KUMTESË
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, u takua në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Sekretarin e parë (politik) të ambasadës Britanisë së Madhe në Beograd, James Moor.
Gjatë takimit sekretari Moor u interesua për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Përveç rezultateve në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për këtë vit shkollorë ishte i fokusuar edhe në bisedimet që do të zhvillohen me kryeministrin e Serbisë..
“Ambasada e Britanisë së Madhe ka mbështetur dhe do ta mbështesin edhe në të ardhmen Këshillin Kombëtar Shqiptar në proceset që tashmë ka nisur në kuadër të kompetencave që ky organ i gëzon” theksoi sekretari Moor.
Nga ana tjetër kryetari Beqiri i ka njoftuar diplomatin anglez rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së. Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe, ndërkohë që ka kërkuar institucionet ndërkombëtare të ushtrojnë ndikimin e tyre si dhe të vazhdoj përkrahja e proceseve të KKSH-së.
Vizita e përfaqësuesve të ambasadës së Britanisë së Madhe janë të rregullta në Këshillin Kombëtarë Shqiptar ndërkohë që përkrahja e tyre është e pakontestueshme në zhvillimin e proceseve tashmë të filluara.
Pasi që ambasadori i i më parshëm i Britanisë së Madhe, Michael Davenport është emruar si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian, Sekretari parë (politik) James Moor në mungesë të kredeçencës së ambasadorit të ri ushtron edhe detyrën e ambasadorit të këtij shteti.
Bujanoc 09.10.2013
Shërbimi për informim i KKSH-së