Home » Opinione » GARA E PASHPRESË E PDK-së PËR KOALICION BASHKËQEVERISËS

GARA E PASHPRESË E PDK-së PËR KOALICION BASHKËQEVERISËS

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

PDK dhe Hashim Thaçi janë duke bërë përpjekje maksimale për t’u bërë pjesë e qeverisjes së ardhëshme katërvjeçare në mandatin 2014-2018 dhe për të mos mbetur në opozitë. Ata janë të gatshëm që të ofrojnë gjithçka për partnerin politik që do të pranonte të bashkëqeverisë me PDK-në. Oferta e fundit, siç raportijnë mediat, i
është bërë LDK-së, duke i ofruar madje edhe postin e kryeministrit LDK-së, por me kusht që Isa Mustafa të mos jetë në atë post por dikush thetër që do të ishte i pranueshëm për PDK-në. Pastaj ofertë i është bërë kohë më parë edhe AAK-së dhe Nismës.
Pra, këto janë përpjekhet e PDK-së për të vendosur koalicion me cilëndo parti politike për krijimin e mazhorancës prej 61 deputetësh e më tepër për formimin e qeverisë së re. Në këtë drejtim propaganda partiake është aktivizuar dhe në media hedhin “lajme” të ndryshme, si pjesë e luftës psikologjike për të realizuar reagim dhe reflektim të favorshëm të partive politike dhe për ta thyer disi marrëveshjen e
koalicionit midis LDK-së, AAK-së dhe Nismës. Këtë shansë PDK do ta shfrytëzoj duke provuar të gjitha mënyrat për ta thyer koalicionin e përmendur dhe për t’u futur disj në qeverisjen e ardhëshme katêrvjeçare.
Pra, PDK bënë përpjekje që me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisjes së re.  Pse?
Sepse, interesat e PDK-së dhe të Hashim Thaçit janë thellësisht të lidhura me qeverinë. Prandaj ata u ngutën me dhënien e tenderit kapital prej 600 milion eurosh firmës Bechtel-Enka, për ndërtimin e autostradës deri në Han të Elezit, ku menjëherë pas përurimit kinse filluan punimet intensivisht! Madje ishte ftuar edhe ambasodorja
e SHBA-së për përurim, të cilës iu ofrua, jashtë protokolit, që të merr fjalën.
Natyrisht se ajo e refuzoi këtë.
Prandaj, mund të konkludojmë se beteja për formimin e qeverisë së re dhe shpresat e PDK-së për të qenë pjesë e sajë, edhepse janë duke hasur në vështirësi dhe sfida të ndryshme, megjithatë do të vazhdojnë, madje me intensitet të shtuar, duke propozuar
llojlloj variantesh për partnerët eventual me të cilët synojnë të vendosin koalicion për bashkëqeverisje, duke llogaritur se ofertat “zemërgjëra” do të mund t’ia thenin zemrën dhe t’ia ndryshonin mendjen ndonjërit nga ata.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch