Në Rahovicë është mbajtur “Gara tradicionale  e atletikës Rahovica 2018” për të 18 vit radhazi, manifestim ky mbarëkombëtar ku të pranishëm ishin sportist si nga Lugina e Preshevës e poashtu mysafir nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Organizues i këtij evenimenti ishte bashkësisa lokale në Rahovicë ndërsa është mbështetur nga komuna e Preshevës, bizneset private,si dhe mërgimtarë.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetari i kuvendit komunal z.Sami Salihu, përfaqësues nga subjekte politike si kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa, kryetarja e Partisë Për Veprim Demokratik dega Preshevë znj.Ardita Sinani, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Shukri Ymeri, qyetarë dhe sportdashës.

Mysafirë special në këtë eveniment ishin dhe kryetari i Federatës së Atletikës nga Kosova z. Halil Sylejmani dhe kryetari I Federatës së Volejbollit poashtu nga Kosova z. Abedin Ibrahimi të cilët e mbështesin këtë organizim dhe urojnë që në të ardhmen të jetë dhe më madhështorë.

Sotir Qiriaqi poashtu maratonist dhe mysafir nga Shqipëria nuk ka munguar as këtë radhë i cili edhe pse tashmë në një moshë më të madhe kjo gjë nuk e ka penguar që të jetë në mesin e maratonistëve më të rinjë, transmeton RTV Aldi.