte e para në Bujanoc, ku tha se me përvojën e Tij profesionale do të mundohet ti mbështes boksierët e rinjë profesionist.
Bujanoc,
Me datë 06.01.2014
Shërbimi për informim i KKSH-së