Home » Lajme, Vendore » Gani Veseli: Arifi na kërcënoi, o në APN o nuk keni rroga

Gani Veseli: Arifi na kërcënoi, o në APN o nuk keni rroga

Drejtori i shtëpisë së kulturës, Gani Veseli ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të organit të përkohshëm Shqiprim Arifi, pasi ky i fundit i kishte kërcenuar o dalni në APN o nuk keni rroga. Armend Aliu më ka kërkuar vazhdimisht të kyçem në APN dhe si kushë ka qenë t’ia pranoj në punë kokë për kokë: të largohet Muhamedali Veseli i cili është pranuar më datë 26.07.2017 dhe jo siç pretendon Shqiprim Arifi se kinse eshte pranuar para dy javeve dhe kushti ka qenë të vijë në vend të tij Egzona Saliu.
– Ky i fundit që shpesh herë ështe thirrë se të kam shok lockës ka shprehur qarte se nuk do të lishohet paga po që se nuk mer librezën e partis ,thuhet në reagimin e drejtorit të shtëpisë së kulturës Gani Veseli .

Ja dhe reagimi i plotë

 

Ndaj Organit të Përkohshëm
Reagim
Ky reagim vjen pas një lajmi-linçues të publikuar në portalin “Presheva.com”: https://presheva.com/?p=83088
Me keqardhje po detyrohem të reagoj për shkak se jam akuzuar dhe jam fyer nga një kryetar i përkohshëm, i cili, akoma s’po e dallon vlerën dhe kundërvlerën.
Unë nuk do të përgjigjem me të njëjtën monedhë, ashtu siç është shprehur kryetari i përkohshëm deri më 24 dhjetor, sepse nuk ma lejon etika e kulturës familjare dhe bagazhi profesional. Edhe edukatën familjare, edhe bagazhin profesional e kam pasuruar cilësisht me dekada, prandaj, jo më kot si drejtor i këtij institucioni kam pasur mbështetjen e të gjitha teatrove të qyteteve shqiptare dhe mbështetjen e të gjithë njerëzve qëllimmirë.
Megjithëkëtë, për të qenë i qartë për të gjithë, më poshtë po i rendis disa arsye të linçimit tim publik nga kryetari e vartësit e tij në Organin e Përkohshëm:
– Vonesën e pagave të punëtoreve në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, kryetari i përkohshëm e ka bërë me qëllim të caktuar, duke harruar se me këtë veprim i ka privuar nga paga padrejtësisht 18 punëtorë, të cilët, punojnë 8 orë në ditë për t’ua siguruar kafshatën e gojës familjarëve .
– Meqë, Shqiprim Arifit, presioni i vazhdueshëm për të pranuar librezën partiake të subjektit të tijë unë si drejtor i këtij institucioni dhe ndaj disa punëtorëve të mi nuk i ka funksionuar, menjëherë ka ardhur deri te bllokimi i mjeteve e, si rezultat, të shtunën më 02.12.2017 pasi që i ka nënshkruar të gjitha pagat dhe fakturat te tjerat Institucione është bllokuar pagat e Shtëpisë së Kulturës. Mirëpo, me datë 07.12.2017 në mbledhjen e mbajturë me të gjithë puntor pasi i kanë shkuar informacionet se të gjithë punëtorët do të organizohen, atëherë i ka lëshuar pjesërisht me datë 07.12.2017, por jo tërësisht për këtë janë të njoftuar të gjitha organet ne komun nga kryeshefi e deri te kryeshefi i financave .
– Armend Aliu më ka kërkuar vazhdimisht të kyçem në APN dhe si kushë ka qenë t’ia pranoj në punë kokë për kokë: të largohet Muhamedali Veseli i cili është pranuar më datë 26.07.2017 dhe jo sicë pretendon Shqiprim Arifi se kinse eshte pranuar para dy javeve dhe kushti ka qenë të vijë në vend të tij Egzona Saliu.
– Ky i fundit që shpesh herë ështe thirrë se të kam shok lockës ka shprehur qarte se nuk do të lishohet paga po që se nuk mer librezën e partis . Një gjë s’e kam pranuar, sepse nuk lejoj që të politizohet Shtëpia e Kulturës edhe nuk do të lejoj asnjëherë të ndodhë një gjë e tillë.
– Këto kanë qenë presione të vazhdueshme, por, pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën të më shkarkojnë si drejtor për shkak të mungesës së kuadrove. Madje tentuan të bëjnë thyerje edhe te regjisorë e aktorë ku i afruan për Drejtorë Kastriot Saqipin ku ky i fundit nuk pranoi një gjë të tillë pasi që ishte i vedishëm se ishte loja përcaj e sundo, por as kjo nuk i funksionoi. Prandaj nga mllefi për mos kalimin tim në APN, erdh në shprehje edhe hakmarrja përmes linçimeve publike.

Kësisoj, për sqarime më të qarta, që nga viti 2016 e deri më sot, kryetarit të përkohshëm, i bëj ftesë për debat publik :
Kryetar i përkohshëm, Shqiprim Arifi, që të sqarojmë opinionin për realitetin e kësaj ngjarjeje, ku do të flasë argumenti, zgjidh televizionin aty ku ju dëshironi, sepse unë nuk druaj të ballafaqohem me argumente për hir të qartësimit sa më të madh.
Ndërkohë, ju kërkoj ndjesë të gjithëve për këtë amulli që ka krijuar ky kryetar. Sikundër, unë do të vazhdoj ballëlart të punoj për çështjen e kulturës, sepse askush nuk e zbeh vullnetin tim për punë: as sot e as në të ardhmen.
Paçi shëndet të gjithë që më keni përkrahur dhe po vazhdoni të më përkrahni!
Unë jam këtu, mirë se vini dashamirë të kulturës!
Sinqerisht,
Gani Veseli
Drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica”
Preshevë, 2017

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch