Home » Lajme » Gaxha: “Martesa me Luanën, plan i largët”

Gaxha: “Martesa me Luanën, plan i largët”

Këngëtar, tekstshkrues, kompozitor dhe njeri i mbushur gjithmonë me humor. Një djalë i përkushtuar gjithmonë pas muzikës, familjes dhe shoqërisë.Për jetën private të Adrian Gaxhës shkruhet shumë, por edhe do të shkruhet në të ardhmen. E kanë lidhur me shumë femra, por kohëve të fundit këngëtari është tërhequr pak nga jeta publike, kështu që është vështirë ta takosh në ndonjë kafe apo pub. Shkak për këtë si duket është lidhja e tij e fortë me Luanën, me të cilën ka një histori të gjatë dhe së shpejti planifikojnë edhe martesë. Për dashurinë me Luanën dhe për gjithë karrierën e tij, Gaxha rrëfehet për gazetën ‘Panorama’ në këtë intervistë.
Vëmë re një tërheqje nga deklaratat mediatike. Pse?
Thjesht punoj, përgatis material të ri dhe kam filluar të kompozoj për këngëtarë të tjerë. Mund të krenohem se në dy festivale kanë fituar vendin e parë me këngë të miat.
Përveçse në media, nuk gjendesh as në qytet, më herët ishe prezent në diskoteka dhe pub-e me femra të ndryshme, po tani…?
Shkak për këtë është puna ime, më herët më shumë dilja dhe shkoja nëpër evente, kurse tani më shumë punoj në studio, më pak dal dhe normal që nuk jam shumë prezent. Kurse me femra mund të më shihni edhe tani, por jo shumë shpesh.
Kjo do të thotë se dashuria me të vërtetë ka trokitur në zemrën tënde?
Jo vetëm tek unë, por edhe tek ju e tek të gjithë dashuria troket 24 orë. Edhe kur fle (qesh). Dashuria bën çmenduri.
Sa janë të sakta fjalët se së shpejti do bëni dasmë?
Mendoj që jam i ri për martesë, është pak herët, kini durim! Të jeni të sigurt se ndër të parët do e mësoni.
Tek ne erdhi informacioni se ju jeni fejuar me Luanën…
Është një gjë e bukur fejesa, por unë vetëm i dhurova një unazë.
Pse e fsheh jetën tënde private?

 

Asnjëherë nuk e kam fshehur lidhjen time. Nuk jam person që i fsheh këto punë. Që në fillim e dini që kam qenë shumë i hapur të flas për këto gjëra, nuk e di nëse këtë e kam anë pozitive apo negative, por kryesore për mua është që të jem i sinqertë me njerëzit dhe me gazetarët, kuptohet.
Mund që në një të ardhme të zhvendosesh në Tiranë?

Shqipëria është një vend shumë i bukur, me vende mahnitëse dhe do të ishte kënaqësi të kaloj kohë këtu, por Shkupi është vendi im i lindjes dhe nuk mundem pa të.
Na trego diçka më shumë për Luanën, çfarë femre është, si arriti ajo të të vjedhë zemrën dhe fillove të qetësohesh e të mos bësh flirte të tjera?
Eh, unë jam person që kur dua të jem me dikë, do jem vetëm me atë, kurse në të kundërtën; Nëse dua të jem edhe me të tjera, pse të jem me atë?
Sa shpesh udhëton Luana drejt Shkupit?
Jo shumë. Unë jam kavalier dhe udhëtoj shpesh drejt Tiranës.
E mendon veten si baba në një të ardhme të afërt?
Unë si baba e mendoja veten që nga mosha 15- vjeçare. Që i vogël kujdesesha për disa kafshë në shtëpi dhe ndihesha si baba.
Të kujtojmë si njeri që deri më tani nuk je zënë me askënd, ekziston ndonjë person në botën e artit që nuk e duron dot?
Po ekziston, por nuk më kujtohet emri (qesh). Jo jo, nuk ekziston, kuptohet. Ndodh që zihem me veten ndonjëherë, sepse nervozohem kur gaboj gjatë realizimit të ndonjë kënge.
Je zënë me dikë për ndonjë femër?
Po shpesh në shkollën fillore, por më vonë e kuptova se gjithmonë ka ndonjë më të mirë se ajo e para.
Kur do të paraqitesh me ndonjë material të ri?
Nga muaj tetor do të paraqitem me projekte të reja, premtoj.
Dhe në fund a do të lejoni që ceremonia juaj e martesës të jetë nën mbikëqyrje të mediave?
Po, por asnjëherë pas orës 00:00, kur të jemi vetëm në dhomë (qesh).

Publicly shaming the cons however, many people are starting to wonder if this parenting strategy is really to help curb disobedience, or is it a way locate for parents to gain accolades

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch